Largimi i Roshit dhe Xhelilit, zgjedhje të parakohshme në Dibër dhe Kavajë

Elton Tafaruci

Në Kavajë dhe në Dibër do të rimbahen zgjedhjet lokale, vetëm 1 vit pasi u zgjodhën kryetarët e bashkive, përkatësisht Elvis Roshi (PS) dhe Shukri Xhelili (PS-LSI).

Zgjedhjet e parakohshme mbahen pikërisht në dy zona, ish-bastione të PD, por që në zgjedhjet e fundit (qershor 2015) u fituan nga të majtët.

Kryebashkiaku  i Kavajës dha dorëheqjen sot pasi ishte d%nuar kur kishte qenë 16 vjeçar për kalim të paligjshëm në Itali. Roshi e kishte mandatin e dytë në krye të bashkisë së kavajës, duke mundur demokratët që e kanë patur bastion të tyre Kavajën, pasi aty ishte zgjedhur deputet prej vitesh edhe Sali Berisha. Data e zgjedhjeve pritet të shpallet nga Presidenti, pasi Kryeministri të ketë pranuar zyrtarisht kërkesën e dorëheqjes së Roshit.

Sakaq, Shukri Xhelili u shkarkua disa javë më parë pas publikimit të një videoskandali ku i kërkonte seks një punonjëseje të Bashkisë. Por procesi është pezulluar pasi Xhelili e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë dhe fillimisht duhet pritur qëndrimi i Gjykatës përpara se të organizohen zgjedhjet.

Dibra ishte një tjetër bastion që iu rrëzua demokratëve në zgjedhjet e vitit të kaluar. Pas katër mandateve të Ilir Krosit të PD­ së, dibranët ia besuan Bashkinë kandidatit të së majtës Shukri Xhelili, i cili e fitoi me rreth 400 vota.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *