Sherri me thika, i riu vret 55-vjeçarin

Elton Tafaruci

Një 54-vjeçar ka mbetur viktimë e një sherri me thika mëngjesin e së hënës në kryeqytet. Kështu rreth orës 10:20, në rrugën “Llambi Bonata” në Kombinat, Luan Koprencka është përleshur me dy të rinj.

Alban Hyka dhe Genc Bushi kanë qenë me thika, ndërsa 54-vjeçari në përleshje ka pasur një tullë në dorë. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive banale. Po sipas policisë, autori i dyshuar i vrasjes është  Alban Hyka.

Viktima është me origjinë nga Skrapari dhe jetonte prej disa vitesh në Kombinat. 55-vjeçari është goditur me thikë poshtë zemrës, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve.

Siç shihet edhe nga pamjet e TV Klan nga vendi i ngjarjes, vrasja ka ndodhur pak metra larg oborrit të shkollës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *