Miratimi i kredisë nga FMN, Ahmetaj: Inkurajim i drejtpërdrejtë për reformat

Elton Tafaruci

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me këstin e FMN dhe vlerësimin për ekonominë shqiptare.

Ja çfarë shkruan ai:

Në përfundim të rishikimit të shtatë të performancës së ekonomisë shqiptare në kuadër të programit tre-vjecar me qeverinë, Bordi Ekzekutiv i FMN vlerëson se

 

  1. Rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë, po përshpejtohet ndërsa parashikimi në afatmesëm është i favorshëm.
  2. Qeveria shqiptare ka marrë autorësinë e plotë të programit dhe vendosmëria e treguar për implementimin e reformave ambicioze dhe të vështira strukturore dhe fiskale është e lavdërueshme.
  3. Angazhimi i autoriteteve për të vijuar me konsolidimin fiskal është thelbësor për të garantuar qendrueshmërinë e borxhit dhe ulur risqet fiskale.
  4. Planet e autoriteteve për t’i fokusuar përpjekjet e tyre të axhustimit fiskal në kahun e të ardhurave, është e përshtatshme.
  5. Vendosmëria e qeverisë për implementimin e reformave strukturore fiskale për të reduktuar risqet fiskale është inkurajuese.
  6. Autoritetet kanë bërë progres mbresëlënës në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në nivelin e qeverisë qendrore” – thotë FMN.

 

Është fakt që ekonomia shqiptare e ka konsoliduar tashmë trendin e saj të qendrueshëm të rritjes dhe zhvillimit.

 

Ne jemi të vetëdijshëm që kemi ende punë për të bërë. Ndajmë të njëjtin qendrim me FMN se është thelbësore të ruajmë ritmin e reformave në ekonomi; se do të duhet të punojmë ende për përmirësimin e klimës së biznesit, se e kemi sfidë rritjen e konkurrueshmërisë së vendit dhe mbi të gjitha, të implementojmë sa më shpejt reformën në drejtësi, për të hapur një kapitull të ri në perspektivën europiane të Shqipërisë.

Share This Article
3 Comments
  • Prape borxh??? Nuk rimekembet ekonomia vec me borxhe por edhe me investime. Deri me sot asnje investim vec koncesione e para lume drejt klanit te miqve.

  • Doli perseri, diharrea propagandistike e Ahmetajt. Keta na shesin per borxhe parate qe i kane vjedhur vete nepermjet firmave te tyre klienteliste, si nga PD dhe PS-ja tani. Klientet e djeshem te PD-se jane kthyer ne kliente te sotem te PS-se. Ahmetaj, nje minister papagall i korruptuar, i cili thjesht perkthen fjalet e FMN-se, se ciles i interesojne vetem parate e huazuara per te vjedhe politikanet plus interesi katastrofik, pa pasur parasysh se Ekonomia dhe mireqenia ne Shqiperi jane te buka. Ky institucion finaciar Zionist i Rokfelereve dhe Rothchildeve, se bashku me Banken Boterore, sjell shkaterrim, varferi dhe nje borxh afatgjate i cili do te kaloje deri te sterniperit tane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *