NATO në Pallatin e Brigadave (Foto)

Dita

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dha të dielën pasdite një pritje për delegacionet pjesëmarrëse në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillon punimet në Tiranë.

Kryeparlamentari vlerësoi organizimin e këtij evenimenti për herë të parë në vendin tonë, si një moment mjaft të veçantë që tregon për sfidat të cilat ka kaluar Shqipëria.

25 vjet më parë ishim një vend i izoluar dhe i indoktrinuar. Sot jemi përkrah NATO-s në të gjitha sfidat e saj për garantimin e paqes në botë“, u shpreh Meta.

Kreu i Kuvendit tha se mbështet politikën e zgjerimit të NATO-s. Sipas tij, anëtarësimi i Malit të Zi rrit sigurinë në rajon. “Shqipëria është një vend që ka jetuar në paqe me fqinjët. Përgëzoj Malin e Zi për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO“, theksoi Meta.

Për kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Michael Turner, Shqipëria ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për paqen në botë. Ai theksoi se shqiptarët kanë qenë një popull i privuar nga liria, por sot janë pjesë e aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake të globit.

Shqipëria ka qenë një partnere dhe aleate e rëndësishme e jona. Është kënaqësi e madhe të jemi në Tiranë në këtë eveniment të rëndësishëm. Nuk e ekzagjerojmë të themi se shqiptarët kanë qenë gjithnjë të privuar nga liria. Dhe sot janë një vend i rëndësishëm i Aleancës për ruajtjen e garantimin e paqes në botë“, u shpreh Turner.

Ai vlerësoi marrjen e ftesës nga Mali i Zi, duke e cilësuar këtë sukses për të gjithë rajonin. Turner tha se Shqipëria ka qenë mbështetëse e anëtarësimit të Malit të Zi.

Integrimi i Malit të Zi është një sukses jo vetëm për këtë shtet, por edhe për Shqipërinë. Është pikërisht Shqipëria ajo që ka patur një angazhim të madh në këtë proces. Ju tashmë keni eksperiencë, keni një vend të bukur dhe një popull të mrekullueshëm“, theksoi Turner.

Më poshtë disa nga fotot e realizuara gjate pritjes nga Franc Zhurda.

IMG_3061 IMG_3196 IMG_3084 IMG_3066 IMG_3049 IMG_3012 IMG_2978 IMG_2964 IMG_2953 IMG_2949
meta-1-5-690x450 META-5-690x450
IMG_2910

Share This Article
5 Comments
  • Shoku Ilir Floriri ja ke marre mire doren shtrimit te darkave, je bere profesionist. Delegacioneve te Asamblese Parlamentare ne Nato a u ke dhene ngjala sic ke bere me Berishen kur ishe ne koalicion e te shpetoji nga burgu dhe me Edi Corapekuqin qe beri kualicionin e rradhes, per vjedhje.

  • Ilir Meta ka thene afersisht se mbas nje izolimi ne diktature sot jemi ne NATO per sfidat e garantimit paqes ne bote. Shume e bukur per te qene e vertete. Me shume pran realitetit ministrja Kodheli kur i kerkoi NATO te zgjidhe problemet me ISIS dhe me refugjatet klandestine. Kjo gje nuk eshte fare e bukur, por te pakten eshte e vertete. Tjeter gje se sot NATO pelqen te bukurat dhe jo te vertetat.

  • NATO 25 VJET MBRON SHQIPETARET NGA DAJ META E TERE GLASEN E KORRUPTUAR SHQIPETARE APO KA ARDHUR TE MBROJE SALI NANO METEN NGA SHQIPETARET!?

  • Njëherë një vizitë e Çu En Lait shoqërohej me dhurimin e 500 tankeve ,100 Mig, mijra gryka zjarri Sot kanë ardhur qindra, që mbasi kërkuan të shkatërrojnë ushtrinë, bëjnë thirrje për më shumë shpenzime.Nuk jam nostalgjik , por NATo le të na dhurojë 200 Leopard ,100 fantom dhe disa grupe raketash …pas kësaj do tu shtroja një darkë……Sepse Sërbia dhe Greqia janë të armatosur deri në dhëmbë….kundër kujt?

  • OLIMPIA SESHTE FAJI I NATOS SE RAMA META KOKE QEPA SI KERKOJNE GJE .. ARME PER NE KUFIJTE ME SERBINE DHE GREKUN …. KATO NE SHQIPERI DUHET TI KERKOJEN ARME …POR META ESHTE I LUMTUR TE BEJE FOTO ME DISA TE HUAJ …. KJO VJEN NGA KULTURA E KATUNAREVE NE SHQIPERI …DHE PER KORRUPSIONI …. SE KA FAJIN BOTA ….. I ZOTI E NXJERRE GOMARIN NGA BALTA …POR SHQIPTARET PRESIN CDO GJE NGA AMERIKA NGA NATO .. .I MESOI ENVERI SI CUNA MAMI ……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *