Studentët po i përdorin kreditë për pushimet e verës

redaktor

Të lodhur nga ditët e shkollës, studentët amerikanë që kanë marrë kredi për të paguar arsimimin e tyre, kanë filluar t’i shpenzojnë ato edhe për arratisje luksi nga jeta në konvikt

Eksperienca normale e kolegjit zakonisht përfshin qëndrim zgjuar gjithë natën në bibliotekë dhe në rastet më të mira pak paqe gjatë pushimeve të verës. Megjithatë, ashtu si diploma, as shpenzimet që duhen bërë gjatë këtyre pushimeve, nuk janë të lira.

Rreth një në pesë studentë amerikanë që diplomohen këtë vit, të cilët mbartin mbi shpatulla barrën e kredive studentore po i paguajnë pushimet e verës, argëtimin dhe darkat jashtë me të ardhurat nga këto kredi, sipas një sondazhi të publikuar në maj nga Google.

Borxhet e studentëve zakonisht kapin shifra si 28,950 dollarë, të gjitha këto për tarifat e shkollimit dhe shpenzimet e jetësës gjatë diplomimit.

Por kur janë shpenzimet e jetesës dhe kur kalojnë në shpenzimet e kënaqësisë së të jetuarit?

Përtej tarifave dhe strehimit, kostot e tjera të shkollimit që mbulohen nga kreditë përfshijnë librat, mjetet shkollore, transportin dhe “shpenzimet personale jokomode”, sipas Departamentit Amerikan të Arsimit. Pyetur nëse kjo mbulon pushimet, departamenti tha se nuk kishte analizuar ende këtë çështje.

Si huadhënësit privatë ashtu edhe ata publikë paguajnë tarifën e studimit te universiteti dhe nëse do të duhet edhe shpenzimet e konviktit. Pjesa tjetër e mbetur e kredisë i jepet studentit, zakonisht në një shumë të kufizuar, sipas Mark Kantroëitz, i cili ka një portal që ofron informacion rreth universiteteve dhe bursave.

“Nëse dikush po e përdor atë për të dalë në një takim romantik apo për të parë një ndeshje bejsbolli, kjo nuk është shkelje,” thotë ai. “Sapo paratë i dorëzohen në dorë studentit, nuk ka më kontroll për të siguruar se po shpenzohen për libra, apartamente apo ushqim. Nuk i pengon asgjë të blejnë një iPad dhe teknikisht një iPad mund të jetë diçka e lejuar”.

Po për pushimet e verës? Kantroëitz thotë se kjo mund të shkelë kontratën e huadhënies, por studenti nuk do të përballej me pasoja.

Një i diplomuar nga Universiteti AM i Teksasit, Eric Hazard do të merrte një çek prej 4000 dollarësh pasi huadhënësi pagoi tarifën e shkollës. “Çekët festoheshin kudo në kampua sikur të ishin një bonus për të qenët student kolegji,” kujton ai.

“Studentët shkonin direkt në bankë dhe merrnin paratë. Bleva pajisje elektronike për dhomën time në konvikt dhe paguajta për një ose dy muaj pijet për grupin me të cilin dilja. Në një mënyrë abstrakte, e dija se do ta shlyeja. Por kur nuk ke një afat kohor në mendje, nuk i mendon gjërat gjatë. Thjesht e dija se do të ndodhte më vonë”, sqaron ai.

Për të parandaluar studentët nga shpenzimi i shpejtë i kredive, Kantroëitz thotë se disa shkolla ofrojnë programe të ndryshme pagesash, si për shembull shpërndarja mujore e parave.

“Po kalojmë në eksperimentimin e shpërndarjes së fondeve për një periudhë më të gjatë, që mund të funksionojë më mirë për disa studentë, por jo edhe aq mirë për të tjerë”, thotë Justin Draeger, president i Zyrës Amerikane të Asistencës Financiare të Studentëve. “Shkollat e mbështesin aftësinë e fleksibilitetit”.

Për shkak se shumica e shpenzimeve vijnë në fillim të semestrit, pagesa me këste mund të provojë se nuk është shumë praktike. Së fundmi, zgjidhja ndodhet në arsimin e mëtejshëm të studentëve rreth qëllimit të kredive të tyre në menaxhimin e përgjegjshëm të parave, sipas Draeger, i cili thekson se studentët do të bëjnë gjithsesi gabime.

“Për mua, nuk po përdoret siç duhet kredia studentore, por taksapaguesit nuk po shfrytëzohen nga një numër i vogël studentësh që po menaxhojnë keq paratë e tyre,” thotë Draeger duke nënkuptuar studentët që i përdorin kreditë për pushime.

“Kreditë federale dhe ato private të arsimit shlyhen. Nuk po them se nuk është një problem, por nëse reagojmë më shumë seç duhet ndaj këtij problemi, nuk jam i sigurt nëse do të krijojmë zgjidhje reale. E gjithë ideja e ndihmës studentore është t’i ofrojë studentëve në pamundësi, opsionin e frekuentimit të universitetit”.

Për studentët që vendosin të shpenzojnë paratë e studimit për pushime verore, mundësitë janë zakonisht gjetja e një pune me kohë të pjesshme, kërkesa për para te të afërmit, debia e kartës së kreditit dhe mënyra të tjera.

Në mungesë të mënyrave për ta shlyer kredinë studentore, ata gjenden përballë një zgjidhjeje që drejtohet nga thellimi i kredisë, por gjithsesi planet afatgjata dhe afatshkurtra të pagimit duhet të kryhen në mënyrë të detajuar për të mos rënë pre e interesave të larta të formave të tjera të marrjes së parave.

“Përdorimi i kredive studentore është një vendim më i zgjuar. Të jep më shumë fleksibilitet për të gjetur kohën e pagimit të kredive. Ka shumë plane freksibël që të ndihmojnë pas diplomimit,” shpjegon studenti Almon.

Ai mori një kredi prej 1500 dollarësh kur ishte në vitin e fundit të shkollimit. Një të tretën e shumës planifikoi ta përdorte për pushimet e verës.

“Kur mbarova shkollën, në vitet e para pas diplomimit, puna dhe pagesa e kësteve ishte paksa e rëndë dhe e dhimbshme,” thotë ai. “Megjithatë pavarësisht sakrificave që bëra për të paguar paratë, nuk pendohem që një pjesë të kredisë e përdora për pushime,” përfundon studenti.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *