Alarm në SHBA për supermikrobin që i reziston çdo antibiotiku

Elton Tafaruci

Për herë të parë ka mbërritur në SHBA një supermikrob që i reziston çdo lloji antibiotiku.

Alarmin e kanë lëshuar shkencëtarët e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, që e kanë pikasur llojin e ‘escherichia coli’ në urinën e një gruaje nga Pensilvania.

Agjenti pathogjen në fjalë i reziston madje edhe antibiotikut të brezit të fundit ‘colistin’.

Raporti nuk e bën të ditur gjendjen e gruas bartëse të bakterit, por shpjegon se ekspertët e qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve po hetojnë për mënyrën se si e ka marrë pacientja virusin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *