Leo Messi në gjykatë… për të dëshmuar!

Elton Tafaruci

Ylli i futbollit botëror Lionel Messi u paraqit në gjykatën e qytetit të Barcelonës, pas akuzave për evasion fiskal. Argjentinasi ndodhej sebashku me të atin Jorge që është edhe personi i cili ka si detyrë kontrollin dhe të drejtave të imazhit dhe nënshkrimin e kontratave publicitare me kompanitë e mëdha.

Gjyqi ndaj 28 vjeçarit dhe babait të tij ka nisur  prej dy ditësh , por Leo mungoi në dy seancat e para i justifkuar nga impenjimet me kombëtaren, ndërkohë që kësaj here u paraqit duke qënë se nuk kish më justifikime pasi po kalon një periudhë dëmtimi.

Familja Messi akuzohet nga prokurorët se ka kryer evasion fiskal që kap shifrën e 4.2 milion eurove nga viti 2007 deri në vitin 2009. Nëse shpallen fajtor ata rrezikojnë deri në 22 muaj burgim, por në Spanjë nëse një person  dënohet  më pak se dy vjet për vepra jo të dhunshme, nuk paraqitet në qeli dhe dënimi i konvertohet.

Sipas prokurorëve të ardhurat janë fshehur duke përdorur kompani me bazë në Uruguaj, Zcvicër dhe Britaninë e Madhe. Lionel Messi nuk është lojtari i vetëm i Barcelonës që përballet me akuza të tilla, pasi edhe Neymar, Mascherano e Adriano Pom përjetojnë të njëjtën situatë, madje Mascherano e pranoi përgjegjësinë, megjithatë nuk do të kryejë asnjë ditë burg.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *