Ministri Bushati zhvillon vizitë në Selinë e Shenjtë

Elton Tafaruci

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë ku, përveç takimit me homologun e tij Mons. Paul Richard Gallagher, Sekretar i Marrëdhënieve me Shtetet, ai pati edhe një audiencë me Papa Franceskun.

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe midis vendit tonë dhe Vatikanit teksa festojmë 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Në takimin me Mons. Gallagher, Ministri Bushati, vlerësoi jehonën mbresëlënëse dhe gjurmët e thella që la në Shqipëri vizita e Papa Franceskut.

b2fd98ba-6f42-4ecb-ae70-f3eed2cec794“Jemi të ndërgjegjshëm se Marrëdhëniet e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale. Shenjtërimi i Nënë Terezës në shtator të këtij viti dhe lumturimi i 38 martirëve të Kishës katolike shqiptare nga Papa Francesku përbëjnë frymëzim për të gjithë shqiptarët dhe forcojnë marrëdhënien tonë të privilegjuar me Selinë e Shenjtë” u shpreh Ministri Bushati.

Në takimin me Mons. Gallagher, Ministri Bushati falënderoi Selinë e Shenjtë për nismat dhe projektet e realizuara në arsim, shëndetësi, ndihmë sociale në vendin tonë duke dëshmuar një mbështetje konsistente për rimëkëmbjen e vlerave evropiane dhe progresin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve në rajon.

e8a4948c-3bd3-4afd-8f23-bbffdff0d056Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi rolin stabilizues të Shqipërisë në Rajon, vëmendjen e veçantë të Vatikanit për proceset integruese të të gjitha vendeve të rajonit, duke përfshirë Kosovën, por edhe mbi aktualitetin ndërkombëtar.

“Bashkëpunimi i iniciuar vitin e kaluar me një grup vendesh partnere, duke përfshirë Selinë e Shenjtë, në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, ka pasur efekte konkrete dhe pozitive”, tha Ministri Bushati.

Në audiencën me Papa Franceskun, Ministri i shprehu Atit të Shenjtë mirënjohjen për dashamirësinë dhe vlerësimin e vazhdueshëm që ai i ka dhënë popullit dhe Kombit shqiptar si një sinjal i qartë pozitiv për intensifikimin e marrëdhënieve tona.

“Ju jemi mirënjohës që flisni në emër të lirisë, paqes dhe dinjitetit njerëzor. Suksesi i lidershipit tuaj moral përbën një inkurajim për të gjithë shqiptarët”, theksoi Ministri Bushati.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *