DASH: Rreth 300 luftëtarë nga Kosova iu bashkuan Frontin al-Nusra

Elton Tafaruci

Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin vjetor për terrorizmin.

Në raport thuhet se në Kosovë kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik është rritur gradualisht që nga konflikti i vitit 1999, i nxitur pjesërisht nëpërmjet financimit nga organizatat e huaja që predikojnë ideologji ekstremiste.

Raporti thotë se rreth 250 nga 300 luftëtarë të huaj terroristë nga Kosova kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar për ISIS-in ose Frontin al-Nusra, nga të cilët rreth 50 janë vrarë.

Duke vlerësuar kornizën ligjore gjithëpërfshirëse që mbulon të gjitha aspektet penale që lidhen me terrorizmin, raporti thotë se autoritetet nuk kanë pasur përvojën e duhur në trajtimin e rasteve të terrorizmit dhe shkëmbimi i informacioneve mes agjencive të ndryshme mbetet një sfidë.

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se shteti islamik vazhdon të jetë kërcënimi më i madh në shkallë globale,  por që aktualisht po behet gjithnjë e më i decentralizuar duke përhapur tentakulat në rajone, përfshirë Azinë Juglindore, Kaukazin Verior në Rusi dhe Afrikën.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *