Pesë kuriozitete rreth Obamës

Dita

Ai do të mbahet mend në histori si i pari president me ngjyrë i Amerikës, por për fatin e tij të keq i ka mbetur edhe pak kohë në Shtëpinë e Bardhë.

Teksa prej 8 vitesh kamerat e ndjekin në çdo veprim të tij, ka disa gjëra që ndoshta nuk i dini për Obamën.

Ja 5 prej tyre:

1.Presidenti “Renegad”

Shërbimet sekrete amerikane kanë nga një emër të koduar për çdo pjesëtar të familjes presidenciale. Obama quhet Renegadi, e shoqja quhet Rilindja, vajza e madhe Malia-Ndriçim, dhe vajza e vogël Sasha quhet Gonxhe Trendafili.

2.Punësimi i hershëm

Puna e parë e presidentit Obama ka qenë shitës akulloresh. Ai thotë se në atë kohë hante aq shumë akullore saqë tani nuk i pëlqejnë më.

3.Arkitekti i ardhshëm

Dikur Obama ëndërronte karrierën si arkitekt. “Ishte një kohë që mendoja se do bëhesha arkitekt. Por nuk u bëra aq kreativ, kështu që iu futa politikës”, thotë ai duke qeshur.

4.Zakoni i keq

Kur ishte kandidat për president ai u pyet se kush ishte zakoni i tij më i keq. Ai tha se kontrollon celularin e tij Blackberry çdo minutë. Një zakon që e kanë shumë prej nesh.

5.I fiksuar pas Harry Potter

Michelle Obama ka rrëfyer se i shoqi adhuron librat e Harry Potter. Ai ka lexuar të shtatë librat së bashku me vajzat e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *