Kosova do të jetë pjesë e mbrojtjes raketore të SHBA

Elton Tafaruci

Shtetet e Bashkuara kanë plane të mëdha për Ballkanin, ka vlerësuar analisti politik rus dhe anëtari i Akademisë së Shkencave ruse Petr Iskenderov.

Në një deklaratë për Radio Sputnik, Iskenderov ka thënë se këto plane nuk përfshijnë vetëm praninë e politike, por edhe ushtarake në pjesë të caktuara të Ballkanit.

Iskenderov beson se Kosova do të bëhet pjesë e një mburoje raketore të cilën Amerika do ta vendosë në Evropë.

“NATO, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duan të vënë Kosovën në qendër të planeve të saj politike dhe ushtarake, sidomos për shkak të vendndodhjes së saj të shkëlqyer në të cilën ndodhet ky territor”, ka thënë Iskenderov.

Baza ushtarake amerikane Bondsteel në afërsi të Ferizajt – Kosovë

NATO kohët e fundit e ka pranuar si anëtar Malin e Zi, si anëtarja e 29-të e Aleancës, në një kohë kur aleanca është duke u bërë gjithnjë e më aktive në krahët e saj lindor dhe jugor, duke iu referuar një kërcënimi sipas tij jo-ekzistent të Rusisë si një nga arsyet, ka vlerësuar Iskenderov për Sputnik.

Në qoftë se bëhet fjalë për këtë, Kosova mund të bëhet një nga nyjet e rëndësishme të mbrojtjes raketore, të cilat Uashingtoni i ka vendosur në Evropë.

Kohët e fundit, një sistem i mbrojtjes raketore është bërë operacional në Rumani, ndërsa në vitin 2018 e njëjta pjesë e mburojës raketore duhet të aktivizohet edhe në Poloni.

Share This Article
1 Comment
  • Ky aneta i akademise Ruse z.Petr ja ka futur kot fare duke edhe na i konfiguruar keto pamje !Je i gabuar zoteri!Ne terenin e kesaj gryke eshte vedosur infrastuktura e domosdoshme per ndetimin e nje piste per “Garat e Formula 1” si pista me e re ne bote,padyshim me ndihmen e amerikaneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *