Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Xhani De Biazi u shpreh i kënaqur me formën e treguar nga kuqezinjtë në fitoren 3-1 në miqësore ndaj Katarit, ndërsa kritikoi mbrojtjen për pësimin e golit në dy minutat e para.
Në një prononcim pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, trajneri italian e komentoi në shqip si “gol budalla” kalimin në avantazh të modestëve të Katarit në aksionin e parë.
“Goditja e parë e dënimit, në vend që të luanim topin para, e kthyem pas dhe pësuam një gol budalla. Në këto ditë do të punojmë shumë sepse janë këto raste që bëjnë diferencën në finalet e Europianit. ”,-deklaroi De Biazi.
I pyetur se përse zgjodhi Hysajn që të mbante shiritin e kapitenit në fushë në kohën kur Cana ishte në stol, tekniku tha se vlerësonte kontributin e tij për ekipin gjatë këtyre tri viteve si dhe për formën e treguar nga mbrojtësi me bulutë e Napolit në Serinë A.
“Hysaj është një lojtar që mund të luajnë në dhjetë vitet e ardhme me Shqipërisë, edhe pse është me ne që nga viti 2013. Besoj se është e drejte t’i njohim edhe një kampionat të jashtëzakonshëm që ka bërë te Napoli”,-tha De Biazi.

Cana eshte nje lojtar qe ka dhene shume, por qe tani eshte duke perenduar. Edhe dielli, qe eshte diell, perendon dhe nuk ngroh me, jo me nje lojtar. Cana duhet ta thote vete se nuk mnd t’i pergjigjet ekipit si dikur, prandaj edhe ne stol eshte i tepert, pasi ze vendin e ndonje te riu.
cana vetem me experiencen e tije e ndihmon kombetaren ;;; LORI ESHTE ME I VTETERANI DHE KUR LUAN I ZGJON I JEP FYME IKIPIT … TE RIJTE JANE PAK TE HUMBUR DHE TE IPRESIONUAR NGA TE HUAJT ..CANA SE CON KOKEN A KA PERBALLE POGBAN.. APO HAZARD ..APO MESSIN … SE KA LUAJTUR KUNDER RONALDOS DHE TE TJER ….MERCI LORIK DHE NA BENI TE ENDROJME ..