Takim me dhunuesin tim

redaktor

Nga Zenepe Luka

Teksa pashë pardje profesor Servet Pëllumbin në faqe të parë të gazetave, gjakosur pas zgjedhjeve të 26 majit 1996, kujtova 29 majin e po këtij viti, dhuna e ushtruar ndaj meje si gazetare e “Koha Jonë”, në mitingun e opozitës në Vlorë. Ishte një dhunë e pashembullt që më bën të ngjethem edhe sot e kësaj dite, plot 20 vjet pas asaj ngjarjeje. Po përpiqem ta sjell para lexuesve të gazetës ‘DITA’, më tepër për t’ua kujtuar që e planifikuan dhe e ushtruan atë dhunë, se sa për ne që e vuajtën dhe e pësuam prej tyre.

Kam qenë dhe jam e prirur, që, qoftë edhe ndaj dhunuesve, falja, është  një gjest hyjnor, një mesazh paqe e mirëkuptimi.

Ishte ky motivi, që më shtyu, që në prag të këtij 29 maji, plot 20 vite nga dita që ai ngriti dorën ndaj meje, një nëne dhe gazetare, të rend nëpër Vlorë dhe të kërkoj Mozi Hallën, djaloshin, që ushtroi dhunë me porosi të shefit të policisë. Nuk e kisha parë që në sallën e gjyqit, ku ai u dënua, pavarësisht se unë e fala dhe nuk e di pse më hipi në kokë, të pija një kafe me të.

Me ndihmën e një polici të bashkisë, arrita të kontaktoj me Mozin, por përgjigjja e tij ishte:

“Të falënderoj nga zemra, por  ndjehem keq para teje, për atë që bëra. Më vjen turp prej teje, ndërkohë duhet të dish se tani unë jam burrë, baba…  Me ndërgjegje të vrarë jam tërë kohën, përpara qëndrimit tënd, faljes  dhe fisnikërisë që tregove…”

 

Çfarë ndodhi në Vlorë më 29 maj të vitit 1996

Pikërisht, sot, më 29 maj, plot 20 vjet më parë, në mitingun-revoltë të Partisë Socialiste të Vlorës,

pas zgjedhjeve të 26 majit, ndodhi incidenti i parë, publik me mua si gazetare.

Veçuar në anë të turmës së irrituar, që kundërshtonte zgjedhjet e vjedhura, krejt papritur, një djalë i ri, afrohet dhe më godet në befasi, duke më fluturuar diktofonin regjistrues dhe bllokun e shënimeve.

Çudia ishte se pas goditjes, i riu, jo vetëm nuk u largua, por u rrethua nga një grup policësh, që kishin ardhur për të ndjekur mitingun e opozitës.

Demonstruesit, që e vunë re këtë gjest, u irrituan dhe i kërkuan shef Etemit, që ishte i pranishëm aty dhe komandonte forcat e policisë, që të arrestohet personi dhe jo të mbrohet nga policia.

Në këto rrethana u detyrova të largohem dhe t’i drejtohem organit të Prokurorisë, për të penalizuar personin, që ishte i identifikuar nga Policia.

Vonë më telefonuan se personi është shoqëruar në polici dhe se do të kryhen të gjitha veprimet ligjore.

Ishte hera e parë që kërcënohesha publikisht dhe qenia ime, nisi të trazohej, për t’u pasuar me ngjarje të tjera dhune, që fatkeqësisht kanë ndodhur po në muajin maj, sikurse ishte tritoli në banesë më 10 maj të vitit 1998. Në atë kohë,situatën e tensiononin më tej kronikat që jepte kundër meje Vjollca Vokshi nga Telivizioni Publik shqiptar, që vetëm i tillë nuk ishte, apo shkrimet e Fahri Balliut në gazetën 55 dhe të RD-së me Patozin në krye.

 

zenepe
Zenepe Luka

Nëna e dhunuesit në shtëpinë time: “Fale, e ka urdhëruar policia”

Ishte e papritur trokitja në derën e shtëpisë sime, e një gruaje të moshuar. Ajo kërkoi të bisedonte si vajza me nënën e saj, për një problem, që i ka larguar gjumin, që nga dita që kish ndodhur ngjarja. Mendova se është ndonjë qytetare, që kish një problem për ta sensibilizuar në gazetë, sikurse ndodhte rëndom me mua, pasi shtëpia ishte e hapur për cilindo.

-Jam nëna e Mozit, Mozi Allës, që të ka goditur. Jemi të gjithë të shqetësuar, por duhet të them se ai është urdhëruar nga policia për të bërë këtë veprim. Bashkëshorti im ka qenë shef i policisë së Vlorës tërë jetën, jemi familje në hallin tonë, por ky djali i vogël, na turpëroi.

Nuk e di nëse pranon që ta sjell këtu në shtëpi dhe të kërkojë të falur- tha ajo dhe pashë që sytë iu  mbushën me lot.

-Mos u shqetësoni- iu drejtova. – Prej meje është i falur, por ai duhet të deklarojë në Prokurori se kush e ka urdhëruar të bënte atë veprim.

Pas disa ditësh, më ndali në rrugë edhe vëllai i madh i Mozit, Perlati, një biznesmen i njohur në qytet.

– Më shumë se sa ndëshkimi i vëllait, ne na ka shqetësuar gjesti që ka bërë ndaj teje, që të respektojmë si gazetare të nderuar, ndaj në emër të familjes Halla, të kërkojmë ndjesë-më drejtohet ai.

Fjala ime ishte gjatë gjykimit të Mozit, që pasi kërkoi falje dhe mësova emrin e shefit të policisë, që kish dhënë urdhrin.

 

Vendimi i Prokurorisë

Republika e Shqipërisë

Prokuroria e rrethit gjyqësor

Vlorë

Vërtetim

Me anën e të cilit vërtetojmë, se nga ana e Prokurorisë Vlorë, më datë 5.6.1996, është filluar procedimi penal nr. 275 i atij viti.

Ndjekja penale, në kuadër të këtij procedimi penal, është ushtruar mbi ankim, për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës, të parashikuar nga neni 237 I kodit penal.

E dëmtuar nga vepra penale në këtë rast, ka qenë shtetësja Zenepe Luka, me profesion gazetare e gazetës “Koha Jonë” për Vlorën.

Procedimi penal ka përfunduar më 9.10.1996, kur materialet e tij, iu kaluan për kompetencë gjykatës së shkallë së parë Vlorë për gjykimin e veprës penale.

Vërtetimi lëshohet pas kërkesës së të interesuarës, për ta paraqitur, kudo që e lejon ligji.

Prokurori i Rrethit

                                    Petrit Cano

 

Në gjykatë, jo për lajm, por për të falur Mozin

Me vendim të gjykatës së faktit Vlorë, trupi gjykues me  kryesuese gjyqtaren Sashenka Jonuzi e deklaroi fajtor Mozi Halla dhe mbështetur në faljen time, e dënoi vetëm me 1 milion lekë gjobë.

 

Një ulli, ku është goditur gazetarja

Në ditën e 40 vjetorit të diplomimit gazetare, ditë,kur në Vlorë, u organizua edhe Konferenca e gruas gazetare mbarëkombëtare,pikërisht në vendin ku u godit gazetarja, gazetaret nga shumë shtete, mbuallën një ulli.

30 gazetaret e pranishme hodhën nga një dorë dhe, duke përcjellë mesazhin e paqes: Jo dhunë ndaj gazetarëve.

Mbjellja e një ulliri në vendin ku është goditur për herë të parë në krye të detyrës gazetarja e gazetës “Koha Jonë”, Zenepe Luka, ka përcjellë një mesazh të shumëfishtë.

Së pari bima e ullirit në shekuj ka përcjellë mesazhin e paqes, të dashurisë, të respektimit të të drejtave të njeriut.

Tjetra është se personi, që ka goditur gazetaren, dënuar nga gjykata e Vlorës, ka kërkuar ndjesë për gjestin e kryer dhe më e rëndësishmja, që në mbjelljen e ullirit, kanë hedhur nga një grusht dhe, të gjitha gazetaret ardhur nga vende të ndryshme.

Pema e ullirit është ngulur nga gazetarja kineze Uang Lei.

 

Gazetarja kineze Uang Lei u shpreh: “Po bëj atë që bëri Çu En Lai”

Unë ndjehem shumë e lumtur, që jam këtu mes kolegeve gazetare dhe që m’u dha mua mundësia për të ulur ullirin në tokë. Edhe për popullin kinez, ulliri është shenja e paqes, e dashurisë, e miqësisë, por unë dua të kujtoj një histori që më jepet rasti ta tregoj për herë të parë në Shqipëri.

Në vitit 60-të të shekullit të kaluar, kur erdhi për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ish Kryeministri Çu En Lai, kur u kthye në Pekin, solli me vete një pemë ulliri nga Shqipëria. Ai e mbolli me dorën e tij në shenjë miqësie e dashurie mes popujve shqiptar dhe kinez dhe ky ulli është bërë një monument kulture për miqësinë midis popujve.

Sot unë gazetarja kineze, ju sjell dashurinë e popullit tim, mirënjohjen e gruas kineze dhe mesazhin e gazetareve të Kinës, që duke vlerësuar qëndresën e gazetares Zenepe Luka, përcjellim mesazhin se gazetari nuk mund të preket gjatë kryerjes së detyrës.

 

Publicistja Vitore Stefa Leka

Përfaqësuese e grave publiciste të shteteve të Europës, të Diasporës në tërësi, teksa hodhi një dorë dhe tek rrënjët e ullirit, u shpreh:

“Ky  ulli, do të rritet i shëndetësh, pasi po e mbjellin gazetaret. Koleget e Zenepe Lukës, të ardhura nga Diaspora, nga Amerika, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,Italia, Serbia deri edhe nga Kina. Ai do të përcjellë brezave mesazhin e forte, se gazetari nuk preket, por njëherësh edhe qëndresën e gazetares Zenepe Luka, që nuk e ndërpreu karrierën, megjithë dhunën e ushtruar ndaj saj dhe familjes dhe në vitet e mëpasme.

Duke hedhur një grusht dhe kanë folur edhe gazetaret Rajmonda Moisiu dhe Eleonora Koka, ardhur nga SHBA, Teuta Demjaha dhe Laura Parpaniku nga Shkupi, Flora Dyrmishi dhe Ajtene Krasniqi nga Kosova, Hatixhe Nelaj dhe Zylfie Duraku nga Mali i Zi dhe gazetare të tjera nga Vlora e Tirana.

Irini Qirjako, Mjeshtër i Madh vendosi në trupin e ullirit të porsambjellë tabelën, ku shkruhej:””Në këtë vend, më 29  maj të vitit 1996, është goditur në krye të detyrës,gazetarja e gazetës “Koha Jonë” Zenepe Luka.

 

Mesazhi për Berishën

Doktor Berisha, ende po pres përgjigjen e SMS-së

Gazetarja Luka i ka shkruar një mesazh para disa ditësh ish-Presidentitt dhe ish-Kryeministrit Berisha, një mesazh që fatkeqësisht ka ngelur pa përgjigje. Thelbi i mesazhit me kërkesën e Lukës për Berishën është: Më prit të pimë një kafe bashkë, më hiq brengën. Ta kërkoj më tepër si mjek, për një plagë, që fatmirësisht,nuk solli pasojë në jetën time dhe pjesëtarëve të familjes… Ishte data 10 maj 1998, dita e shpërthimit të tritolit në banesën time 18 vjet më parë, por edhe 20 vjet pas dhunës që ushtruar ndaj meje pas zgjedhjeve të 26 majit 1996.

Më tej, Luka sqaron për gazetën DITA: Në këtë maj të trazuar, që ka sjellë ngjarje të dhimbshme në jetën time, kjo vetëm për shkak të profesionit, si gazetare, por edhe një egërsi deri në urrejtje në politikën shqiptare dhe për pasojë, ka elektrizuar të gjithë shoqërinë, i bëra një SMS  në celularin e tij z. Sali Berisha, por… ende nuk kam marrë përgjigje.

Teksti i plotë i sms në celularin e Berishës ishte:

“Prof. Sali Berisha. Po të shkruaj sinqerisht, më besoni. Unë e kam mikeshë bashkëshorten tuaj Dr. Lirinë dhe nëse do ta diskutoni me të këtë mesazh, jam e bindur se do t’ju thotë: Ok. Kam një brengë, që dua ta kaloj, duke pirë një kafe me Ju, të bisedojmë sinqerisht, për atë që është përfolur se Ju, kishit dijeni për vendosjen e tritolit në banesën time, plot 18 vjet si sot. E kam brengë, se nuk dua ta besoj,por dua ta dëgjoj nga goja juaj.

Besoj shumë, se duke qenë mjek, do të më ndjeni dhe do ta plotësoni kërkesën time, njerëzore, të sinqertë..

Jam në pritje të kthimit të përgjigjes tuaj. Nëse kjo përgjigje do të vonojë pafundësisht,atëherë dyshimi do të përforcohet.

Unë, e bëra timen Dr. Berisha, pres përgjigjen tuaj.

Zenepe Luka

Share This Article
40 Comments
  • Shkrim rrenqethes, qe te sjell ndermend dhunen e qeverise se djathte, por edhe qendresen e kesaj gazetareje, qe per hir te profesionit, rriskoi shume.Te isha une ne vend te saj, kurre nuk do ta falja njeriun qe e goditi ne krye te detyres, kurre nuk do ti dergoja sms Berishes, qe eshte urdheruesi i dhunes.
    Nderkohe une dhe te gjithe lexuesit e “Dites” e kuptojne mesazhin qe percjell gazetarja e Vlores.
    Cuditem se si kjo grua me vlera te rralla, nuk zuri nje vend te rendesishem ne drejtim te shtetit. Per mua, nese do te zgjidhet nga populli Presidenti i vendit, ne krye te listes te jete gazetarja Luka.
    Mirenjohje kesaj zonje te madhe.

  • Grua e jashtezakonshme, kjo Zenepe Luka.Gazetare e famshme, nje dekane e gazetarise se turpshme qe behej dje, por edhe sot, e shndruar ne sherbetore, larg te vertetes.
    Realisht, une si admirues i saj, e kundershtoj hapin qe ka bere, flajen qe kerkon qofte ndaj atij qe e ka goditue, lere pastaj tekimi me Bishen…Por eshte shpirti i saj i madh, qe e hedh kete hap, qe nuk e ka bere kush tjeter ne kete vend….
    Respekt, per kete zonje, qe per mua meriton te jete Presidente e ketij vendi, ku dominon urrejtja, ligesia.
    Nderim per ty,Zenepe Luka

    • Zenepe Luka eshte nje gazetare halabake, qe ishte bashke-pjesmarrese me bandat dhe zedhenese e tyre .

      Kjo palaco femer genjente ne cdo gje qe thoshte dhe ne artikujt e saj kjo godiste demokratet e Vlores duke vendos jeten e tyre ne rrezik–
      Pasi kjo funderrine e gazetarise shqiptare i paraqiste demokratet ne vitet 1997- 2000 sikur ishin spiunet e Berishes, ne menyre qe te shkonin banditet dhe ti ekzekutonin

      Ne fakt kjo duhet cuar per ndjekje penale sepse kjo ka qene nxitesja e bandave per te kryer krime kunder demokrateve te thjeshte te Vlores

      Ne cdo artikull qe bente kjo gazetare , kishte si lejtmotiv genjeshtren — Ishte tamam nje genjshtare patologjike

  • I kam ndjekur me shume vemendje ato ngjarje te atyre viteve, 96 – 97…….kam pare shum nga ato veprime te policise por edhe te miletit por hazetare me genjeshtare, mashtruese, manipuluese por dhe intrigante si kjo gazetare, nuk behet ne asnje vende ne bote…..

    • O Koste! Edhe i paske ndjekur ngjarjet e v.96 -97.te,edhe pse i paske pare policet e salehit… Prap se prape keta pasken qene me te mire per ty se sa gazetarja Luka?!!!!…Turpi te mbulofte. Ky eshte urimi im.per sa te lexova,edhe pse me hundet zene me dy gishtat, nga era e qelbur qe mbart… Nejse! E nderuar Zenepe Luka! Ke qene nje trimreshe mes hienave te partis se Saliut,(Parti demokratike,s’kish,madje edhe sot mbas kaq vitesh,s’ka!),qe ke luftuar sa dy burra bashke… Une te njoh,(S’di ne me mbane mend),shkruaja te gazeta “Kombi” dhe, dhjete dite para zgjedhjeve te frikeshme,te 26 majit m’u botua libri,”populli dhe politika”, 1000 kopjet qe m’i kapi shiku ne shtepi i dogji para lagjes,hapur fare,ne “pus Mezini” ku dhe banoja… S’me kapen dot,fal miqve te mi,por djemte m’i rrahen rende… Ata,mul osmenet e Salehit…I them keto,mbase te kujtohem… Gjithesesi,s’jam dakorte me sms. tuaj derguar LUBIS,qe ende vazhdon te mos na e leshoj ujin…Te siguroj qe dhemshuria juaj eshte e tepruar.Duhesh perballur ne gjyq dhe pa asnje meshire me ta. Te falnderoj per c’ke bere per Vloren,moj Zhan Darka jone.

  • Zenepe !
    Legeni Edi Rama të ka mësuar ti lutesh kriminelit të qelbur Sali Berisha ?
    Po ta them ty dhe priftit llafazan Rama :
    Gjarpërit Sali nuk I është shtypur koka . Biles as bishti nuk I është shtypur .Si shumë na mallëngjyet ?!

  • eshte kriminale qe nje pjese e njerezve te goditur vrare perdhossur nga DR (DRAKULA BERISHA) mbajne kete qendrim te urryer…

    akoma tregon “dashuri “per ciftin kriminal…ky eshte sindromi “nikolle lesi” qe edhe pse desh e zhduku familjarisht mori pjese ne qeverine e tij

    e kam thene

    berisha eshte kriminel i lindur RANKESHTEIN MONSTER …POR JO FAJTOR

    fajtore jane keta te shoqerise civile ku do permendja kete Zenepen me taulant pallat dhe erion bracet qe ngelen duke qare
    O BO BO PO NA SHKERDHEN SALA

    turp per PS

    TURP PER KETO GAZETARE “MIKESHA “TE DRAKULICES SLLOBODANKA BULLATOVIQIT

    TURP DHE PER PANELIN NDERKOMBETAR QE PO TOLEROJNE NJE MONSTER QE DHE HITLERI NE KOHEN E TIJ DO TA KISHTE DENUAR

  • 28 maj 1996 ne shesh Skenderbej dajak socialistave ne protest i dhan forca policore te komandume nga Paulin Sterkaj. Sot Paulini asht deputet i Rames, ma par deputet i Berishes, akoma ma par prap deputet i PS. Mos kundershtoj kush pa pyet Paulinin vet. S’besoj se e ban hasha se e din mir shum vet, edhe deputet sot.

  • Jemi deshmitare te asaj kohe. Vota u vodhen paciperisht,ne menyre masive. Ishte direkt porosi e Berishes (pare dhe degjuar me sy e me veshe) Frika se mos e pesonte si me referendumin e vitit 1994 e beri ate te ‘veje mend’, te nderroje taktike. Me ndeshmeri ne kete vend ai nuk do te fitonte kurre, kaq gje e mesoi ne vitin 1994 dhe nuk e ka harruar ende.. Dhe ndodhi keshtu dhe 28 maji; pati edhe dhune. Te gjitha keto kane ndodhur. Por kane ndodhur edhe spekullime nga organizatoret e protestes, te cilat vazhdojne ende edhe pas 20 vjetesh. Ja nje episod:
    Ish gazetarja e “Zerit te Popullit”, M.N, (grua e mire, por pak naive, se ndryshe nuk kishte pse ta tregonte) bashkeshortja e nje deputeti te sotem te PS dhe ish gazetar ma ka pohuar, pa ia kerkuar. “Na dhane nje kanoce me boje te kuqe qe te lyenim fytyrat e udheheqesve te protestes (ajo vete me sa mbaj mend, foli per S. Pellumbin, atehere nenkryetar i PS) dhe kameramanet nga taravca e Hotel “Tirana” na filmonin. Duket nje detaj i vogel, dhe ashtu eshte, por ideja e manipulatoreve te opinionit publik ne kete rast e organizatoreve te protestes, tregon me shume se kaq. Sepse manipulimi eshte bere nje mode e peshtire ne kete vend, nga te gjitha krahet e politikes, bile po them me bindje se eshte bere keq e mos me keq. Nga genjeshtrat dhe mashtrimet vetem hileqaret perfitojne. Por populli ka edhe shprehjen: “genjeshtra i ka kembet e e shkurtera”. Ai ka filluar ta kuptoje kete loje, por e ka kuptuar mire edhe ajo pjese e klases politike, qe e ka patur dhe e ka kete zanat, se po i vjen fundi.

  • Kosta, mos je pseudonimi i Fari Balliut, ti, pse nuk je as vonjat dhe as shqiptar…
    Ti, more lyrash, qe na njihkerke shtypin e botes…Ti, dukesh qe je i pacipe, nen nivelin e atij qe ka ushtruar dhune mbi te dhe Ajo, e fal.
    Ti duhet te jeshe edhe injorant, pasi nuk po e kupton mesazhin e shkrimit.
    Laro-Kosta, me qe je Fariu…thuaj kriminelit Berisha, ti kerkoje falje gazetares, Vlores dhe Shqiperise per krimet qe ka bere…Mos kij merak, bej durim sa te vihet ne jete reforma ne drejtesi dhe si ti, Laro dhe shefi yt Sali, do te shkoni ne p…. te semes.

  • ZENEPE,Mire ti ngele gazetare ne sherbim te informacionit por harron se shumica nga gazetare ne keto 25 vjet u trasformuan ne qen bastarde apo ‘LESI) qe i kane sherbyer dhe vazhdojne te lehin per dhenderrin serb e tere kallam kusurin e salisjaneve metisteve e socialSSalistave! FEV ZI- ARVI ZI- BALLI!
    P.S–Nuk arrij te kuptoj qe nje gazetare te kerkoje te pije kafe me nje krriminel kur populli shqipetar 25 vjet i pa ngrene e me femije barkthare paguan 1.5 miliard borxhe per KUAJT E XENIT,MACET E SADIJES ,BREKET E ERMINES E E KORRUPSIONIN E (shoqes tende) Sllobodanka TaçIt!O nuk njeh realitetin e ke humbur profesionin o ke probleme!

  • Faleminderit gazeta “Dita”, shkrimi i gazetares, shikon larg, pertej vatres se saj, pertej Vlores dhe Shqiperise, qe ka nje mentalitet te vjeteruar.
    Kjo vihet re edhe ne komentet qe i behen skrimit.
    Natyrisht, kjo ka te beje edhe me kulturen qe ka sejcili, por qe te kuptosh mesazhin e gazetares Luka, qe besoj se nuk e ka pasur te lehte ta hedhe kete hap duhet te jeshe intelektual, e mbi te gjitha patriot.
    Nga ana tjeter, del qarte qendrimi i Berishes, qe mesaduket eshte me poshte se i atij dhunuesit Mozi Halla nga Vlora.
    Une, i shpreh mirenjohjen e thelle gazetares Luka, qe e njoh nga veprat e saj,por dua ti them se me nje lule, nuk vjen behari..Ti bravo, por nuk do te ndryshosh asgje me mesazhin qe percolle…

  • Moj Luka, cfare po lexoj keshtu?Jam simpatizanti i yti, por kete veprim, nuk ta fal.Ti me Berishen, qe desh te coi ne Babice bashke me Azem Hajdarin, ti paske mike Sllobodanken?Nuk po u besoj syve..
    Jeton ne Shqiperi ti, apo ku je?

  • E lexova me vemendje shkrimin, konstatoj qe per Shqiperine ku jetojme, duket i avancuar, por gazetarja duhet respektuar per mesazhin qe percjell.
    Une do ti kerkoja moderatoreve qe te mos lejojne komente si e ketij qe fatkeqesisht thote se eshte Albani.
    Turp per ty, tu thafte dora per ate qe shkruan.Ne nga Vlora keti lloj robi si ti, i themi plehre..
    Mos je Xeni i Berishes ti…

  • Kush e njeh gazetaren Luka, karieren, krijimtarine, humanizmin dhe qytetarine e saj, duhet ti perkulet me nderim, per ate qe ajo perfaqeson.
    Megjithese ne vlonjatet jemi paksa konservatore, une e mirekuptoj gazetaren, qe ka dashur te jape nje mesazh ndryshe per politiken, shoqerine shqiptare, qe po futet ne kolaps, per shkak te mosmarreveshjeve, urrejtjes dhe armiqesise qe pjell politika., pavaresisht se edhe vete ajo e di mire, se nuk sjell asgje ne kete vend me keto veprime e mendime ndryshe te saj.
    Rendesi ka, qe percjell miresi. Kjo duhet vleresuar.

  • Kjo gazetarja Luka, mos ka ndermend te zere vendin e Ambasadores se BE Vlahutin, qe ben keto shkrime sikur vjen nga Europa dhe jo se jeton ne Shqiperi, madje ne Vlore, ku nuk falen kriminelet dhe Berisha urrehet.
    Me duket i parakohshem dhe per 20 vjet, nuk vjen ky mentalitet ne Shqiperi, moj gazetare.

  • Duket me kete shkrim, gazetarja do te ndikoje qe Saliuuuuuuuuuuu, te pranoje reformen ne drejtesi, por e ke kot.Mos prit as te takoje e jape kafe dhe te pranoje se ka gisht ne krimet qe te kane bere si gazetare…
    Kam bindjen se edhe ti me ndergjegje nuk do te deshiroje ta kishe perballe kete kriminel, qe cfare nuk ka bere ne kete Shqiperi te varfer.
    Gjithesesi, mbetesh vlere, gazetare e vertete .

  • Per mua do te ishte ne dobi te shoqerise qe kjo gazetarja te behej Presidente e vendit, pse do te jepte mesazhe paqe e mirekuptimi ne interes te vendit, jo si ky qyqi qe eshte sot, Bujari, qe ishte dhe mbetet avokati i Sali Berishes.
    Pse jo mos kemi nje grua Presidente, e kishte Kosova..
    Atehere moj gazetare do te pinte kafe Berisha me ty..Tani mos shpreso kot, bile une do te thoja, ruaju prej tij…se ka nje fjale popullore ketej nga anet tona:Ujku qimen e nderron, por zakonin nuk e harron.

  • Per mua do te ishte ne dobi te shoqerise qe kjo gazetarja te behej Presidente e vendit, pse do te jepte mesazhe paqe e mirekuptimi ne interes te vendit, jo si ky qyqi qe eshte sot, Bujari, qe ishte dhe mbetet avokati i Sali Berishes.

    • Zenepja presidente , do ishte shume me keq se Nishani -Do ishte fyerje per intelektin e bythes se popullit shqitpar

      Zenepja eshte tipi i rembythjes, dhe ketu ne ket artikull ben gjoja sikur eshte meshire-madhe dhe i fal “mekataret”, qe te hap barkun

      Kur ne fakt Zenepja ishte tamam nje fytyre e poshter, qe me artikujt e saj ne 1997- 2000 nxiste bandat ne Vlore per te goditur njerezit e thjeshte demokrate

      Zenepja eshte si nje Gebels provincial ne gjinine femerore , porse nje Gebels halabak fare

      Zenepja eshte turpi dhe sharlatanizmi i gazetarise shqiptare

  • Respekte z,ZenepeLuka por mendoj se nuk ke mundesi te pish kafe apo te presesh pergjigje nga nje njeri qe eshte direkt pergjegjes dhe urdherues.A ju kujtohet rasti i Hysen Shoshorit?po rasti i doktoreshes z.Margarita Kosta?Ky sekretari i partise punes i ka bere ato veprime dhe jo me ju qe eshte “antikomunisti”i terbuar.I marri i te marreve nuk mund te ndreqet.Po çfare mund te thone gazetaret monstra qe ju permendet a kane kerkuar falje ,besoj se jo,dhe dihet ku ushqehen.Ju pershendes per kurajon e madhe qe keni.

  • Grua e zonja, gazetare e guximshme.Kjo eshte pershtypja ime per gazetaren Zenepe Luka, ne distance.Hyr ne google dhe do te formosh portretin e saj, kontribuese e denje per vendin e saj.

  • Zenepe!as mos prit pergjigje dhe as ndjese,çdo gje qe ka bere sali sheqere ram berisha i ka bere me gjakftohtesi dhe ne sherbim te udb -es per te shkaterruar Shqiperine!!!mos prit ai eshte nje monster.

  • Eshte per tu habitur nga te gjithe keta komentatore si nuk permend njeri plehren bahri falliu dhe kurven e pd vjollca vokshi atje ku eshte????!!!!!

  • Gazeta u shit per dy ore sot ne Vlore.Kjo tregon se lexuesi eshte i etur per shkrimet e Zenepe Lukes si dikur.
    Respekt dhe mirenjohje ndaj kesaj gruaje, qe nuk e braktisi Vloren, pavaresisht nga peripecite qe ka hequr ajo dhe familja e saj.

  • Gazeta u shit per dy ore sot ne Vlore.Kjo tregon se lexuesi eshte i etur per shkrimet e Zenepe Lukes si dikur.
    Respekt dhe mirenjohje ndaj kesaj gruaje, qe nuk e braktisi Vloren, pavaresisht nga peripecite qe ka hequr ajo dhe familja e saj.

  • Balliu komunist dhe Vjollca kurve, mbrohen nga Sali Kurva.Kush do ti ndeshkoje keto pjella te ndyra, qe vecanerisht Vlores i kane rene me qafe.
    Ndaj dhe nuk ndjehem mire, qe Luka, kjo zonje e nderuar, kerkon te pije kafe me Sali qenin.
    Si mund te ulesh me ate fytyre krimineli, moj gazetare..Rri moj urte dhe po te ve ndonje kapasolle tritoli…Perse e merr persiper te besh kete, kur vete politikanet po vriten me njeri tjetrin..Rri urte, se na dhimbsesh, moter…

  • Mendoja se kjo Z.Luka mund te ishte gazetare;kjo m’a vertetoi vete se qenka lapangjoze.
    Sesi mund te jesh mike me dike qe te ka rrezikuar seriozisht jeten e femijve,,,,kete flligeshti vetem Zenepja mund t’a beje.
    Keqardhje per femijet e saj.

  • Une e kuptoj shume mire cfare ka dashur te thote gazetare Luka, qe me shume profesionalizem dhe diplomaci, ia ka arritur.E para skish si te mos kujtonte ate dite te zeze, pikerisht 20 vjet me pare, per te percjelle dhunen qe eshte ushtruar nga policia e shteti i Sali Berishes dhe si per sfide i thote autorit dhe gjeneralit Sali me qesendi: Me moret te keqen.
    Nga ana tjeter, sikurse e ka karakterizuar gjithmone, ajo guxon ti shohe ne sy publikisht, jo per ti bere miq, sikurse thuhet nga disa komentues, por per te paraqitur Fisnikerine e saj, njeheresh per te percjelle mesazhin se une qendroj mbi ju: Ju fal per krimin qe keni bere.
    Jam dakort me disa komentues qe shprehen se ky veprim njerezor, human i gazetares Luka, eshte i parakohshem, shoqeria e sotme nuk e pranon dot.
    Pastaj i bej nje pyetje gazetares: Perse nuk te kerkojne falje ty dhe familjes tende, gazetaret sherbetore te Berishes,Fariu qe e ka fytyren si prapanice, apo Vokshi, qe mori nje plak italian dhe u largua menjehere nga Shqiperia, pas shpifjeve te ndyra qe beri, apo Patozi e zagaret e tjere, qe ndersyen kriminelet ndaj teje dhe e ben ti, qe ne kete rast, je viktima?
    Ke shkuar shume larg, e nderuar.Shqiperia eshte xhungel.Berisha eshte kriminel dhe ai me te tjere meritojne ndeshkimin…
    O Zot, kur do ti shohim ne pranga keta kriminele, qe te marrim fryme lirisht.
    Pavaresisht, me kete shkrim, si gjithmone ti gazetare paraqitesh para lexuesit qe te do dhe vlereson, e sinqerte, humane, nje intelektuale e denje, ga ku duhet te mesojne politikanet, pushtetaret…

  • Lora, ti duhet te jeshe me kater klase fillore.Rendesia e ketij shkrimi, busul vecanerisht per politiken shqiptare, por edhe per njerez si ty, eshte se kjo gazetare 9 lapanjoze duhet te jeshe ti), eshte treguar fisnike, ka falur djalin qe e urdheroi policia ta godiste, mbolli nje ulli me koleget e saj ardhur nga gjithe bota, per te percjelle paqe e miresi per kete vend, qe nuk po gjen karar dhe tani, ne diten e 20 vjetorit te goditjes se saj, percjell nje mesazh tjeter shume te rendesishem , pikerisht ne nje moment kritik, kur Sakiu po pregatitet per nje 97-te tjeter.
    Po ti dhe ca te tjere si ti, nuk kane kulturen e duhur per ta kuptuar..

  • Te nderuar lexues.

    Me shume I ve faj gazettes Dita qe I boton keto editoriale me ndonje luge corbe te prishur.
    si ka mundsei qe nje DELE TI THOTE UJKUT..HAJDE PIME NJE KAFE…dhe ujku ( + ulkonja sllobodanke) jo vetem qe nuk ja FERSHELLEN por po e perdor si lecke sekrecionesh nga nje mik te perbashket…

    Kaq debile je
    moj Zenepe..

    Pije kafen…po deshe pini dhe gjakun e 21 janarit me kanibalin berishe por cfare ..uti ke qe del dhe I boton me DRITA TE NDEZURA

    Mendoj se Zenepja ose ka kaluar ndonje tronditje mendore keto dite ose eshte paguar.

    Lexoni me kujdes !!
    ***
    Kam qene personalisht ne afersi te KAQI ISLAMIT ne 1993 ne stadiumin Dinamo ne perkrahje te Fatos Nano qe u arrestua me urdher Hillit & Billit dhe e zbatoi BULL DOGU I TYRE berishoviq…..KaqISLAMI th atehere do ti thyejme kafken berishes….dhe per fat ka shpetuar nga egekutimi apo lincimi…..KU ESHTE SOT KAQI ?????

    ***
    Kam qene personalisht ne 1996 ne afersi te KARBEN IMAMIT KUR I THYEN DHEMBET….dhe atehere Sali pordha e quajti general te ushtrise greke….mire Saliqeni…mire dhe karben imami por keto SHAKAXHINJTE E NATOS SI NUK U NDJEN PER GJENERALIN GREK IMAMI ??

    ***
    emblema e ketyre transvestiteve eshte Eduart salami qe ne shtator 1990 mbron doktoraturen per Enver hoxhen ne estetiken e marrdhenive nderkombetareve….pas 2 vjetsh bashke me berishen dhe spiunin Serreqi e prêt bushi ne shtepine e bardhe..dhe ne 1994 e perze sala me dajak….po keto te ambasades amerikane atehere kaq problem kane patutr me syte dhe veshet qe toleron kaq shume PINOCETIN E TYRE

    -Ed Selami eshte ai qe e rrahu Berisha ne 94-ten!!

    -eshte ai qe pasi e rrahu e perzuri dhe nga Shqiperia!!

    – eshte ai qe pasi e perzuri nga Shqiperia, ky nga frika nga amerika nuk shkeli per 10 vite te tera ne kete vend!!

    – eshte ai qe pas 10 vitesh erdhi tre here, shau Berishen dhe ikte prape!!

    – kthehet ne Shqiperi pas nje jete te veshtire dhe te dhimshme per te ne SHBA. Ne amerike ate e ka ndare gruaja, ka humbur punen qe kishte ( shiste makina ne Virgjinia) dhe ka jetuar tek I vellai ne Boston.

    – I terhequr dhe krejt i panjohur per komuntetin shqiptaro-amerikan ( vec nje pronari te nje pike shitje makinash ne New York qe e kishte mik te ngushte te gruas, ai nuk arriti te beje asnje shkolle ne Amerike, asnje kualifikim dhe nuk avancoi ne asgje vecse humbi edhe familjen ( gruan qe e mori nga sfilada e miss Albania, kur ishte administrator i selise se PD-se, se kryetar nuk ka qene kurre as ai e as Tritan Shehu).

    -Pas 18 vitesh kurbeti, ai kthehet i varfer, pa familje, pa kualifikime, pa asgje.

    – per hir te se vertetes ka nje master ( kandidat shkencash) ne shqiperi te mbrojtur ne Universitetin Enver Hoxha te Tiranes me teme: Mendimi estetik i shokut Enver ne ….
    ***
    por ajo qe mallkoj me gjithe shpirt kete Pulen LLUKE me emrin Zenepe eshte fakti I me poshtem:
    Zamir Dule është një ikonë e gazetarisë së kronikës. Ai mund të quhet me plot të drejtë një prej themeluesve të ‘Kronikës së zezë’ në gazetarinë e pas vitit 1990.

    Në faqet e gazetës ‘Koha jonë’, Zamir Dule pasqyroi me përkushtim dhe profesionalizëm një gazetari të panjohur më parë në faqet e shtypit shqiptar.
    Zamir Dule, për këtë shkak u bë pre e ekstremizmave politikë të vitit 1997, duke u rrëmbyer dhe torturuar, gjë e cila la pasoja të pariparueshme në shëndetin e tij. Pensioni minimal i tij dhe i prindërve të tij e ka zhytur në varfëri ekstreme atë dhe familjen e tij.
    ***************************
    sinqerisht jam befasuar per kete Zenepen qe ose ka problem me shendetin mendor ose eshte e paguar si plehrat eduart salami..kaqi islam..i.arben imami.
    si do qe te jete una ky eshte editoriali me keq I botuar ne kete gazette te nderuar aq me keq qe litari per berish ndyresiren po afron….pra kush I porosit dhe I boton keto pacavure transvestitesh…
    keq ardhje jo vetem per kete fare zenepe por dhe per dike ne gazeten dite qe duket si kollone e peste.

  • Lora, moj,duhet te jeshe me sjkolle fillore, moj e gjora.Nuk je ne gjendje ta kuptosh gazetaren , prandaj me mire mbylle h…len.

  • Injoranti, miku i Kaqit…
    Dukesh qe ne rrjeshtat e pare qe je nje sherbetor i politikaneve te te gjithe llojeve i deshtuar, se ndoshta nuk te kane dhene pjesen qe ke kerkuar..
    Clidhje ka gazetarja dhe gazete me brockullat qe ti thua, o dereziu ti..
    Dicka tjeter qe konstatohet eshte injoranca dhe pamundesia per te kuptuar te verteten e asaj qe thuhet e komentohet…
    Me mendjen tende, une nuk shkoj as ne hale….o idjot kryeidjot…, qe nuk ia vlen te shkruash me gjate per ty qen bir qeni, qe duket te ka ardhur hakut gazetarja…Pjelle e keqe..

  • LETER ZONJES LUKA DHE CA LULKAVE KOMENTUES QARAMANE.

    Kam nje natyre teper humane dhe do jem I pari qe do
    ta fal SERBerishen POOOOOOR ketu ka nje problem cardinal.

    Berisha kurre nuk ka qene politikan dhe kurre nuk ka fituar votimet ne Shqiperi.

    Ai humbi thelle ne 31 mars 1991 me rezultatin 8:2 dhe udb bashke me seksionin e cias per ballkanin I organizuan 2 prillin 1991 dhe ai erdhi ne pushtet nga kufomat e SHKODRES REPUBLIKE

    Thjesht 22 marsi 1992 ishte nje mashtrim criminal qe pr te vene ne pushtet nje monster te serbise u abuzua ne menyre kozmike me dashurine natyrale qe kishin shqiptaret per ameriken dhe nga lodhja e njereve me ate system 40 vjecar qe realisht kishte vdekur

    Edhe ne votimet locale qe u mbajten ne 1992 humb berisha perseri me rezultain tete me dy..keshtu ndodhi me kushtettuten ne 1994 dhe ne 1996..pra berisha nuk ka fituar asnje here votimet as ne 2005 kur iku nano me “kopili…theksi te i-ja fundit) asn ne 2009 qe ja dha kryendyresia meta

    Ju lutem mos bëni keto lloj artikuj që vetëm gervishin plagët e atij populli

    Dhe nje shqiptar me intelekt nen mesatar ka nxjerre keto perfundime;

    1- Koha e Edi Rames ka mbaruar..pra ka kapitulluar apo tradhetuar quajeni si te doni.

    2- Shtetet e bashkuara te Amerikes dhe shtetet e shkerdhyera te Europes per aresye qe ato I dine do ta mbrojne me cdo kusht dhe cdo cmim Berish-kriminelin.

    3-Ne kete situate duhet nje zgjidhje e re politike popullore atdhetare me te vetmin kusht prangat Sali kriminelit ( ose ti jape azil berishes USA & BE).

    Pse duhet arrestuar Sali krimineli ??

    Sepse ka bere keto krime te perbindeshme:
    – 4000 mije te vrare ne 1997
    – operacjoni I shikut per te pushtuar jugun 1997
    – pushtimi I shtetit ne 14 shtator 1998
    – vrasja e 4 protestuesve ne 21 janar krim fashist
    – holokausti I gerdecit nga bossi shkelzen berisha
    – vjedhja e rruges kombit gjysem miljardi dollare
    – sabotimi I UCK
    – furnizimi me nafte te Milloshevicit
    – shitja parcjale e detit jon (tradheti e rende kombetare)
    – fronezimi janullatosit
    – lejimi I varrezave te ushtareve gerk sipas vorio epirit
    – genocide ndaj haklajve
    – zhdukja e remzi hoxhes
    Pra vetem me keto 13 krimet e mesiperme nga rromani I monstuoziteteve te tij ne cdo vend te botes do ishte ose ne burg te perjetshem ose I egekutuar.

    Pra pse e mbron kete kriminel amerika dhe europa kur jane te dokumnetura me letra ,dokumente dhe video ??
    Nuk ka Obame,Merkel,kongres amerikan,bashkim europjan apo bruksel q eta mbroje kete perbindesh nga hakmarrja popullore..biles as zoti vete..

    Pse mbijetoi dhe mbuijeton ky monster ????

    Sepse Plaku Dogsborough(dogsboru) I trustit te lulelakrave& canabisit ka nje linje teper te fuqishme pertej atllantikut qe eshte me kryesorja ne jetgjatesine e tij kriminale 22 vjecare

    Per kete kam I jam referuar nje qytetari amerikan Gary Kokalari ne nje artikull te tij dikur qe tregon se Gerdec-gate nqs gjykohet me me sinqeritet dhe ne amerike do ishte me trondites se WATERGATE ne vitet 70′

    KONGRESMENI FRANK WOLF
    Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias?

    Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën.

    Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?

    VOA
    Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,

    GJENERALI LUAN LEPUR HOXHA

    është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg .Nga 1 janari 2012, eshte larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm.Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi.

    Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.

    Vetem nga keto tre “sequencat” e mesiperme dilet ne perfundim se Plaku Dogsborough ka nje mbeshtetje te fuqishme nga klane dhe segmente te caktura ne USA dhe Kongresi Amerikan duhet te marre ne shqyrtim lobin Berishes ne Washington qe eshte infektuar ne aferat bilioneshe:

    -Ne rrugen e kombit
    -Ne krematoriumin e Gerdecit
    -Albetrolin

    Majkëll Granof është një menaxher i suksesshëm amerikan në Shqipëri, që ndihmon Berishën të mbulohen defektet e tij demokratike në Uashington. Kaq thotë gjithë editoriali ynë. Ato që ti i quan fakte apo mungesë faktesh nuk kanë shumë nevojë të verifikohen.

    Ne i referohemi kudondodhjes së zotit Granof pas Lulëzim Bashës, një ish- Ministër që është akuzuar nga drejtësia shqiptare për një abuzim prej 220 milionë eurosh dhe që nuk ka pranuar të gjykohet, por e ka mbyllur çështjen me procedurë.
    I referohemi mbështetjes së zotit Granoff për Sali Berishën, i cili më 21 Janar të vitit 2011 sipas ekspertizës së FBI ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm para zyrës së tij. Ju jeni duke mbrojtur një njeri që ka hedhur në koshin e plehrave ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimeve dhe nuk pranon që vrasësi i provuar nga FBI, i cili është komandant i Gradës dhe njeri personal i tij, të arrestohet.

    Unë kam kontakte thuajse të shkëlqyera me Ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe i kam shprehur atij mirënjohjen për atë që qeveria amerikane po bën për zbulimin dhe gjykimin e këtij krimi politik. Unë dhe asnjë shqiptar nuk e ngatërron kurrë atë që bën ndonjë individ apo qytetar amerikan në mbrojtje të vrasësve me atë që bën qeveria amerikane.

    Ne besojmë tek Amerika dhe jo tek qytetarët amerikanë, dhe nuk i zemërohemi kurrë asaj për lirinë që kanë qytetarët e saj të mbrojnë dhe kriminelët.
    Kur i referohem mbështetjes së tij për Berishën dhe Lulëzim Bashën kam parasysh dhe faktin që këta dy personazhe veç e veç dhe të dy bashkë, kanë konsumuar para syve të shqiptarëve krimin e vjedhjes dhe abuzimit të miliona eurove dhe nuk kanë pranuar të gjykohen, krimin e vrasjeve politike dhe nuk pranojnë të hetohen dhe krimin elektoral të 8 Majit në Tiranë për të cilin nuk pranuan rezultatin dhe e përmbysën me gjykatë.

    Nëse këta dy njerëz do të ishin në SHBA, do të ishin në burg, ose së paku nuk do të ishin në politikë. E konsideroj një urrejtje të madhe për shqiptarët cinizmin tuaj për të na i quajtur këta si udhëheqës që i meritojmë. Jo. Nuk i meritojmë dhe do të dimë të shpëtojmë prej tyre, sado miq me pare të blejnë këta njerëz në Uashington. Ata tani nuk janë në konflikt me shqiptarët, por me përfundimet dhe rekomandimet e qeverisë së SHBA. Kjo mund t’ju bëjë pak më të përmbajtur kur flisni me adhurim për ta.

    Nqs admistrata amerikane pranon dhe toleron akoma qe mobsteri i ballkanit Berishovic mik shtepie i Damir Fazllic qe ka rezidencen ne zemer te Washingtonit nuk denohet nga vete amerikanet per krime te tij te dokumnetuara dhe te vertetura nga vete sherbimet amerikane ngelemi te themi

    “O zot na ruaj nga “miqte” e Zenepes se nga armiqte ruhemi vete”

  • E lexova shkrimin & komentet-shumica ne favor te saj.Mesazhi saj behet si GAZETARE & jo vetem ne emer te saj.si NENE,ku vetem ajo shpreh dashuri edhe per femijen e saj KRIMINEL.Por SB nuk njeh kufi krimi,ai eshte krimi vete.Çdo familje shqiptare eshte prekur,vjedhur,shkaterruar,vrare nga ky njeri-kafshe.Ne ’96 horrat e ketij njeriu edhe mua me futen ne burg-24 ore,pasi nuk firmosa proces-verbalin e votave te vjedhera dhe i denoncova gazetares Amerikane te newjork times dhunen e deri ne oren 12-oo te asaj dite,ku me pas ne oren 01-30 tre falangat e tij(qe tashme jane me vila)ushtruan dhune te papare ndaj komisionereve te majte.Votat u vodhen siç dihet boterisht,hajduti e dhunuesi dihet,SB.Ai sajoji ’97,’98-ten,Gerdecin,21 janarin e plot krime te tjera.Dhe perseri mbijeton ne politike sikur ska bere asgje.Dhe thone PD-istet”perse hikin Shqiptaret”.Ikin nga tmerri i SB,se me te ky vend nuk behet kurre.Z.Luka,ju lumt per kurajon si burreneshe Vlonjate,por SB nuk guxon te pije kafe me juve,sikurse me shumicen e shqipetareve qe e duan te pjekur ne hell si keci…!

  • Po ç’jane keta halabaker, hardhucka haleshe qe akoma rrojne ne breket e Sali Berishes? Zenepe Luka qendron si hyjneshe ne shoqerine shqiptare jo vetem te gazetarise por edhe te ndergjegjesimit te njerezise. Vetem atje ku flet per Vjollca Vokshin duhet te kujtonte dhe Reis Ciçon, se ishin nje pende qe terhiqnin karrocen kriminale te Sali berishes. Ku eshte Vjollca ne Kolumbi apo Venezuaele? Dhe erdhi nje dite e e priti dhe ish kryeminister Sali krimineli. Zenepe ! Meriton shume, por Shqiperia ka plot halabaker qe keshtu jane katandisur; do luftojme me te gjitha llojet e armeve qe kjo sasi e ndotur te zvogelohet. Por, Saliut edhe po pranoi ta pini kafen, tregoja ate qe kerkon, megjithese ai s’eshte burre por halé

    • i nderuari komentuesi normal !

      pasi lexova me kujdes artikullin dhe komentet (rreth 40 cope) mendoj se je nxituar qe i shan komentuesit ne kete menyre anormale.

      me perjashtim te komentuesit ‘RAJMOND VLONJATI” qe eshte zorre e trashe e sali serbit,rreth 90 perqind e komenteve te tjera flasin me respekt per kete gazetare por nuk jane dakort me kete “lapsus” qe nuk e pranon llogjika njerzore..

      Krimet e dinastise kriminale berishiane kane kaluar cdo llogjike njerzore dhe artikulli i Zenepes eshte ne kohe te gabuar me teme te gabuar dhe per njerez te gabuar.

      Edhe pse ka kaluar nje cerek shekulli me vargmale me krime ky FRANKESHTEIN MONSTER kurre nuk shprehu asnje miligram falje,ndjese ose te pakte te mos mburret me krimet e tij dhe te perdhose jo vetem te vraret por dhe jetimet e tyre

      Eshte bere pothuaj e ligjeshme qe komuniteti nderkombetar pasacerisht dipllomatet amerikene qe merren me Shqiperine barazojne GABIMET E PS ME KRIMET E BERISHJAVE.

      Kjo u vu re dhe ne masakren e 21 janarit 2011 ku famekeqi Arvizu si njeriu me i pushtetshem ne shqiperi BARAZOI VRASESIN BERISHE ME DHUNEN E PROTESTUESVE.
      Kjo ‘DIRTY JOB’ po vazhdon dhe sot me ato qe inskenuan komedine e
      dekriminalizimit ku duket qarte se u goditen disa kriminele ordinere te PS per te mbuluar krimet e monstrave..

      Nqs se ambasada amerikane sot nuk perfshin ne listat e saj PUBLIKISHT..e theksoj PUBLIKISHT kriminelet Berishet (babe e bir) Bashen,Mediun,Imamin,Balliun,atehere faji nuk duhet kerkuar te Berisha por te Donald Lu dhe PODESTAT , WISNERAT,GRANOFFET q e dukeshen kane lidhje me krimete berishes si gerdeci ,rruga e kombit,albetroli,bankers,etjetj..

      Por le te bejme autopsine e Berishes qe eshte nje mender politikan serbofil I ngordhur por nuk ka kush ta fusi kete xhenaze ne arkivol dhe ta varrose.

      Qe ne fillim Berisha ishte nje kllonim I sherbimeve secrete jugosllave dhe amerikane kur ato ishin ne muajt e mjaltit ne vitet 80’ kur do hidhin gjasme komunizmin qe te pakten per shqiperine ishte nje fatkeqsi se po perseritej nje ahmet zog I ri por kete radhe jo i ndihmuar nga ruset e bardhe por lobi serb-grek ne shtepine e bardhe. Jane shume fakte qe Berisha merr guxim dhe shurron mbi jetimet e 21 janarit.

      Ai artificjalisht u krijua si nje “kryqtar” ne luften per dekomunistifikimine shqiperise sipas doctrines famekeqe rajerson-biberaj qe vazhdon dhe sot ku fakeqesisht eshte rekrutuar dhe Edi Rama qe te shtepia e gjetheve dekospiroi vehten plotesisht si nje kapo ne fushaten kanibaleske kunder figures enver hoxhes qe ka nje cerek shekulli qe ka kaluar cdo kufi njerzor.Le te kujtojme Kinen komuniste dhe marrdheniet e amerikes me te apo vendosja e marrdhenieve dipllomatike me Kuben e Kastros.
      Ne kete kuader Berisha “fuqizua” kur I bene gati 2 prillin 1991 per te prishur me terrorizem votimet e 31 marsit 1991.

      Pas saj prishja qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 vetem se ylli bufi nuk plotsoi ultimatumin e saliserbit per arrestimin e nexhmijes me gjysem ore vonese…Kur I ndegjon keto histori histerike sot pa tjeter te shkon mendja te dyshja rajeson biberaj qe ishin tutoret e Sali serbit.Marrja pjese ne votimet e rajersonit ne votimet e 1992 ishte fundi I republikes se shqiperise dhe vendosja e nje republike ambasadoriale qe vazhdon dhe sot dhe ky eshte shkaku kryesor qe I perkedheluri I disa republikaneve bolemedhenj ne amerika,saleh berisha hedh shurren perpejete sot.

      Edhe ne rastine 14 shtatorit 1998: Berisha merret ne mbrojtje direkt nga ambasada amerikane dhe arrin deri atje sa ne shkembim te nje paqe “poshtruese” si izraeli me palestinezet bejne presion mbi dushen Majko-Meta qe berisha te mos arrestohej..bile as te deshmonte ne dyert e drejtesise shqiptare por dha “intervisten” brenda murebve te ambasades amerikane qe eshte nje poshtrim I drejtesise shqiptare dhe vecanerisht kombit shqiptar.

      Do ishte dakort te pakten te vihej titulli:

      “Takim me krykriminelin tim per kafe”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *