Ç’deshe i paudhë gjer në Pogradec?!

redaktor

 

S’e them vetëm unë,
ndaj s’janë thashetheme,
e gjithë jeta jote,
ka kaq shumë probleme!

Gjer në nëntëdhjetën,
me të kuq je shkruar,
ishe komunist,
dhe shumë i betuar!

Partia të kishte,
në vijën e parë,
në gjyq të Shoshorit,
dole dëshmimtar!

Shoshori shkroi trakte,
kundër Nënë Partisë,
ndaj ti s’mund ta falje,
bir’ i malësisë!

Dy kolegë më pas,
i ke internuar,
se për komunizmin,
ishe i betuar!

S’e dimë si ju qepe,
Sekretarit’ Parë,
në një cep të varkës,
rrije si qyqar!

Neve e botuam,
foton në bodec,
ç’deshe – i paudhë,
gjer në Pogradec?!

Ç’deshe gjer aty,
o derrka i derrit,
apo do t’i bëje,
atentat Enverit?

Kjo besoj do jetë,
ndryshe pse do vije,
ishe demokrat,
po këtë s’e dije!

Ishe demokrat,
por as vetë s’e dije,
e dinte Enveri,
ndaj të la në hije!

Natyrisht që tallem,
po jam brënda loje,
Enveri s’e dinte,
që ti ekzistoje!

Ndaj i bëre hasha,
ata që të kuan,
i urren kaq shumë,
se s’të vlerësuan!

Po ti si i ardhur,
nga shpellë e ariut,
kishe ecur shumë,
si mjek i Hysniut!

Po dhe aty kishe,
helmin e marazit,
sepse ishe ndihmës,
i Dine Abazit!

Kjo është e vërteta,
o njeri i gjorë,
ti vdisje për pak,
Komitet Qëndror!

Në Kongres të radhës,
ishe kandidat,
partia u prish,
ndaj nuk pate fat!

Kongresi s’u bë,
për fat të doktorit,
se s’e lanë të bëhej,
ngjarjet e Dhjetorit!

Dhe të gjithë të panë,
se nuk ishin qorra,
Azemit-flamurin,
ia more nga dora!

S’e dimë si e qysh,
u fute në lojë,
Azemi s’është gjallë,
që të na tregojë!

Të gjithë të dinë,
të gjithë të kanë parë,
se si edhe mushkën,
e ke bërë me barrë!

Ti nuk je unik,
po je i dyzuar,
ndaj kafshon këdo,
si ujk i tërbuar!

Ulërin si ujk,
me zhurmë e me bujë,
gjer sot të ka ecur,
kungulli në ujë!

 

P.S. Satirë e marrë nga libri “Aliu dhe Saliu” – botim prill 2013. Ky libër u shpërnda në mijëra kopje në fushatën e 23 Qershorit 2013.

Share This Article
6 Comments
  • Ketu shkelqen penda e arben dukes!Kur e shoh ne maje te bodecit kete shkarravinen patetike nga skuterrat e vucidolit me kenaqet shpirti.

  • pene e arte ben duka te lutem nje pohem per nishanlliun se neser ka protest tek liqeni bashke me birishen

  • uuuuuuaaa ,po cfare ben mar shok ,cfare ben ???
    sa mora te shkruaja une “dhe kur thote dita njemije ,nenes prap i duken pak ” ti qenke perseri te Saliu
    ne fakt ti je te Envorri , nuk rri dot pa kumandar
    ah sa te drejte ke ,vetem Saliu ka qene komunist ,vetem ai qe marrte nga ditet tuaja …juve joooo ,nuk shtyheshit e peshtyheshit per partine juve
    po dale mar shok se ti i telendise kamunistet fare ,po me duken te gjithe si Saliu
    po ju bijte me te mire i benit komunist ,tani dalka biografi e keqe te kesh qene komunist ??? !
    s’po marr vesh asgje ,per nder te Nexhmijes ,u be lemsh kjo pune
    merre qete me Azemin ,se ti shpetove paq nga Azemi ,ti dhe biroja e dini vete juve 😛

    mushke me barre apo pa barre se di une , po ama Rroshi iku , Griselda ishte me jastek ne fakt , po se di pse iku dhe Rroshi ….nuk di pse te ndryshket lapsi ty ,dhe merresh me Pogradecin ,po ama Saliu nga fb po ju dergon ne ….drejtimin e duhur
    ju kane marre sysh komunistet e rinj …jeni ber per tu peshtyre ….jo ne kuptimin e keq …keshtu per sy thashe ….aman kendoju noj nuske ketyre te rinjve se
    ngelet pa parti …nxirrni Ermalin e Xibrakes dhe beni ndonje gje ,
    se po ju kafshon te gjithve Saliu 😛 😛

  • Une jam salier i kopese se saliereve, dhenve, dhive, derrave, qenerve, gomereve, ujqerve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone te kete lidhje me keto thashetheme. Ai egersire nuk mund te kete qene as zagar i i oxhakut te Enver Hoxhes. Ai shpellar nuk mund te jete as spiun i Serbise. Turma jone eshte me e çmendura, llumi i perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte shpellari ne krye te kopese tone. Na e kemi per nder te udhehiqemi nga nje shpellar, egersire, kriminel, spiun i Serbise.

  • Sali haram berishovici , shpellar, ishte shpellar mbeti, primitiv, perbindesh , kodosh. Gjeti shesh beri , pershesh keto 26vjet, se dhe ps ska burra, ka legena, gjatoshi rilindjes mavri. Ndej dhimbje, per vendin , dhe popullin tone, per drejtesine , e munguar ne keto 26vjet , shkerdhatokraci, alla berishjane, e te katovicarit, serbo -boshnjakut, nga ,fushe tale e shkoder, jago alise. Shqiptaret, drejtesine do ta shikojne vetem me dylbi, se hajduti, hajdutin, nuk e denon. Je i Nderuar, Arben Duka, per vargjet qe shkruan, i godet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *