Studentja që lufton xhihadistët e ISIS: Vriten lehtësisht!

Elton Tafaruci

Një vajzë e re, e cila braktisi studimet dhe udhëtoi drejt Sirisë për të luftuar xhihadistët e Shtetit Islamik, tha se ata vriten lehtësisht.

Joanna Plaani, 22 vjeç, la studimet për shkenca politike dhe u bë luftëtare kurde në një rajon të shkatërruar nga luftimet.

Pas një viti luftimesh, ku mësoi edhe vajzat se si të luftojnë, ajo është kthyer në vendin e saj, në Danimarkë.

“Luftëtarët e ISIS vriten lehtësisht,” tha ajo duke qeshur.

Ajo ka mësuar të përdorë armën që kur ishte 9 vjeç.

Atje, në Siri, ka përjetuar tmerrin e luftës.

Joanna thotë se një prej viktimave të ISIS, ishte një 11-vjeçare.

Ajo mbeti shtatzënë me binjakë me xhihadistët e ISIS.

Më vonë humbi jetën pasi nuk e mbante dot shtatzëninë.

joanna-palani-bullets (1)

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *