Kush ishte Martin Gjoka?

redaktor

I nderuar lexues!

Martin Gjoka (1890-1940) ishte kompozitor, mbledhës e studiues i folklorit muzikor të malësisë së trevave të veriut. Ishte nga Shkodra dhe aty punoi si mësues e muzikant. Ndër kompozimet më të njohura të Martin Gjokës janë “Rapsodia shqiptare”, pjesët instrumentale “Te ura e Shalës”, “Një vjollcë Shkodre”, suita për orkestër simfonike “Dy lule mbi varr të Skënderbegut”, një numër këngësh lirike dhe epike, balada, valle korale etj. Ishte ndër organizatorët e veprimtarive muzikore në Shkodër gjatë viteve 1917-1935. Ngriti e drejtoi orkestrën frymore “Illyricum”. Si mësues u përpoq të fuste në programet e shkollës këngë shkollore origjinale shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *