Italia do t’i shesë burgjet e vjetra për të ndërtuar të reja

Elton Tafaruci

Italia ka në plan të shesë burgjet historike në Romë, Milano, dhe Napoli, të cilat mbajnë më shumë se tre mijë të burgosur, për të paguar për ndërtimin e burgjeve moderne, ka njoftuar ministri italian i Drejtësisë.

Reuters shkruan se burgu “San Vittore” i Milanos, i ndërtuar në vitin 1879 që mban rreth 750 të burgosur; burgu “Regina Coeli” në Romë, i ndërtuar në vitet 1600 që mban më shumë se 600 të burgosur; dhe burgu “Poggioreale” në Napoli që daton në vitin 1914 me gati 2,000 të burgosur, mund të konvertohen në hotele apo banesat private, sipas gazetës “la Repubblica|, transmeton Gazeta Express.

Burgjet ndodhen në zemër të qyteteve të tyre përkatëse, me “Regina Coeli” në brigjet e Tiber në lagjen popullore turistike të Romës, Trastevere.

Shitja e pasurive të patundshme do të përdoret për të ndërtuar objekte të mëdha dhe më moderne jashtë qyteteve, sipas ministrit të Drejtësisë, Andrea Orlando.

Sistemi i mbipopulluar i burgjeve në Itali, i cili tani mban rreth 54 mijë të burgosur, ishte ndërtuar që të mbajë jo më shumë se 50 mijë të burgosur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *