Bankat: Sipërmarrësit e mëdhenj janë në “gjumë”. Biznesi nuk kërkon kredi

redaktor

Shoqata e Bankave thotë se ngërçi i kredisë është i lidhur me përgjumjen e biznesit të madh.

“Nuk po lëviz biznesi i madh. Ajo që e ndikon kredinë janë portofolat e mëdha. Projektet e mëdha që ndërmerr biznesi i madh. Nga kontaktet që kemi me bankat vihet re që nuk ka projekte nga këto biznese ende. Por biznesi i vogël dhe deri diku edhe ai i mesëm është duke lëvizur”, u shpreh Spiro Brumbulli, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave.

Në prill kredia për ekonominë ishte sipas Bankës së Shqipërisë 1.6 për qind më e ulët se një vit më parë. Spiro Brumbulli thitë se bankat janë të hapura për të dhënë kredi të reja, por sipas tij problemi qëndron tek kërkesa.

“Ka një ngërç nga individët dhe nga biznesi për të kryer blerje, për të marrë përsipër risqe, për të kryer investime të reja”, tha Spiro Brumbulli.

Sipas tij, ky hezitim i biznesit dhe individëve për të marrë përsipër risk është i lidhur edhe me atmosferën e përgjithshme të ekonomisë.

“Ndoshta fakti që ekonomia nuk po rritet më shumë se 2 apo 3 për qind, ndoshta fakti që të rinjtë e kanë të vështirë të gjejnë punë, e të tjera arsye krijojnë një lloj pengese për një zhvillim më të zhurmshëm”, shprehet  sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave.

Në programin e reformave ekonomike 2016-2018, qeveria e konsideron ngërçin e kredisë si një nga rreziqet më të mëdha për konsolidimin e rritjes ekonomike./TCH

Share This Article
3 Comments
  • RAPORTI I DHOMES AMERIKANE TE TREGETISE, TREGONTE NJE PERKEQESIM GALOPANT TE KLIMES SE BIZNESIT NE SHQIPERI.

    AI ESHTE PIKENISJA, SIGURISHT PER ATE QE MENDON SI TE ZGJIDHEN NGERCET, NDERSA PER MILITANTET KOMUNISTE, JEMI NE RREGULL, BARKTHARE.

  • Bizneset e medhaja nuk levizin sepse dhe ato kredi qe kane mare disa mil.€kredi i kane marre sa per te thene,sepse investimet ne Firmat e Medha Piramidale Shqiptare,nuk jane bisnes,po jane LAVATRICE te parave,ku normalisht i paguajne % Partive te Kubese.
    Vetem ne Albanistan ka Kompani me 10.000.000€ xhiro ne vit,me 300 veta staf!!!

  • A jeni duke kërkuar për një kredi? ju jeni në vendin e duhur për zgjidhje tuaj të kredisë të drejtë këtu! Global Finance Limited japin kredi për kompanitë dhe individët në një normë të ulët dhe të përballueshme interesi prej 2%. ju lutem na kontaktoni me e-mail nëpërmjet [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *