Gratë e plagosura nga djegia e autobusit dërgohen në Greqi

Dita

Katër gratë që u plagosën si pasojë e djegies së autobusit në Krujë, janë dërguar në Greqi për mjekim të specializuar.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se katër pacientet me iniciale, V.M. 57 vjeç, M.R. 66 vjeç, L.H. 70 vjeç, S.L. 69 vjeç, janë transportuar për në shtetin fqinj.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e datës 27 maj, kur një autobus me turistë mori flakë, pasi motori shpërtheu në ecje e sipër. Nga flakët humbi jetën një grua.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *