Tirana pa makina…

Dita

E diela rikthen nesër në kryeqytet “Tirana pa makina”, nismë kjo e Bashkisë së Tiranës e cila synon sensibilizimin për të ndotur sa më pak mjedisin ku jetojmë dhe për jetë më aktive fizikisht.

Bashkia njofton se çdo qytetar është i ftuar të shijojë “CupSong Albania”, performancën e fëmijëve që do të përcjellin mesazhin e paqes dhe dashurisë nën ritmin unison të lëvizjes së gotave plastike.

Muri i dëshirave, balonat, kinemaja verore, ekspozita me nxënësit që morën pjesë te “Idetë Rinore”, këndi i mjedisit, skulpturat e parkut, panairi i koleksionistëve – janë disa nga aktivitetet që ofron bashkia.

“Tirana pa makina” do të zhvillohet në kryeqytet çdo të diel, deri në mbylljen e punimeve në sheshin “Skënderbej”.

 

Tirana pa makina (2) Tirana pa makina (3)

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *