FOTOT / Fillon punimet Asambleja Parlamentare e NATO-s

Dita

Sot, në Pallatin e Kongreseve, filluan punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Takimi i parë ishte ai i kryetarëve të delegacioneve, ku Shqipëria u përfaqësua nga Pandeli Majko.

Në punimet e kësaj Asambleje, do të mungojë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pavarësisht ftesës së drejtpërdrejtë të Majkos.

Basha e justifikon mungesën me takimin e Partive Popullore në Luksemburg.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershboë do ti njohë  shkurtimisht deputetët me axhendën e samitit në Tiranë. Më pas është përcaktuar se Asambleja do të miratojë një deklaratë të titulluar “Një Axhendë e përbashkët dhe Rezolutë për Naton-n në Samitin e Varshavës”.

Deklarata kërkon nga krerët e Aleancës të forcojnë mbrojtjen kolektive dhe parandaluese, të zhvilllojnë një strategji gjithëpërfshirëse për promovimin e stabilitetit në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, të sigurojnë se të gjithë aleatët do të përmbushin objektivat e shpenzimeve ushtarake dhe nxisin bashkëpunimin me Bashkimin Evropian.

Veç të tjerash, pjesë e axhendës së takimit të tyre në Tiranë, ligjvënësit do të diskutojnë rreth çështjes së sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të urojnë ftesën e drejtuar Malit të Zi për tu bërë anëtari i 29 i NATOs. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi Milo Djukanovic do të mbajnë fjalën e tyre vetëm pak ditë pasi  Ministrat e Jashtëm të Alancës të nënshkruajnë protokollin e pranimit me Malin e Zi gjatë takimit të tyre në Bruksel.

13319900_10207496062893577_2088223923888341995_n 12871482_10207496063293587_1109804250892163787_n (1)

Share This Article
1 Comment
  • Akoma me Bashen, o Majko? Nuk po shikon se c’po behet me udberat? Dhe ku, brenda Natos… opo nuk jane ne terezi fare…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *