Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi gjobën 30 mijë lekë të dhënë nga Shkalla e Parë për kundëradmiralin Kristaq Gerveni, ish-përfaqësues ushtarak në selinë e NATOs në Bruksel.
Ushtaraku i lartë është shpallur i fajshëm për akuzën e “pranimit të favoreve të ushtarakut”.
Më 8 prill 2015, Gerveni u fajësua nga Gjykata e Tiranës për mbajtjen në uniformë të një grade ushtarake më të lartë që nuk i takonte, në datat 22-23 janar 2014, gjatë një takimi të zhvilluar në Komitetin Ushtarak të NATOs në shtabin e këtij organizmi në Bruksel.
Në takim merrnin pjesë përfaqësuesit më të lartë ushtarakë të 28 vendeve anëtarë të NATOs.
Në vendimin e zbardhur së fundmi, Apeli nuk pranonte kërkesën e Prokurorisë për dënimin me 6 muaj burg të kundëradmiralit Gerveni dhe po ashtu kërkesën e mbrojtjes për deklarimin e pafajshëm të ushtarakut të lartë.
Sipas Apelit, i pandehuri e ka kryer veprën penale me dashje direkte si forma më e lartë e fajit.
“I pandehuri Kristaq Gerveni, në sajë të arsimit të tij të lartë ushtarak, kurseve dhe specializimeve të shumta brenda dhe jashtë vendit, gradës madhore ushtarake, eksperiencës relativisht të gjatë në Forcat e Armatosura, detyrave të ndryshme ushtarake në Forcat e Armatosura, ka qenë në gjendje dhe plotësisht i përgjegjshëm që të kuptojë karakterin e kundërligjshëm të veprimit të tij dhe se ai e ka marrë në kundërshtim me rregulloren ushtarake, uniformën ushtarake me gradën ‘Admiral’, e cila nuk i takon pa autorizim të autoriteteve të shtetit shqiptar, e ka veshur me dashjen e tij të plotë këtë uniformë”./Panorama/

Gerveni do ta nxjerre ne ankand uniformen e admiralit dhe fiton 30 000 Euro. Reklame po i behet uniformes dhe Gervenit !
Te vjedhesh nje pule, burgosesh. Te veshesh uniformen e gabuar, duke turperuar shtetin tend, paguan gjobe simbolike. Te shesesh vendin, nuk te gjen asgje, kur denimi me i ulet duhet te ishte plumbi e me pas litari..
Kini pak respekte.Ka merita te medhaja ne modernizimin e Flotijes shqiptare .Mbrojti me dinjitet dhe patriotizem ceshtjen Detare ne percaktimin e kufijve ujor te pa prekshem nga askush . Forcoje mardhenjet Greko-Shqiptare dhe na ka perfaqsuar denjesishte ne ceshtje te medhaj te NATO,s .
Kete grade e meriton.Ka marre pjese, si vezhgues ,ne shume stervitje me Admirale dhe K/Admiral te NATO,s. Zoteron 5 gjuhe .Cobance ,greke ,italjane ,amerikance dhe malokce . Ka bere studime sesi Ushtria jone do te arrije nivelet e ushtrive te NATO,s.Ka neper duar nje material, shume interesante ,qe ka terhequr vemendjen e strategve ushtarakt te Aleance.Do ta shpalosi kur te rikthehet ne detyre .