Presidenti maqedonas, George Ivanov, ka anuluar vizitën e tij në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Përmes një njoftimi, presidenca maqedonase ka njoftuar se anulimi i vizitës ka ardhur për shkak të incidenteve të fundit, ku u godit me vezë makina e kryeministrit Nikolla Gruevski.
Makina e kryeministrit Gruevski u sulmua me vezë disa ditë më parë në Tiranë. Gjithashtu, edhe vizita e kryeministrit Berisha në Shkup, dy ditë më parë, është shoqëruar me tensione.
