Qeveria jep 15 milionë euro për 13 mijë fermerë

Elton Tafaruci

Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të fermerëve, agro-përpunuesve dhe për infrastrukturën bujqësore rreth 15 milione euro.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u shpreh te enjten për median se nga ky fond pritet të përfitojnë rreth 13 mijë fermerë. “Ne do të shkojmë afërsisht në 13 mijë fermerë që do të jenë përfitues. Unë dua që t’i kënaqim të gjithë këtë vit. Fondi është 15 mln euro, ndërkohë ne nuk kemi vetëm mekanizmin e subvencioneve, por kemi edhe fondin e garancisë, i cili do të gjenerojë 50 mln euro kredi”, tha Panariti.

Ruajtja e prodhimeve shqiptare sipas ministrit Panariti është një sfidë pasi ato prezantojnë cilësitë e veçanta që ofron vendi ynë. “Në SHBA zëmë 70% të tregut të sherebelës. Kjo është arsyeja që vaji shqiptar eksportohet në tregje elitarë si ai zviceran. Kjo është arsyeja se mjalti dhe vera shqiptare shkojnë deri në Hong Kong”, deklaroi kreu i bujqesise.

Share This Article
1 Comment
  • NUK KA VJEDHJE ME TE MADHE TE PARAVE TONA, SESA KETO FONDE.

    GJYSMAT I MERR ILIR META DIREKT NE XHEP, DHE GJYSMA QE JEPET, ESHTE PER BLERJE VOTASH.

    FERMERET KANE HYRE NE BIZNES ME KEMBET E TYRE DHE JO ME PATERICAT E ILIR METES APO NDONJE TJETRI.

    ATYRE U TAKON TE MOS E PAGUAJNE AKCIZEN E NAFTES (100 LEK/ LITER), PASI MJETET BUJQESORE REALISHT NUK I PERDORIN RRUGET E ASFALTUARA.

    PER KETE DUHET TE PUNOJNE KETA HAJDUTER, PO NE FAKT E KANE MENDJEN VETEM PER TE VJEDHUR.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *