Balla: Blushi si Kaç Islami, u bashkua me qeverinë e vjetër

Elton Tafaruci

Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale mbi akuzat e Ben Blushit në parlament duke nënvizuar se ai po ndjek shembullin e Kastriot Islamit.

Ja mesazhi i plotë

Kush e degjoi Ben Blushin sot dhe nuk e kishte degjuar me pare apo kishte kujtuar se ate e hante meraku per PS apo statutin e saj, e ka kuptuar qartesisht se shoku Blushi permbylli nje trajektore gati trevjeçare te nisur me helm grindaveci dhe te pershkallezuar me balte te tipit SHQUP kunder Partise Socialiste dhe qeverise sone.

Pasi sajoi nje debat idiotesk per dashurine per Shqiperine dhe nuk la rast pa sulmuar partine dhe qeverine tone ne gati tre vjet, ai sot deklaroi haptaz se nuk eshte me socialist. Sepse sipas tij po njesoj sipas Saliut dhe Lulit te jesh socialist sot do te thote te jesh kriminel!

Pergjigja e Saimir Tahirit per ish-socialistin ishte e qarte dhe ajo e Arben Ahmetajt i vuri kapakun debatit te nxitur nga Blushi ne mungese te Saliut sot ne parlament.

Dhe te gjithe e pane se kur Saliu dhe ushtaret e tij bejne pushim, eshte Ben Blushi qe nuk lejon te ndjehet mungesa e tyre! Te njejtat te shara te njejtat akuza te njejtat shpifje dhe genjeshtra kunder nesh. Madje ben dhe njelloj si Saliu kur vjen votimi. Largohet. Edhe Blushi iku nga votimi, sic iken Saliu.

Po sot duhet jemi te gjithe me te qete!

Edhe ne qe beme gjithçka per te mos e lene shokun Blushi te na e merrte Saliu edhe Blushi qe u bashkua me Kaçin dhe me qeverine e vjeter… Keshtu thoshte edhe Kaçi dikur: Jam socialist per te shpetuar PS nga Edi Rama dhe pastaj vetem kur na u be deputet me Saliun!… Kurse Blushi tha u lodha duke u perpjekur t’ju bind qe te hiqni Edin dhe te me vini mua qe ta shpetoj Shqiperine nga Rilindja!… Dhe i lodhur na la shendene te gjitheve ne 100 e ca mije krimineleve te PS, qe deri ne fund te ketij viti do te jemi bere plot 150 mije!

Nje gje nuk i duhet mohuar sidoqofte Ben Blushit: Do te hyje ne histori si deputeti qe qysh ne diten e pare pasi partia e tij erdhi ne pushtet, sa here e mori fjalen vetem shau qeverine e vet!

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *