Shpërthim eksplozivi në një pallat

Elton Tafaruci

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi është shënuar në një pallat në kryeqytet. Rreth orës 01:30 të natës së lënë pas, në rrugën “Margarita Tutulani”, në katin e pestë të pallatit “Riviera”, ka patur një shpërthim.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale dhe është dëmtuar ashensori i pallatit. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i këtij shpërthimi ka qenë një sasi lënde plasëse,tritol. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje, si dhe për motivin e shënjestrën e eksplozivit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *