Artisti i shquar i humorit, Luftar Paja nuk është këto ditë në Tiranë. Prej disa ditësh ai ndodhet në Orikum të Vlorës, ku i pëlqen të kalojë muajt e verës.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit Luftari është “arratisur” nga Tirana më herët, papritmas dhe me një ngut të paparë.
Kur Luftari është në Tiranë unë takohem thuajse çdo ditë me të dhe ndajmë hallet dhe shqetësimet e kohës që jetojmë.
Në fakt, rrahim ujë në havan, sepse askush nuk i dëgjon dhe nuk shqetësohet nga këto kontestimet tona.
Mirëpo, pak ditë që mungoi Luftari dhe unë e shokët e tjerë e ndjemë mungesën e tij.
Dhe i telefonova menjëherë i shqetësuar. Ja biseda që bëra me Luftarin me të…
– Alo! Luftar! Ku je? Na ke bërë merak të gjithëve?
– Po ku të jem, o Xhevdet? Këtu në Orikum jam. Erdhi behari…
– E di, o Luftar që nuk të ndahet xhani nga Orikumi e nga Vlora. Po sivjet ke ikur si më shpejt nga herët e tjera… Si është puna? Pate ndonjë hall?
– Ta them unë, po më përpara më thuaj ti si po vete reforma në drejtësi? Do ia vënë vulën këtë behar apo jo?
– Aq shumë merak e ke Luftar? Hap televizorin e lexo gazetat të marrësh vesh se çfarë bëhet. Sidoqoftë me sa duken bathët janë larg pashkët…
– Jo, nuk shikoj televizor. Edhe gazetat me raste i lexoj, kur më thonë miqtë për ndonjë gjë interesante. Kam rënë rehat këtu… Domethënë prapë s’kemi gjë në torbë hë për hë e do na duhet të presim edhe kushedi sa kohë. Prapë do shikojmë ëndrra me sy hapur… Kur isha aty në Tiranë pashë një ëndërr që nuk di si ta shpjegoj. Në gjumë m’u bë sikur ishte gati për t’u votuar reforma, salla e parlamentit e mbushur plot e përplot, deputetët ishin të qeshur pasi më në fund ishte arritur konsensusi. Ne të gjithë i kishim sytë e zemrën në atë sallë dhe na ishte bërë zemra mal nga ajo dashuri dhe mirësi që rrezatonin fytyrat e deputetëve. Kur sa hapi gojën kryetari për të filluar votimi, u ngrit Saliu me një palë brekë në dorë dhe u bë shamata e madhe. Saliu u nxeh e tha: Nuk jemi dakord… Dhe duke tundur brekët doli nga salla. Pas tij fësht ia mbathën të gjithë deputetët e PD-së që nga Jozefina, Edi Paloka, Kastriot Islami, Flamur Noka, Arben Ristani… Nuk e di pse nuk më zuri syri Eduard Halimin… Mbase do ta kisha parë edhe atë, po aty më doli gjumi dhe ëndrra u prish.
Ore, mos po bën ndonjë gomarllëk e m’i nxjerr në gazetë këto muhabetet që bëjmë…
– Në asnjë mënyrë! Do them vetëm ndonjë gjë nga këto muhabetet e tua se kam vënë re që të pëlqejnë lexuesit…
– Mirë, po me një kusht: Mos më përziej me politikën. Aman! Më ka ardhur në majë të hundës…
– Po kush të tha se do të pyesja për politikën?
– Jo e thashë kot me që erdhi llafi. Dhe sidomos mos më pyet për Saliun… Aman, të keqen…
– Meazallah! Absolutisht jo. Vetëm po të pyes prapë: më thuaj pse ike nga Tirana më herët se vitet e tjera?
– Ta them troç: M’u mërzit Tirana. Dhe e di pse m’u mërzit: Nga brekët e Shukriut dhe pordhët e Saliut. Hapja televizorin në shtëpi dhe nuk e kuptoja nga vinte një erë e keqe. Dilja në rrugë, sa takoja një mik, pyetja e parë që më bënte: E pe atë kryetarin e Dibrës me brekë? Shkoja në kafene: I njëjti avaz: Brekët e Shukriut e dënglat e Saliut. Besoje apo jo, po këto ma bënë të pamundur qëndrimin e mëtejshëm në Tiranë, deri nga vjeshta, sa të jenë harruar këto gjëra të neveritshme. Ja, për këtë ia mbatha të mbledh mendjen e të qetësoj shpirtin.
– Po mirë o Luftar, ç’punë kanë brekët e Shukriut me fjalimet e Saliut?
– O miku im, ti jeton në këtë dynja, apo jo? Po Shukriu, ai fakiri i Dibrës ra viktimë për të justifikuar lojën e Saliut…

– Nuk po të kuptoj Luftar. Videoja e kryetarit të bashkisë së Dibrës ishte origjinale. Ç’hyn këtu Saliu?
– Si ore nuk hyn? Akoma nuk e ke kuptuar se këto janë lojërat e Saliut? Se në vend të merreshin me punë të tjera të rëndësishme, u bë një muaj e ca që flitet vetëm për Shukriun. Po aty janë vrarë njerëz në mes të Tiranës dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Aty është bërë kërdia me korrupsion dhe ke dëgjuar të dënohet ndonjëri? Jo. E pra, tani e kuptove ku e kam llafin?
– Jo, ende nuk e kam kuptuar plotësisht…
– Jazëk të qoftë! Ja po ta them unë! Këto janë skenare që i kurdis vetëm një dorë: dora e Berishës. Pse do thuash ti? Që të mos bëhet reforma në drejtësi. Kjo është e gjitha. Prandaj Saliu shet pordhë tani…
– Më fal Luftar, por në këtë mënyrë të foluri duket se po fyeni një ish-president dhe një ish-kryeministër që e ka dominuar skenën politike të këtij vendi për 25 vjet me radhë…
– Ore ti thuaj çfarë të duash për të. Bëje dhe mbret të planetit Mars po deshe. Por ai është ai që është. Nuk të thashë kot që në fillim që vetëm për Saliun mos më pyet… I kam prerë një herë e mirë urat me Saliun unë… E ftova vjet për kafe, i thashë të linte politikën e ta linte të qetë këtë vend. E këshillova të dilnim e të shëtisnim kalamaqërit, domethënë nipërit e mbesat, po ai nuk më dëgjoi. Unë i dola borxhit. Nashti le ta mbajë! Le të lexojë edhe ato që shkruan Pëllumb Kulla nga Amerika… Le të lexojë edhe vjershat e Arben Dukës… Nejse, kot ta thashë këtë, prandaj të kërkova që në fillim të mos më pyesje për Saliun…
– Nuk të pyeta për Saliun, o burrë i dheut. Desha vetëm një sqarim…
– E, ça sqarimi do?
– Po ja. Saliu foli në Kuvend dhe foli si di ai të flasë, me të shara e të bërtitura. Përmendi edhe Enverin dhe kërkoi dekriminalizimin e Kuvendit… Për atë fjalor u dënua me 10 ditë përjashtim nga seancat e Kuvendit… Dhe u dënua për herë të dytë, pa u bërë një muaj. E keqja se për aq ditë sa është dënuar Saliu, e gjithë PD-ja do rrijë jashtë Kuvendit. A nuk tregon kjo se kush i bllokon reformat?
– (Qesh me të madhe) Paska dalë ajo ëndrra që të tregova. Nuk po shikoj të lëvizë ndonjë gjë. Edhe llafet që u thanë janë pordhë. Mirëpo kemi një llaf ne këtej nga jugu: Nuk tundet haleja nga pordhët. E ça iu prish Saliut pse e dënuan me 10 ditë? Hiç o gjë. Është njëlloj sikur të dënosh mikun tim Hodo Hodajn me 10 ditë të vijë të hajë peshk e të pijë verë e raki me mua këtu te Babalja në Orikum. Po deshi le të vijë edhe me shokë të tjerë. Le të vijë me Rifatin, me Ymerin, me Moikomin. Bashkohu edhe ti me ta po munde… Ore, e kuptoni se ata po tallen me këtë popull?
– Me ne të DITA-s e ke Luftar?
– Jo or jo, nuk e kam me ju të DITA-s. E kam me ata të politikës së madhe. Se ju të DITA-s ua jepni në lule të ballit. Po dëshira ime është që ato që shkruani ju t’i lexojnë politikanët e qeveritarët e t’i bëjnë realitet. Do bëhet realitet apo jo, këtë nuk ua them dot. Se për politikën ka një llaf të rëndë që nuk ma nxë goja ta them…
– Mos deshe të thuash ‘e përdalë’?
– E the ti. Unë nuk thashë gjë…
Intervistoi Xhevdet Shehu

I madh Luftari…o cuuun…
jam i befasuar nga ky editorial i gazetes Dita i cili ka kohe qe e ka lene rrugen e zotit
c’jane keto perkedhelje per nje nga monstrat me te medha qe ka nxjerre shoqeria njerzore per te gjitha kohrat.
Ika nga brekët e Shukriut ,,impotenca kriminale e Ramiut, krimet e Saliut nga pordhët e Lu-iut…DO ISHTE ME SAKTE
Pse ju ditoret e Dites nuk ekeni kuptuar akoma se sot
-klasa politike
-paneli dipllomatik
dhe intelektualet ( kadareja,pellumb kukulla ,xhevdet shehu & luftar paja) po tallen me ate popull qe po vuan me shume se ne kohen e zogizmit fashizmit dhe komunizmit te marra se bashku
23 QERSHORI NJE TALLJE MAKABRE SHUMEDIMENSIONALE SEPSE:
PUSHTETI ABSOLUT PARALEL I SALI MONSTRES:
1-PRESIDENTI
2-K/PROKURORI
3-KRYETARI SHIKUT
4-KLD
5-KLSH
6-70% E ADMISTRATES
7-VOA E ELEZ BIBERISHES
8-VATRA
9- GJYKATAT SHQIPTARE
10-DONALD LULUSHI
11-HELMUTI ALEMANIES
12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
15-KU KLUS KLANI FRANGAJ-FEJZIU
+++++++++++++++++++++
KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME: zoti xhevdet, luftar apo ky pellumbi i rrefenjave te marikes ??
1-vrau ne 21 janar 2011
2-dogji ne gerdec 26 veta
3-tradhetoi qe shiti detin
4-tradhetoi te varrezat e grekut
5-sabotoi uck
6-furnizoi miloshevicin
7-beri genocid ndaj haklajve
8-zhduku remzi hoxhen
9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
10-dogji vendin e ne 1997
Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..dhe kjo nuk behet duke blegeritur me keto artikuj por ti drejtoheni
SHTETIT AMERIKAN DHE BASHKIMIT EUROPJAN VETEM ME PAK FJALE:
PSE TE NDERUAR ALEATE PO MBRONI ME CDO KUSHT PERBINDESHIN BERISHOVIQ QE PO MBROHET HAPUR NGA PORDHET TYMUESE TE LU-SE PODESTAVE BERISHIANE ??
Diktatura komuniste kishte shume te keqija.Njera me e keqe se tjetra.
Por,nje nder te keqijat me te medha te saja,ishte prodhimi ne seri i njeriut te ri socialist.
Shoku Paja eshte prototipi i njeriut te ri socialist.
Nese ka nostalgjike te vertete,me zemer dhe shpirt,te regjimit diktatorial,jane pikerisht njerez si shoku Paja.
Nuk jane ata per te cilet flitet shpesh por,njerez te kultures,te kultures proletare,si aktori Paja.
E kjo ka nje arsye te forte.
Ky lloj njerezish,gjithe c’kane arritur ne jete,famen,pozicionin social,respektin etj e lidhin me diktaturen komuniste.I jane mirenjohes asaj.E shprehin kete mirenjohje,perhere,me dhe pa vend.
Ky lloj njerezish,ndersa duan diktaturen dhe e shfaqin hapur dashurine per te,me ane tjater,urrejne demokracine.
Urrejne cdo gje qe ka lidhje me demokracine.Urrejne cdo gje qe ka ndodhur,por edhe qe s’ka ndodhur,porqe mendojne se mund te ndodhte apo ndodhe,ne keto 25 vite demokraci.
Sepse,gjithe cka eshte e mire,per ta,eshte e lidhur me diktaturen komuniste.Sidomos arti…
E gjithe cka eshte e keqe per ta,eshte e lidhur me demokracine.Sidomos arti…
Per kete soj qesharak,art eshte bere vetem ne kohen e tyre…kur e benin vete!
E sot qe nuk jane vete,mallekojne gjithcka, tepke si ata pleqte zemerliq.
Ky soj njerezish,duke e lidhur gjithcka te mire me kohen e diktatures,adhurojne diktatorin.Keta jane adhuruesit me te medhenj te diktatorit.
Por … urrejne Berishen!Sepse,Berisha per ta,eshte simboli i nje epoke qe i nxori nga skena artistike,nga ku merrnin duartrokitje nga turmat e sklleverve qe vuanin nga uria,porqe keta magjistare,ua mbushnin barkun me pehlivanlleqet dhe palacolleqet e tyre!
Ndersa hiqen si humaniste te medhenj,dha na cajne trapin me moralizimet e tyre qe ta shpifin e te bejne me vjelle,ne fakt,keta vecse na shfaqin karakterin e tyre te vertete,qe eshte i shenjuar nga meskiniteti.
Njerez me meskine,me shpirtngushte se keta gaztoret e diktatures komuniste,nuk ka nder shqiptare.
Gjitchka mendojne dhe thone,e lidhin me fatin e tyre te keq ne demokraci,ku nuk adhurohen me si me pare ne diktature.
Kane nje mendesi prej skllavi.Jane te gjithe pa soj.Sojseze,dmth.Jane te gjithe plebe.Adhurojne si plebenj.Urrejne si plebenj.
Po te flasim ne stilin e dikurshem komunist,keta jane reaksionare.Po,po! Keta jane reaksionaret e vertete.
Jane socialista,jane me PS-ne.Prej zorit.Socialistat jane bijte e tyre,po.Por,nga syresh qe shajne baballaret.Thone se jane shkeputur prej tyre.Madje ka nga ata qe thone edhe se i kane vrare baballaret komuniste!Si Rama,bie fjala…
Kjo eshte nje dhimbje e madhe per nostalgjiket si shoku Paja.Megjithate,jane te detyruar te durojne.Jane bijte e tyre.Jane te detyruar.Kohe e re.Duhet pershtatur me rrethanat e reja.
E imagjinoni dot se c’dhimbje ndjejne nostalgjiket e diktatures si shoku Paja,kur degjon nga te tijte,t’i shajne Enverin?!
Me te vertete qe eshte dhimbje shume shume e madhe.Shpeshhere edhe e padurueshme.
E pikerisht kjo dhimbje,shpjegon edhe arsyen e urrejtjes se madhe qe kane per “armiqte e partise”,sidomos per kryearmikun,Berishen!
Sepse,ne pamundesi per t’iu kthyer te veteve per cka po thuhet per Enverin,gjithe urrejtjen e kanalizojne mbi ata qe i bejne pergjegjes qe i kane katandisur ne ate grade bijte socialiste,sa te flasin keq per baballaret e tyre komuniste.
Natyrisht,qe ky eshte iluzion.Por,per ta eshte nje e vertete.
Nuk i detyroi e as i detyron Berisha socialistet te flasin keq per Enverin tend,o shoku Paja!
Si perfundim,kam nje keshille per ty shok: gezoju ketyre viteve pleqerie qe te kane mbetur,asaj fames se krijur ne kohen e Enverit dhe bashke me shoket kujtoni me mall ato kohe te arta per ju(por kohe ferri per qindramijera te tjere).
E mos u merr me politike.Nuk eshte politika per gjyseopinga.
Cfare gjeniu je Claus. Ti me info analitike jeni ne gare kush ka shkrimin me te bukur.
Mbete komunist tan jeten.Tani shkon mbas tyre per servilizem.Duhet ta kesh nga rolet qe ke luajtur.
Opo lum ne per kete ”xhevahir” qe kemi. Ky i ve pikat mbi i muhabetit. Fjala e fundit i takon ketij shakaxhiut gjithmone.
Ore mir e ka jane bere vertet te merzitshem por dhe te pa durushem Sa do te zgjati kjo komedi fillimi dihej por dhe fundi nuk dihet
Dmth sa here pjerdh Sala aq here i grisen breket Shukuriut
Nuk habitem qe i biri eshte trap
Tom: E barkun e mbushur plot me men.Ti nje sekretar partie fshati me kater klas u bane me vlersue nje njeri qe ka grad shencore te marrun ne France.Ka ken dy her president e dy her kryeminister.Shko more ruaj dhit atje ne mal.
O mark vetem per mend mos na trego sa ke. Dhe nje here u be president salushi yt me vote te vertete demokratike pastaj te tjerat i kemi pare. Te them nje gje o mark qe ti thua saliu eshte inteligjent. Edhe gjithe hierarkia gjermane ne luften e 2 boterore kishin QI mbi 100 e bene e dhane gjithe ato urdhera mostruoze. Keshtu qe e Salehu yt inteligjent po per keq o trap marku.
Salihu na mbeti peshqesh. Ta gezojne te gjithe ata qe e mbeshteteten dhe e mbeshtesin. Kush e mbeshtet? Te gjithe ata per te cilet kjo fare e prishur njerezore perben standartin qe ata vete mundohen ta arrijne. Domethene ata qe e kane idhull dhe mundohen te arrijne me cdo kusht standartet qe Salihu vendosi ne intrige, ne vrasje, ne vjedhje, ne shkaterrim, ne servilizem, ne spiunllek, ne vrasje, ne grabitje, ne zhdukje njerzish, ne pushtllek, ne tradheti kombetare, ne shkombetarizim, ne ortakllek me serbet e greket, ne pasurim korruptiv, ne tredhje politike burrash, ne prostituim politik grash, etj. Te kesh Salihun idhull do te thote te duash edhe ti te jesh po aq vrases gjakftohte, intrigant e telendar fshati, perdhunues lirie, gjakpires shqiptaresh, dhurues gjaku shqiptar serbeve e grekeve, abuzues seksual me bukuroshet me ambicje politike, destruktiv, agjent i shebimeve te huaja, tradhetar i kombit, ama i supershperblyer me pasuri, pushtet dhe vemendje publiku injorant.
U lodhe Tare u lodhe e s gjen dot rehat as ti e as ne
Nashti prap ekrane do ta zere me c shinet prapanica e nje ministri a krietari bashkie
Sic thone andej tatepjete Lumi qe mori Vunone pse se merr dhe Qeparone
OPINIONE:
E BUKURA E DHEUT…. SHQIPERIA NE SEMAFOR…
– Plasi p … jeshka!
– Te pakten te mos bejne Puritanin ata qe e nxoren aty!
Nga Alban Dega, Nju Jork
Eureka… Nje kryebashkiak i degjeneruar ia lyp nje 20 vjecarjeje ne shkembim te nje vendi pune, ne kembim te bukes se gojes dhe nje jete me te mire.
Media prostituta qe i kane kthyer studiot e ekranet, faqet e fytyren ne shtepi publike e q… ihane… vene kujen e bejne Virgjereshen me p… jeshka ne goje e palle ne dore!
Politika eshte kurve, ka thene nje nder baballaret me te shquar te saj Churchilli. Por kurre e ne asnje rrethane ai nuk e nxori Mbreterine e Bashkuar ne semafor , sic veproi politika shqiptare e ketyre 25 vjeteve te fundit me Atdheun tone te bukur
Krim i shemtuar.
Lukunia e puritaneve hidhet ne sulm. Secili e te gjithe bejme moral.
Te gjithe bejme jo vetem prokurorin e gjykatesin, moralistin e te ndershmin sikur te ishte i vetmi rast i shemtuar e degjeneruar ne nje shtet ky degjnerimi eshte bere jo vetem mode por edhe menyre jetese, leve pasurimi, ballone shpetimi.
Me mijera kilometra larg deri ketu ne Nju Jork vijne emra e bema ministrash e deputetesh, kryebashkiakesh e ish-kryekomunaresh qe per cdo sherbim publik qe e kane detyre ligjore, per cdo emerim apo shkollim, punesim apo gradim, promovim apo perkrahje kerkojne paga ne natyre apo me para ne dore e vetem ne euro. Nuk kane kohe as ti numerojne leket e shkreta.
Cfare pergjegjesie mban Edi Rama per nje krybashkiak te degjeneruar si ky hamshori plak i Dibres!?
Cfare pergjegjesie mban Ilir Meta per ish- drejtoreshen analfabete te Arsimit te Lushnjes qe u kap me dopjo PP apo per Eskobarin e Sarandes?
Cfare pergjegjesie mban Sali Berisha per terakun Ylli Pango qe Gjykata prostitute po sa ai e nxori te virgjer!?
Cfare faji ka Lulezim Basha per deputete e kryetar bashkie te PD-se qe ua lypin pjeshken por edhe kuleten Klodianave apo Franave… Dopjo PP ose ne P… te sames!
As Rama, as Meta, as Berisha, as Basha nuk kane faj per ta… Ata nuk jane e nuk mund te behen Gardiane seksi e Roje krevatesh te cdo zyrtari te zgjedhur prej tyre….
Secili mban pergjegjesi morale dhe ligjore per veprimet e tij!
Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro per ato karrike!
Kujt !? Emertesave perkatese KLD-se , deputeteve e deri edhe Presidentit nepermjet nje lukunie sekseresh qe gjuajne si hienat cdo oferte per karrike e para, per p… jeshka e per sefa! PP- Ja – jo Partia e Punes, por partia e Pjeshkes dhe Parase ka mbreteruar e sundon Boten!
Zanati me vjeter ne Bote! Ka mijera vjet qe Bota sillet e bie ne gjunje para tyre !
Ekonomis e tregut nxjerr cdo gje ne treg
Sic na thoshte ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ketu e 30 vjet perpara ne shtepine e tij ne Cuernavaca ” Ne kapitalizem nuk ka te bukur e te shemtuar, te trashe e te holle, te Cdo gje matet me para! Je aq i zoti, aq i bukur, aq i mencur sa para ke. Para me cdo mjet e me cdo rruge !”
Si u siguruan votat e munguara per 2 presidentet e fundit te Republikes se Shqiperise Zoti Puritan!? Me vota te blera, me vota te trafikuara…
Kur shitet e blihet, kur trafikohet deri edhe posti i Presidentit ai vend ka marre fund! Ka dale ne semafor ne pritje te klientit te radhes!
Ky eshte faji madhor i politikes shqiptare dhe krereve te saj!
Ketu ne Nju Jork dhe me teper ne Washington e ne Bruksel, ju siguroj edhe ne Beograd e ne Athine, ne Moske e ne Pekinin larget e dine me emer e mbiemer e deri ne hollesite me te vogla veset, virtutet, cenet, miresite e dobesite, bemat dhe poshtersite e cdo politikani e zyrtari te rendesishem shqiptar….
Teknologjia ka arritur maja te paimagjinueshme vetem 10 vjet perpara. Po plaket cdo ore e cdo sekonde!
Per publikun kjo. Po per institucionet speciale!?
Jane te pakten 5- 10 vjet perpara!
Puritanet e Tiranes bejne sikur nuk e dine!
Te gjithe pergjojne te gjithe!
Secili pergjon secilin.
Dine per secilin prej nesh shume me teper se secili prej nesh di per vetveten!
Dine edhe cka dime ne per vetveten… Dine edhe cfare dine e cfare thone te tjeret per secilin prej nesh.
… Nuk dine vetem cka ata nuk duan as nuk kane interes te dine per secilin e ne te gjithe!
Ndaj te mos bejme Puritanin dhe as te virgjerin
Jemi ku jemi se jemi si jemi sepse te tille jemi…
Vendi me i bukur ne Bote me nje popull qe lind e rritet mbi nje truall flori duke numeruar qindarkat per te shtyre ditet e muajt, ndersa nje grusht politikanesh e kusaresh te pa dine e iman hyjne ne politike si te mjere e behen milionere.
Politika eshte bere mjeti dhe rruga me e lehte dhe me e shpejte per tu pasuruar dhe degjeneruar jo vetem veten e familjen, fisin e tarafin, por edhe shoqerine e shtetin ne teresi si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Tetove edhe ne Malesi…
Ndaj Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
Perndryshe, edhe do te jemi aty ku jemi sepse jemi si jemi, sepse jemi ata qe jemi!
E ka thene shume qarte ketu e 150 vjet me pare nje nder baballaret e demokracise amerikane Abraham Linkolni ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”!
Nuk meritojme me shume…. Kenaquni shqiptare me
p… Jeshka. Nuk ka me plasi peshku!
Tani e tutje ka vetem plasi p…. jeshka!
Hani p….jeshka, pini p… jeshka qe politika e politikanet, gjykatesit e prokuroret, Gjin Gjonet e Ylli Rakipet, Alekandender Frangajt e Adriatik Pallat, …. te hane rehat parate dhe pasurine tuaj, dhersen e gjakun tuaj, te sotmen e te ardhmen tuaj!
Hajde p… jeshka me lesh!
Hajde p… jeshka pa lesh!
Paguan Paria e Tiranes….
Qe tu kaj me kollaj pjeshken jo vetem te Nanes!
Edhe Nanen e Nanes e te babes, memedheun e Atdheun tone te bukur!
E Bukura e Dheut- Shqiperia ne semafor!
Sent from my iPhone
Pas brekeve te Shukriut dhe pordheve te Saliut na mungonte edhe fenda e Luftarit.