Alkool dhe prezervativë, pronarët e shtëpive ankohen për lojtarët e Flamurtarit

Elton Tafaruci

Nëse zakonisht jemi mësuar që të flitet për qira të padhëna, këtë herë historia është krejt e ndryshe. Pronarët këtë herë janë ankuar për rrëmujën që kanë gjetur në banesat e tyre që i patën lëshuar me qira për lojtarët kuqezinj. Gjendja e tyre pas largimit ka qenë katastrofë.

Në klub nuk duan që të zbulojnë emrat e lojtarëve “problematikë”, por burime pranë vlonjatëve pohojnë se nuk përjashtohet mundësia që të jenë edhe lojtarët kosovarë veç “jabanxhinjve” të tjerë.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për rrëmujë, papastërti apo prishje të objektiveve të shtëpisë, pasi ankesat kanë shkuar edhe më tej. Dhe ndoshta kjo është pika që shqetëson më shumë drejtuesit kuqezinj. Pasi kanë ikur këta lojtarë, pronarët e shtëpive kanë gjetur shishe birrash dhe pijesh të tjera alkoolike, madje edhe prezervativë.

“Kam informacion se disa lojtarë i kanë lënë shtëpitë në mënyrë të çrregullt dhe u janë gjetur në shtëpi edhe pije alkoolike pa fund. Nuk mund të tallen dot me Flamurtarin ata. Do të ketë masa ndaj tyre për prishje të imazhit të klubit”, u shpreh shkurtimisht administratori Sinan Idrizi për “Panorama Sport”

 Mësohet se masat ndaj tyre do të jenë ekonomike dhe administrative.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *