Mediat zvicerane po e ndjekin me shumë vëmendje situatën në kampin shqiptar përpara përplasjes së madhe mes Zvicrës dhe Shqipërisë për Europianin.
Ka me qindra shkrime në mediat e këtij vendi për përplasjen e madhe.
E përditshmja më e madhe në vend, Blick, shkruan se trajneri i Shqipërisë ka vendosur të lërë jashtë disa lojtarë si Xhimshiti, Shala, Rrahmani dhe Shala, duke sjellë jo pak zemërim mes fansave.
Blick thekson se në kombëtaren e Shqipërisë nuk do jenë edhe disa golashënues të njohur si Alban Meha dhe Hamdi Salihi.
Së bashku me Rashicën, ata kanë shënuar më shumë gola se e gjithë pjesa tjetër e ekipit, shkruan gazeta.
Por a është e zgjuar t’i lësh ata në shtëpi?
ESPN shkruan se Shqipëria do i varë shpresat tek Lorik Cana.
Ndërsa Sport1 thekson se Shqipëria ka gati një surprizë për ndeshjen me Zvicrën.
Sipas Sport1, Shqipëria ka ftuar për ndeshjen e 11 qershorit në Lens të gjithë ish-lojtarët e mëparshëm.
Më shumë se 100 lojtarë kanë marrë ftesat nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndeshjen kaq të diskutuar dhe të rëndësishme.
