Keit Midellton, me fustan 1200 euro në lagjen e varfër

redaktor

Keit Midellton është kritikuar dhe shënjestruar nga mediat pasi gjatë një vizite që ka bërë në një nga lagjet e varfra në Mançester ka shkuar me një fustan që është më i shtrenjtë se 1200 euro.

Ajo vizitoi një nga shkollat fillore të kësaj lagjeje që pak ditë më parë u dogj nga vandalët.

Keit shkoi atje për ngritur ndërgjegjen për programin e ri të këshillimit M-PACT që do të zbatohet në shkolla e që u krijua në bashkëpunim me dukeshën nga Fondi Mbretëror dhe organizata të tjera bamirësie. M-PACT ofron përkrahje për fëmijët me prindër alkoolistë dhe narkomanë, transmeton portali Kombëtare.

Princesha u kritikua për fustanin prej mëndafshi të markës kanadeze “Erdem” me çmim 1065 funti (1200 euro) gjatë vizitës në lagjen e varfër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *