Muret në zemër të Europës

redaktor

Nga Alketa Aliaj*

Bashkimi Evropian ka lindur si rezultat i të drejtës të lëvizjes së lirë. Dhe ka qenë vullneti i ish-armiqve, të cilët u impenjuan për të garantuar lirinë e lëvizjes për qytetarët e tyre, me Traktatin Shengen, dhe të emigrantëve me leje qëndrimi që të jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian. Traktati i Romës, për të cilin do të festohet gjashtëdhjetë vjetori vitin e ardhshëm, është dokumenti në të cilin është njohur në mënyrë të qartë se kufijtë kombëtarë janë shkaku i luftërave. Shtetet që gjatë Luftës së Dytë Botërore kishin shkatërruar Evropën, nisën rindërtimin e paqes pikërisht duke u nisur nga të drejtat më të afërta të njerëzimit: Atë që sipas filozofisë kantiane secili nga ne, për të qenë i lirë, ka të drejtën të jetë i lirë të dalë nga vendi i tij duke mbartur me vete rrënjët e tij. Për Kantin, e drejta për të udhëtuar është një formë mbrojtjeje juridike e lidhur me kushtet që na lidhin për arsye të ndryshme, për të mbijetuar apo për t’u rritur më tej, të lëvizim nëpër botë, të vendosim të ikim në vende të tjera. Ideologjitë nacionaliste kanë ecur paralelisht me kulturën e të drejtës së lëvizjes, të cilat kanë lindur si rezultat i revolucioneve të 1700-s, por me qëllimin e bllokimit dhe rrëzimit, në qoftë se është e nevojshme, logjikën e asaj të drejte. Ideja e të qënurit shtet ka krijuar opinionin se shteti është diçka natyrale së bashku me të gjitha karakteristikat e tij: karakteristikat etnike, feja, gjuha dhe së fundmi kufijtë që i mbledhin të gjitha këto dhe i festojnë si “të shenjta”. Nga radikalizimi i këtyre koncepteve nacionaliste kanë lindur mostrat e shekullit të njëzet, si Altiero Spinelli, Ernesto Rossi e Ursula Hirschmann, të cilët kishin shkruajtur në Manifestin e Ventotene-s: militarizmi, kolonializmi, luftrat evropiane, politikat e spastrimit në emër të racës së pastër. Historinë me sa duket nuk e mbajmë mend dhe aq mirë për derisa po ndërtojmë mure midis Italisë dhe Austrisë, Hungarisë dhe Ballkanit, Maqedonisë dhe Greqisë. Filozofi italian Benedetto Croce, pohonte që historia nuk është mjeshtër i jetës.

Çdo brez pretendon të drejtën për të bërë të njëjtat gabime të paraardhësve të tyre, me arsyetimin që kontesti historik ndryshon, kështu që nuk janë të njëjtat gabime. Dhe është pikërisht kundër relativizmit të kontekstit që praktika e së drejtës është munduar të çajë – çfarë vlere do të kishte firmosja e traktateve në qoftë se nuk konsiderojmë se kushtet historike edhe pse të ndryshme, mund të qeverisen nga ne, nga “vullneti ynë i mirë”? Shtetet europiane, ato që kanë nënshkruar ose kanë aderuar në Paktin e Romës dhe në paktet në vijim, duken që kanë harruar historinë e kohëve të fundit dhe logjikën e të drejtave. Pra, ato vendosin tela me gjemba përgjatë linjave imagjinare që ndajnë njërin nga tjetri, pikërisht në momentin që mendojnë të mbajnë jashtë ata që nuk janë shtetas. Nuk e dimë në qoftë se qytetarët e këtyre shteteve janë të informuar mbi pasojat që telat do të kenë mbi lirinë e lëvizjes. A e dinë austriakët apo hungarezët që telat me gjemba të mbyllin brenda në të njëjtin moment kur lënë jashtë refugjatët? Opinioni publik duhet të qartësojë faktin që e drejta e lëvizjes ka dy drejtime, jo një: hyrje dhe dalje. Dhe të dalësh imponon një shtet tjetër të pranojë atë që del. Muret, fizike apo administrative, janë për fat të keq të fshehur nën një mal propagande nacionaliste që të tregon vetëm një anë të historisë.

Në qoftë se Muri i Berlinit ishte për të bllokuar të drejtën e daljes nga kufijtë për popullatën e Gjermanisë komuniste, këto mure të reja proteksioniste do të duhet të pengojnë hyrjen e emigrantëve. Muret anti-emigrant që lindin në zemër të Europës janë një mënyrë shumë konkrete për të thënë që, ata që i ngrenë mendojnë të ruajnë privilegjet e tyre të vogla, për qëllimet që vetëm ata të mund t’i gëzojnë. Muret vënë në dukje një kontradiktë që prek shoqërinë globale: atë të një kulture të lartë, që mbart vlerat universale e kozmopolite e që sidoqoftë qëndron në pakicë, dhe një kulturë të përhapur popullore, e cila ndërsa kënaqet me konsumin global është e tmerruar nga globalizimi. Ajo ka frikë nga pasiguria ekonomike që mund të zhvillojë një ngjitje pas një mirëqenie që duket gjithmonë më e cekët, e brishtë dhe bashkëkohore. Të djathtat e reja europiane bëjnë bashkë dy ide: interesat ekonomike të klasës së mesme dhe punëtore (shkurtim i politikave sociale dhe masave shtrënguese të vendosura nga Pakti për Stabilitet Evropian i kanë bërë ato më të ekspozuar ndaj krizës) dhe gjuhën e komunitetit kombëtar (nacional). Arsyeja që mban lidhur çdo gjë dhe justifikon ndërtimin e mureve është diçka e re: konspirativizmi, kultura e komplotit ndërkombëtar e ushqyer nga atentatet terroriste dhe nga propaganda e ISIS. Këto janë arsyet që terrorizojnë nga themelet Europën.

*Eksperte e Fondacionit “Franco Verga” mbi migracionin (Milano)

Share This Article
3 Comments
  • E vlerësoj shumë opinionin e dhënë nga znj. Alketa. Lidhur me këtë çështje dua të shpreh edhe disa mendime. Në dy vitet e fundit jemi bërë dëshmitarë të një lëvizjeje masive emigrantësh drejt Europës. Shumica e tyre, me prejardhje nga Siria, Iraku, Libia dhe Afganistani, janë zhvendosur për shkak të luftimeve të vazhdueshmë nga shtetet e tyre. Por përveç tyre po drejtohen drejt vendeve të Europës shumë emigrantë edhe nga Kontinenti Afrikan. Pikërisht ky numër i madh emigrantësh, të cilët kanë hyrë ose janë në portat e Europës, është vënë në qendër të debatit publik. Për fat të keq, debati është drejtuar nga një sens i tepërt alarmant dhe, për këtë arsye, ka dështuar në gjetjen e zgjidhjeve konkrete. Është pikërisht ky sens alarmi që ka krijuar jo vetëm shumë keqkuptime rreth situatës, por ka limituar në mënyrë të drejpërdrejtë edhe aftësinë e vendeve europiane për të analizuar në mënyrë objektive situatën dhe për të gjetur zgjidhje konkrete. Pavarësisht kësaj, Bashkimi Europian ka ende mundësi të zhbëjë gabimet, teksa ka të gjitha mundësitë dhe resurset e nevojshme për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për këtë çështje.
    Marrëveshja BE-Turqi adreson kalimin e emigrantëve nga Turqia drejt Greqisë, por kjo është vetëm një nga trajektoret e shumta që ndjekin emigrantët. Megjithëse është padyshim rruga më e ndjekur dhe më e preferuar, ajo nuk është e vetmja. Bashkimi Europian vendosi ta eliminojë këtë rrugë, por gjasat janë që ky veprim do të rrisë fluksin në pikët e tjera të hyrjes. Për të mos lejuar këtë fakt, Bashkimi Europian duhet të arrijë marrëveshje me vende të tjera përveç Turqisë. Rrugët e tjera të kalimit të emigrantëve janë Turqi-Bullgari, Turqi-Itali, Libi-Itali, Marok-Spanjë dhe Rusi-Finlandë. Nëse të gjitha pikat hyrëse nuk vendosen nën kontroll, ekziston rreziku konkret që marrëveshja me Turqinë të rezultojnë thjesht në zhvendosjen e fluksit. Kjo nuk do e zgjidhte krizën dhe, për më tepër, do të krijonte edhe më shumë shqetësime për sa i përket sigurisë dhe të drejtave të emigrantëve, teksa emigrantët do të ndiqnin rrugë më të gjata dhe më të rrezikshme.
    Është fakt që vendet e Golfit si Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Bahreini, deri më sot, nuk kanë pranuar refugjatë sirianë. Por, këto vende kanë obligime morale po aq sa Europa dhe, me veprimet e tyre, thjesht u janë shmangur atyre obligimeve. Bashkimi Europian duhet t’i përfshijë këto vende në adresimin e situatës. Vendet e Golfit kanë mjete të mëdha financiare që mund të përdoren për sistemimin e emigrantëve. Në të njëjtën kohë, këto vende kanë dhe mjaft pika të përbashkëta kulturore me Sirinë, çka do e bënte vendosjen dhe integrimin e këtyre emigrantëve në këto vende më të lehtë. Libani dhe Jordania janë shembuj mjaft domethënës në këtë drejtim. Për të gjitha këto arsye, është i nevojshëm një kompromis me këto vende, për të shpërndarë si përgjegjësinë morale, edhe atë financiare. Bashkimi Europian e bëri pjesë të zgjidhjes Turqinë nëpërmjet një marrëveshjeje politike. Duhen bërë përpjekje për të arritur të njëjtën gjë edhe me vendet e Golfit.
    Shembilli më i mirë për integrimin e emigrantëve në Europë është Suedia. Shumica e indikatorëve flasin për një nivel të lartë integrimi në shoqërinë suedeze. Dhe faktorët që kanë ndikuar në këtë drejtim janë mundësitë për punësim, aksesi në arsim dhe legjislacioni që garanton mundësi të barabarta për të gjithë. Megjithëse Suedia nuk e ka lehtësuar marrjen e nënshtetësisë nga ana e emigrantëve, lejeqëndrimet suedeze garantojnë trajtim të barabartë dhe mundësi të njëjta për emigrantët. Ky është një model i mirë që duhet parë dhe asimiluar nga të gjitha vendet europiane.
    Çështja e emigrantëve do të zgjidhet njëherë e mirë vetëm atëherë kur të mos ketë lëvizje masive të njerëzve nga vendet e tyre. Dhe këtu qëndron dhe thelbi ekzistencial i problemit. Është lufta ajo që ka sjellë si rrjedhim këtë masë të madhe emigrantësh. Është lufta në Siri, e cila ka vite që vazhdon tashmë. Është lufta në Libi. Dhe, sigurisht, është lindja dhe forcimi i Shtetit Islamik. Por, në Europë më shumë se kudo tjetër, debati në lidhje me emigrantët ka zhvendosur nga opinioni publik faktin se në rradhë të parë është pikërisht lufta në ato vende që duhet adresuar. Nevojiten përpjekje të reja për ta ndaluar luftën dhe për të mundësuar vendosjen e regjimeve legjitime.

  • E vlerësoj opinionin, shumë profesionistë. Një problem shumë aktual që kërkon një mbështetje nga të gjitha vendet e BE. Në dy vitet e fundit jemi bërë dëshmitarë të një lëvizjeje masive emigrantësh drejt Europës. Shumica e tyre, me prejardhje nga Siria, Iraku, Libia dhe Afganistani, janë zhvendosur për shkak të luftimeve të vazhdueshmë nga shtetet e tyre. Por përveç tyre po drejtohen drejt vendeve të Europës shumë emigrantë edhe nga Kontinenti Afrikan. Pikërisht ky numër i madh emigrantësh, të cilët kanë hyrë ose janë në portat e Europës, është vënë në qendër të debatit publik. Për fat të keq, debati është drejtuar nga një sens i tepërt alarmant dhe, për këtë arsye, ka dështuar në gjetjen e zgjidhjeve konkrete. Është pikërisht ky sens alarmi që ka krijuar jo vetëm shumë keqkuptime rreth situatës, por ka limituar në mënyrë të drejpërdrejtë edhe aftësinë e vendeve europiane për të analizuar në mënyrë objektive situatën dhe për të gjetur zgjidhje konkrete. Pavarësisht kësaj, Bashkimi Europian ka ende mundësi të zhbëjë gabimet, teksa ka të gjitha mundësitë dhe resurset e nevojshme për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për këtë çështje.
    Marrëveshja BE-Turqi adreson kalimin e emigrantëve nga Turqia drejt Greqisë, por kjo është vetëm një nga trajektoret e shumta që ndjekin emigrantët. Megjithëse është padyshim rruga më e ndjekur dhe më e preferuar, ajo nuk është e vetmja. Bashkimi Europian vendosi ta eliminojë këtë rrugë, por gjasat janë që ky veprim do të rrisë fluksin në pikët e tjera të hyrjes. Për të mos lejuar këtë fakt, Bashkimi Europian duhet të arrijë marrëveshje me vende të tjera përveç Turqisë. Rrugët e tjera të kalimit të emigrantëve janë Turqi-Bullgari, Turqi-Itali, Libi-Itali, Marok-Spanjë dhe Rusi-Finlandë. Nëse të gjitha pikat hyrëse nuk vendosen nën kontroll, ekziston rreziku konkret që marrëveshja me Turqinë të rezultojnë thjesht në zhvendosjen e fluksit. Kjo nuk do e zgjidhte krizën dhe, për më tepër, do të krijonte edhe më shumë shqetësime për sa i përket sigurisë dhe të drejtave të emigrantëve, teksa emigrantët do të ndiqnin rrugë më të gjata dhe më të rrezikshme.
    Është fakt që vendet e Golfit si Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Bahreini, deri më sot, nuk kanë pranuar refugjatë sirianë. Por, këto vende kanë obligime morale po aq sa Europa dhe, me veprimet e tyre, thjesht u janë shmangur atyre obligimeve. Bashkimi Europian duhet t’i përfshijë këto vende në adresimin e situatës. Vendet e Golfit kanë mjete të mëdha financiare që mund të përdoren për sistemimin e emigrantëve. Në të njëjtën kohë, këto vende kanë dhe mjaft pika të përbashkëta kulturore me Sirinë, çka do e bënte vendosjen dhe integrimin e këtyre emigrantëve në këto vende më të lehtë. Libani dhe Jordania janë shembuj mjaft domethënës në këtë drejtim. Për të gjitha këto arsye, është i nevojshëm një kompromis me këto vende, për të shpërndarë si përgjegjësinë morale, edhe atë financiare. Bashkimi Europian e bëri pjesë të zgjidhjes Turqinë nëpërmjet një marrëveshjeje politike. Duhen bërë përpjekje për të arritur të njëjtën gjë edhe me vendet e Golfit.
    Shembilli më i mirë për integrimin e emigrantëve në Europë është Suedia. Shumica e indikatorëve flasin për një nivel të lartë integrimi në shoqërinë suedeze. Dhe faktorët që kanë ndikuar në këtë drejtim janë mundësitë për punësim, aksesi në arsim dhe legjislacioni që garanton mundësi të barabarta për të gjithë. Megjithëse Suedia nuk e ka lehtësuar marrjen e nënshtetësisë nga ana e emigrantëve, lejeqëndrimet suedeze garantojnë trajtim të barabartë dhe mundësi të njëjta për emigrantët. Ky është një model i mirë që duhet parë dhe asimiluar nga të gjitha vendet europiane.
    Çështja e emigrantëve do të zgjidhet njëherë e mirë vetëm atëherë kur të mos ketë lëvizje masive të njerëzve nga vendet e tyre. Dhe këtu qëndron dhe thelbi ekzistencial i problemit. Është lufta ajo që ka sjellë si rrjedhim këtë masë të madhe emigrantësh. Është lufta në Siri, e cila ka vite që vazhdon tashmë. Është lufta në Libi. Dhe, sigurisht, është lindja dhe forcimi i Shtetit Islamik. Por, në Europë më shumë se kudo tjetër, debati në lidhje me emigrantët ka zhvendosur nga opinioni publik faktin se në rradhë të parë është pikërisht lufta në ato vende që duhet adresuar. Nevojiten përpjekje të reja për ta ndaluar luftën dhe për të mundësuar vendosjen e regjimeve legjitime.

  • Simbas organizates PNUD qe meret me zhvillimet globale vendet e Europes dhe amerikes se veriut Kanada plus SHBA per te mbajtur sitilin e jeteses dhe te knsumit qe gezojne sot i duhen 80% te burimeve ekonomike boterore nerkohe qe ato perbejne 18% te popullsise boterore.Pjesa tjeter e popullsise boterore qe eshte 82% duhet te kenaqet me 20% qe mbetet Sipas ketyre shifrave duket qarte qe vala e emigranteve nik mund te ndalet. Evetmja gje qe mund te beje Europa eshte te ngrejje mure akoma me te larta akoma me te pakapercyeshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *