Një bandë që merrej me vjedhje dhe me shitje të dozave të vogla të drogës u arrestua nga policia gjermane.
Dy persona, një 45-vjeçar dhe një 21-vjeçar, emigrantë u arrestuan nga policia, ndërsa 13 të tjerë u arrestuan përkohësisht pasi nuk “mbulohen” nga ligji penal për të rriturit.
Sipas medieve gjermane, anëtarët më të rinj të grupit janë në klasë të tetë, vetëm 14-vjeçar, kryesisht me origjinë shqiptare.
Dymbëdhjetë persona u liruan menjëherë për shkak të moshës së tyre, pasi u morën në pyetje.
Arrestimet u kryen në qytetin Euskirchen dhe banda vidhte kryesisht telefona celularë, aktivitet i kryer gjatë muajve të fundit.
