“Audi i verdhë”, identifikohet shqiptari i parë

Dita

Prej disa muajsh historia e “Audit të verdhë” u la në harresë nga mediat italiane. Por hetuesit, pretendojnë se kanë zbuluar një prej tre pjesëtarëve të Audit Rs4.

I dyshuari është një shqiptar i moshës 25-30 vjeç dhe pritet që së shpejti të ketë një urdhër ndalimi për të, raporton “Il Gazzettino”.

Banda e “Audit të verdhë” shkaktoi dhe një të vdekur gjatë ndjekjes nga policia, ku një 58-vjeçare ndërroi jetë pas përfshirjes në aksident.

Banditët e dogjën automjetin tip Audi, por hetimet janë kryer nga analizat e mbetjeve.

Sipas asaj që raporton gazeta italiane, identifikimi i shqiptarit ka ardhur nga shenjat e gishtërinjve që u zbuluan në levën që u gjet në makinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *