Nuk ka nevojë për 100 arsye pse duhet të ikë Berisha. Nuk e kuptoj këtë fushatën e PS-së me këto 100 arsyet. Ore, thuajani popullit gjërat shkoqur pa camcakiz në gojë. Duhet të iki ai zotëria sepse ka vrarë. Duhet të vendoset precedent që një kryeministër nuk mund të vrasë protestues. Kaq mjafton e tepron për sot e mot. Ju duket pak kjo? Nëse ju duket pak, paskeni të njëjtin mentalitet.
Që Berisha duhet të ikë e kuptojnë shumë mirë edhe ata që e mbrojnë. Ka mes tyre kopila të vërtetë që thjesht shfrytëzojnë rastin për të bërë para nga situate, por ama e kanë të qartë që Berisha nuk mund të jetë më as kryetar lagjeje e jo më kryeministër.Thonë që “analistët” (e vura në kllapa se termi nuk përshtatet shumë me opinionistët e darkave televizive të vendit) bëjnë ashtu sepse paskan inat Ramën. Jo mor jo. Në çdo vend pak a shumë normal, lufta politike nuk është luftë personale midis politikanëve, por pasqyron kundërvëniet dhe ballafaqimet e ndryshme në shoqëri, ekonomi e kulturë. Ndoshta do të bënin mirë të përqendroheshin “analistët” sado pak në këto përcaktime, në vend që ta kalonin kohën duke bubullitur kundër Edi Ramës nëpër ekrane, ose duke i lëpirë fundbarkun Saliut dhe e kundërta.
Email nga adresa: [email protected]
