Pasioni i Saliut

redaktor

Letër e nënshkruar

Arian Tani

Kur dëgjova për “skandalin e përgjimeve”, në mendje erdhi Sali Berisha, njeriu që ka edhe një pasion të papërmbajtur për të mësuar intimitetet e çdo njeriu, bashkëpunëtor apo kundërshtar. Por kohët ndryshuan dhe atij nuk i mjaftonte më vetëm informacioni nga gojët e liga, prandaj vështrimi u hodh te pajisjet elektronike të përgjimit, dhe blenë një të tillë në “shërbim të shtetit”, me të cilën, urdhëruar nga ai nisën të përgjohen Presidenti i Republikës, kryetari i opozitës, kryeprokurori dhe disa gazetarë. Pajisja duhet të ishte individuale, e tij, prandaj në Shqipëri ajo do të futej tinëzisht. Për këtë shërbeu një qen i rrahur, Arben Imami. Atëherë u fol shumë për këtë pajisje, por jo nga Visho-Llalla dhe çështja u mbyll, ndërsa pas ardhjes në pushtet të socialistëve, çështja u rihap dhe si zakonisht, pa një përfundim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *