Thonë që arti është forma më e veçantë e individualizmit: dalim nga vetja dhe i drejtohemi tjetrit.
Rafting në Osum nuk është vetëm sport, është arti i Blerina Agos dhe Zamo Spatharës.
Ndoshta nuk i bën ata të dy “me shumë lekë” po i bën të gjithë ata që e kanë provuar të ndihen mirë.
U zgjon dëshirën të jenë më të mirë. Mbi të gjitha, ta shohin Shqipërinë ndryshe.
Në fakt, befasia për atë që e provon për herë të parë është e papërshkrueshme.
Duhet të rikthehesh që të mund ta shijosh pa t’u mbajtur fryma.
Kush ka parë në TV ujëvara mahnitëse, le të mësojë se 8 të tilla gjenden në Osum vetëm përgjatë 10 kilometrave që zgjat rafting nga pika e nisjes në pikën e mbërritjes.
Meqë jemi të ujëvarat mos humbni shansin e pabesueshëm për t’i vendosur emrin njërës prej tyre.
Natyra përgjatë atyre 10 kilometrave ujë dhe shkëmb është aq e virgjër sa ujëvarat janë ende “pa emër”.
“E para ishte Blerina” – thonë shpesh ata qe e kanë provuar tashmë këtë ofertë unike të turizmit shqiptar. Dhe në fakt me të drejtën e zbuluesve, Blerina dhe Zamo i kanë pagëzuar tashmë disa prej ujëvarave.
Ujëvara e Artë, Ujëvara e të Dashuruarve, Ujëvara Shampanjë, Vello e Nuses…
Këto janë disa nga emrat e vendosura tashmë.
Por nuk kanë mbaruar.
Një prej ujëvarave u pagëzua dy javë më parë nga ministrja e kulturës Mirela Kumbaro.
Ujëvara Balerinë – e quajti ajo njërën prej ujëvarave më të bukura të kanionit që shfaqet e madhërishme mbi kokat e vizitorëve në barkë, në kilomentrin e shtatë të udhëtimit.
Në foto janë pamjet e disave prej tyre:













Qfare mrekullie!!!
cfare do te thote qfare,mer derr
Mbrekullit,ne vendin e te mbrekullueshmve