Meta: Reforma në Drejtësi sot, nesër është vonë

redaktor

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha se Reforma në Drejtësi është një detyrë kombëtare, jo partiake.

Meta tha në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së se “ne mbajmë përgjegjësi për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe për të gjithë ata që na kanë votuar dhe që janë shumë më shumë se vite më parë, por edhe për atë shumicën dërrmuese që e kërkojnë këtë”.

“Unë mendoj se 20 mijë votat e LSI nuk janë rastësore, por janë prej disa javësh, që kur misionet e Euraliusit dorëzuan opinionet në komisionin e posaçëm”, u shpreh ai.

Kryeparlamentari tha se Komisioneri Hahn është shprehur se Shqipëria duhet të kalojë fazën e grupeve, sa i takon reformës në drejtësi. Meta tha se LSI është e angazhuar totalisht për të kryer këtë reformë në drejtësi.

“Unë besojë tek standardet e Komisionit të Venecias, Euralius dhe Opdat për t’i dhënë zgjidhje reformës në drejtësi brenda qershorit, pasi më tej do të ishte e pamundur”, tha Meta duke vazhdua se “jemi të vendosur totalisht për ta votuar këtë reformë”. Sipas tij, reforma do të hape vende të reja pune dhe rrisë mirëqënien në vend”.

“Reforma në drejtësi vjen pas miratimit dhe nisjes së zbatimit të ligjit për dekriminalizimin, edhe këtu LSI është e qartë, tha Meta, pasi jemi të angazhuar totalisht për të larguar nga zyrat e administratës të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, kjo duke pasur në konsideratë dhe shfaqjet e shëmtuara që kanë ndodhur në kuvend dhe zyra të tjera të shtetit”, vijoi Meta, gjatë fjalës së tij në gjatë mbledhjes së Komitetit drejtues të LSI. Meta tha se dhe Reforma zgjedhore duhet të bëhet sa më shpejtë dhe tani.

– “Duhet të jemi të përgatitur për rregulla gare sipas standardeve ndërkombëtare, duke zbatuar rekomandimet e OSBE ODHIR-it. Kërkojmë transparencë të kandidatëve dhe për të përshkallëzuar në mënyrë ekstreme për të gjithë ata që guxojnë të blejnë e tjetërsojnë votat dhe që njëkohësisht guxojnë të përdorin presionin e pushtetit, për të zhbërë rregullat e lojës. Synojmë një Shqipëri me standarde europiane që do të plotësojë të gjitha kushtet e integrimit. Vota e qytetarëve duhet të jetë e shenjtë”, përfundoi Meta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *