Historia e rrethimit të Sarajevës kthehet në tërheqje turistike

Elton Tafaruci

“Gjatë viteve të fundit, rreth 90 për qind e turistëve janë interesuar për të kaluarën e qytetit gjatë kohës së luftës, edhe pse ai nuk është i famshëm në broshura promovuese,” tha për BIRN Shoqata e Turizmit e Kantonit të Sarajevës.

Asja Hadziefendiç-Mesiç, zëdhënësja për Shoqatën e Turizmit, tha se turistët që vizitojnë qytetin janë më pak të interesuar për vende të tjera historike të tilla si vendi ku zhvilluan Lojërat Olimpike Dimërore 1984, të cilat u mbajtën në Sarajevë, apo vendi ku u vra duka Franz Ferdinand nga Gavril Principi, që ndihmoi në nxitjen e Luftës së Dytë Botërore.

“Ata s’i mbajnë mend Lojërat Olimpike. Lavdia e tyre s’është më e dukshme në qytet. Ata gjithashtu e shohin Luftën e Parë Botërore si diçka të largët. Janë të interesuar në rrethimin e Sarajevës,” tha Hadziefendiç-Mesiç.

Vitin e kaluar rreth 120,000 turistë vizituan “tunelin e jetës”, tuneli nën aeroportin e Sarajevës, e cila ishte rruga e vetme në qytetin e rrethuar gjatë kohës së luftës dhe u bë një simbol i rezistencës së saj.

Përveç Bascarsijas, lagjen historike të pazarit, tuneli është destinacioni më i vizituar në qytet.

“Çdo ditë u bëjmë ture mbi luftën rreth 30 turistëve gjatë muajve të verës. Të gjithë ata duan të shohin “tunelin e jetës” ku mbërrinim pasi ecnim përmes Luginës së Snajperëve,” tha agjentja tureve Emina Ligata.

“Përveç kësaj, ne çojmë turistë gjithashtu edhe në stadiumin Kosevo, i cili u duke interesante si një vend Olimpik, por gjithashtu i frikshëm sepse stadiumi u përdor si varrezë gjatë luftës,” shtoi ajo.

Agjencitë turistike ofrojnë vizita në tregun e hapur Markale, ku 111 civilë nga Sarajeva u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën në dy masakra të kohës së luftës.

Gjatë qëndrimeve të tyre në Sarajevë, turistët shpesh paguajnë për të vizituar galerinë kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.

Tunnel_Sarajevo

Muzeu i tunelit të Sarajevës së rrethuar. Foto: tunelspasa.ba

Stefan Erhardt, një turist gjerman nga Munihu, tha për BIRN se kjo ishte vizita e tij e parë në Sarajevë dhe se ai ishte i mahnitur nga historia e kohës së luftës.

“Mendoj se historia kohës së luftës është tërheqja kryesore turistike dhe ajm i interesuar vërtet të shoh gjithçka. Nëse doni të kuptoni një vend, duhet të shikoni të kaluarën e tij,” tha Erhardt.

Turistët amerikanë Tim Borden dhe Jessica Stone gjithashtu thanë se kanë vizituar vende të ndryshme të lidhura me konfliktin e viteve 1992-1995, përfshirë bashkinë e qytetit Vijecnica dhe bibliotekën kombëtare e cila u rihap në vitin 2014, pasi u dogj gjatë rrethimit kur u bombardua nga forcat serbe.

“Ne pamë Vijecnicën, bibliotekën dhe kaluam shumë kohë në ekspozitën e Srebrenicës. Pamë gjithashtu Muzeun Historik,” tha Borden.

Numri i vizitorëve në Sarajevë ka vazhduar të rritet gjatë viteve të fundit.

Shoqata e Turizmit e Kantonit të Sarajevës thotë se në vitin 2015, zona u vizitua nga 359,523 turistë.

Një guidë me shoqërues kushton rreth 25 euro për person.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *