Shembet ndërtesa, 70 viktima në Bangladesh

redaktor

Të paktën 70 persona kanë gjetur vdekjen dhe shumë e shumë të tjerë mendohet të kenë mbetur nën gërmadhat e një ndërtese tetëkatëshe, e cila u shemb në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka. Burime qeveritare thanë se janë ndërmarrë përpjekje të ethshme për kërkimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve nën gërmadha, mirëpo shanset janë të vogla, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 200 persona. Në operacione është aktivizuar edhe ushtria.

Shëmbjet e ndërtesave janë të zakonshme në Bangladesh pasi shumë prej ndërtesave shumëkatëshe ngrihen jashtë rregullave të sigurisë. Ndërtesa në fjalë strehonte një fabrikë veshjesh, një bankë dhe disa dyqane të tjerë e u shemb në orët e pikut të trafikut. Një numër i madh njerëzish u mblodhën në vendngjarje për të gjetur miqtë dhe familjarët e tyre.

Nuk dihet ende me saktësi se çfarë e shkaktoi shembjen, mirëpo njoftime në median lokale thonë se një krisje ishte diktuar në të, që ditën e martë. Policia tha se shembja kishte nisur nga catia e brenda një kohe të shkurtër e gjithë struktura ra përtokë. Të mbijetuarit treguan skena terrori për momentin e shembjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *