Rusia nxjerr në hapësirë një satelit ushtarak

Dita

Rusia lëshoi sot me sukses një satelit ushtarak që prej bazës së Plessetsk, në veri të vendit, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Sateliti u vendos saktë në orbitë”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve, “Ria Novosti”.

Më herët agjencia e lajmeve TASS, duke cituar gjithashtu një zëdhënës të Ministrisë së Mbrojtjes, kishte njoftuar lëshimin në orën 17:06 sipas orës së Moskës (14:06 GMT) “një raketë Rokot që mbante një satelit ushtarak”.

Sipas medias ruse, raketa mbante një satelit të tipit “Geo-IK-2”, i prodhuar kryesisht për të realizuar harta të detajuara të Tokës në tre dimensione.

Share This Article
1 Comment
  • Ne hapesiren kozmos tregohet realiteti i potences teknologjike dhe shkences. Ne toke vazhdohet me refrene bajate – Rusia ne krize – te paguara ne Perendim dhe te recituara nga injorante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *