Kur ambasadori Lu nuk flet shqip

redaktor

Nga Andrea Stefani

 

Sapo lexova një fjalim që Donald Lu, ambasadori i SHBA në Tiranë, kishte mbajtur për luftën kundër korrupsionit, gjëja e parë që konstatova, ishte se edhe pse në gjuhën shqipe, ambasadori nuk kish folur “shqip”. Vetëm ca përgjithësime për klasën e korruptuar politike, ca miklime populiste për shqiptarët që i njihkan mirë punët e korrupsionit dhe, si qershi mbi tortë, ca moralizime për liderët e politikës që, edhe pse mjaft të korruptuar, këshillohen të dëgjojnë zërin e popullit. E ç’nevojë kanë udhëheqës të korruptuar të dëgjojnë popullin?

Të gjithë shqiptarët përdorin gjuhën shqipe, por pak prej tyre flasin “shqip”. Edhe ambasadori Lu përdor gjuhën shqipe, por megjithatë nuk flet “shqip”. Por që të ndihmosh shqiptarët dhe Shqipërinë që të dalin nga kurthi i korrupsionit, klientelizmit, mafias dhe autokratizmit ku kanë ngecur, duhet flasësh “shqip”. Edhe kur flet anglisht, gjermanisht apo italisht për punët e Shqipërisë, duhet folur “shqip”. Dhe kjo do të thotë t’i thuash troç gjërat, me emër dhe mbiemër. Dhe, pra të flasim troç, shqiptarët janë mërzitur me gjuhën e magjistricave të Makbethit që prej vitesh diplomacia perëndimore përdor kur është fjala për të bërë vlerësime për Shqipërinë, një gjuhë që nuk e ndan kurrë shapin nga sheqeri, të drejtën nga e shtrembra, por i fut të gjitha në një thes.

Edhe për problemin më të rëndësishëm të ditës në Shqipëri, reformën në drejtësi, të flasësh “shqip” do të thotë të thuash se kush është ai politikan dhe ajo forcë politike që ka dalë kundër kësaj reforme duke e zvarritur me lloj lloj pretekstesh. Do të thotë të thuash kush është ajo parti, ai lidership që “i merakosur” se reforma, edhe pse e hartuar me ndihmën më të kualifikuar të ekspertëve ndërkombëtarë, na çoka në kapjen e gjyqësorit nga rivali politik dhe, prandaj, si zgjidhje propozon që partitë të kenë më shumë dorë në emërimet në instancat e gjyqësorit. Shkurt, propozon t’i varen përsëri mëlçitë e qengjit të drejtësisë në qafën e ujkut të politikës!

Zhvillimet e ditëve të fundit, madje të orëve të fundit, kanë treguar se pengesë e reformës është PD, lideri i saj real Berisha dhe, për rrjedhojë, edhe ai formal, Basha. Për këtë flasin edhe vizitat e dendura të Lu dhe Vlahutin në zyrat e PD si dhe telefonata nga Uashingtoni me Bashën dhe Berishën. Ndërkombëtarët nuk e thonë këtë të vërtetë, dhe nuk bëjnë mirë, por është dinamika e veprimeve të tyre që e denoncon. Por frika më e madhe është se mos, të ndodhur nën presionin e Berishës dhe frika e kotë se mos destabilizon Shqipërinë, bëjnë në tryezën e nesërme të bisedimeve ca lëshime (“shqip” kësaj i thonë hapi rrugë budallait dhe mjerisht ka ndodhur edhe më parë) që mund ta zhvleftësojnë reformën duke e lënë drejtësinë përsëri nën kthetrat e politikanëve të korruptuar si Berisha. Nëse ndërkombëtarët, edhe Lu bashkë me ta, tolerojnë të ndodhë një gjë e tillë si edhe në të kaluarën për të shpëtuar “stabilitetin”, kjo do të ishte në kundërshtim me zërin e popullit që do drejtësi të pavarur nga politika.

Nuk mund të kontribuosh për drejtësinë, nëse nuk mbështetesh fort tek e vërteta. E vërteta është mjeti për të arritur te drejtësia. E fshehe, e sakrifikove, e censurove të vërtetën, mos prit të triumfojë jo drejtësia, por as reforma në drejtësi. Prandaj, e vërteta duhet thënë shqip, troç! Por shqiptarët nuk ndihmohen të kuptojnë se si është e vërteta nëse edhe diplomatët e huaj flasin me terma të përgjithshëm, si edhe ambasadori Lu në fjalimin e fundit, duke fajësuar “klasën politike” në tërësi. Kjo do të thotë që të fajësosh të gjithë dhe askënd. Kjo do të thotë t’i japësh mundësi çdo politikani të korruptuar të shfajësohet (taktikë e vjetër kjo në Shqipëri) duke treguar me gisht rivalin. Por do të thotë edhe më keq. Do të thotë që të fusësh në një thes me të korruptuarit edhe politikanë që nuk janë të korruptuar. Se jo të gjithë janë të korruptuar. Pra, do të thotë të bësh padrejtësi. Një kosto e rëndë që vjen nga refuzimi për ta thënë të vërtetën troç.

Dhe për hir të së vërtetës duhet të themi se Lu ka folur një herë troç. Atëherë kur denoncoi, dhe shumë mirë bëri, me emër dhe mbiemër prezencën e disa deputetëve të majtë të kriminalizuar në Kuvend. Por, po për hir të së vërtetës, duhet të themi se kemi mbetur ende në nivele relativisht të ulëta të politikës. Qielli i pandëshkueshmërisë nuk është prekur. Ambasadori Lu foli “shqip” kur atë që bëri Shukriu e quajti një krim të tmerrshëm. Po a ka një kategori më të tmerrshme se e tmerrshmja për të klasifikuar krimin e vrasjes së protestuesve paqësorë me plumba luftarakë? E pra, ky është një krim edhe më i tmerrshëm i bërë nën qeverisjen e Berishës dhe Bashës me të cilët, ndërkombëtarët dhe Lu, shpresojnë të finalizojnë një reformë që duhet të pjellë një drejtësi që nuk mund të mos ndëshkojë këtë krim, pra Berishën dhe Bashën. Pa fjalë që vrasja është një krim shumë më i tmerrshëm se shfrytëzimi i postit për seks. Në rastin në fjalë, krimin e vrasjes në Gërdec apo 21 Janar, e bën edhe më të tmerrshëm, jo thjesht në pikëpamje etike por edhe politike, pandëshkueshmëria e tij. Ai është një krim që vazhdon të vrasë. Konkretisht, rrezikon të vrasë reformën në drejtësi. Është e habitshme që ndërsa tmerrohet nga krimi i Shukriut, ambasadori Lu nuk tmerrohet nga një gjasë e tillë. Por bën sikur nuk e shikon dhe nuk flet “shqip” për të.

Bosët e krimit të integruar në botën e politikës mbeten në nivelet më të larta të saj. Te udhëheqësit politikë. Te ata që, siç e pranon edhe vetë Lu, kanë problemet më të mëdha me korrupsionin. Aty është edhe pandëshkueshmëria. Pikërisht për këta duhet folur “shqip”. Sepse janë pikërisht këta që po e kanë bllokuar reformën në drejtësi. Dhe më e keqja është se vetë ambasadori Lu, shpresën për reformën në drejtësi e ka bazuar më së shumti tek këta udhëheqës të painteresuar që të ketë drejtësi në Shqipëri. Ky është paradoksi që po shohim të na shpaloset para syve.

Edhe më sëkëlldisëse në fjalën e Lu-së ishte prania e një lloj moralizimi shterpë i tipit: Ka ardhur koha që politikanët shqiptarë të dëgjojnë zërin e popullit (por nuk e kish fjalën për gazetën e PS) që e ka kuptuar se “problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit, doganierët”.

Po pse paska ardhur koha tani, dhe jo më parë, që politikanët të dëgjojnë popullin? Dhe akoma më keq, cili është ai shkak, ajo arsye, ai nxitës që, befas, do bëjë që politikanë që nuk e kanë dëgjuar zërin e popullit prej 25 vjetësh, t’ia vënë veshin sot? Mos vallë ngaqë këtë porosi morale e jep ambasadori i SHBA?! Vërtet Lu beson se politikanët shqiptarë nuk e dëgjojnë popullin nga që nuk janë instruktuar sa duhet moralisht?!

Këshilla të tilla janë të kota. Ato shprehin edhe moskuptimin e ndikimit që ka mungesa e drejtësisë mbi sjelljen politike. Sepse ambasadori Lu i këshillon politikanëve shqiptarë të sillen në një mënyrë që është e mundur vetëm në një shtet me drejtësi të pavarur. Të sillen si në një shtet ku politikani që nuk dëgjon zërin e popullit por abuzon me detyrën dhe vjedh paranë publike, ndëshkohet dhe largohet nga politika për të përfunduar atje ku e meriton. Si në një shtet ku njerëzit të mbrojtur në të drejtat e tyre të punës, të pronës, të jetës nuk bëhen klientë të bindur të partive politike duke votuar me dekada të tëra politikanë të korruptuar që pasurohen duke vjedhur paratë e spitaleve, shkollave dhe rrugëve.

Edhe personalisht, në një bisedë me një diplomat të huaj, konstatova me habi doza të këtij moskuptimi mbi ndikimin që drejtësia e pavarur ka në çdo qelizë të jetës, në sjelljen e çdo njeriu, çdo politikani, çdo partie dhe lideri. Po flisnim mbi rrugët se si mund të dilet nga ky kurth ku ka rënë vendi, nga degradimi i partive politike, nga klientelizmi skllavërues, nga korrupsioni dhe unë, si zgjidhje, kthehesha e rikthehesha te nevoja e drejtësisë së pavarur. Por ai përsëri në një vrimë: Mirë, mirë po si i bëhet për të dalë nga kjo gjendje? Nuk e kuptonte se gjendja që jemi është pikërisht gjendja njerëzore në një shtet pa drejtësi dhe se që të kapërcehet kjo gjendje, duhet bërë shtet me drejtësi. S’ka rrugë tjetër.

Një shtet i tillë nuk ekziston dhe, gjë që e vështirëson edhe më shumë punën, nuk ka ekzistuar kurrë në Shqipëri. Prandaj, pavarësisht nga moralizimet e Lu apo kujtdo tjetër, politikanët e korruptuar do vazhdojnë të mos e dëgjojnë zërin e popullit që do drejtësi, duke e penguar reformën në drejtësi. Po ashtu edhe “populli shqiptar”, sado respekt të ketë Lu për të, do vazhdojë të votojë po ata politikanë të korruptuar që e mashtrojnë, e rrjepin, e përdhunojnë. A i keni dëgjuar z.ambasador se si politikanë të korruptuar, si Berisha dhe Basha, sugjerojnë jo reformë në drejtësi, por zgjedhje të reja? Zgjedhjet kanë më shumë rëndësi! – thonë. A thua nuk e kuptojnë se rrënja e korruptimit të votës është, po ashtu, mungesa e drejtësisë? Dhe a do ta bënin një gjë të tillë nëse qoftë edhe një pjesë e popullit tonë, që i kupton punët kaq mirë, nuk do t’i votonte? Në fakt nuk është fare punë kuptimi. Është punë gjendjeje. Prandaj, pavarësisht moralizimeve, kështu do të ndodhë deri ditën kur drejtësia, prokuroria, gjykatat, do të çlirohen nga vargonjtë që ju ka hedhur politika për t’u shndërruar në mburojë të shqiptarëve përballë politikës. Atëherë, shqiptarët do të bëhen qytetarë, realisht të lirë. Vërtet guximtarë. Por deri atëherë, politikanë e liderë të korruptuar, do përdorin demokracinë kundër drejtësisë, votën që ja u ka dhënë populli apo e kanë vjedhur, kundër asaj që do populli. Do kërkojnë jo drejtësi por zgjedhje. Thjesht për të ndërruar kuajt në karrocën e pushteteve që nuk mund të mos korruptohen. Pse? Sepse nuk ka drejtësi.

Në fjalimin e ambasadorit Lu kish edhe diçka që konflikton me dedikimin e tij të shpalosur lidhur me reformën në drejtësi. Ai me të drejtë nënvizon konstatimin e shqiptarëve, se problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike por, siç nënvizuam edhe për sipër, vërejmë se shpresën më të madhe për kalimin e reformës në drejtësi e ka mbështetur, dhe jo vetëm ai, tek bashkëpunimi me ta. Mbështetja popullore për reformën në drejtësi mbetet vetëm statistikore, në vëzhgimet e IDRA’s, por jo e organizuar. Asgjë nuk është bërë nga ndërkombëtarët, që financojnë një rrjet të gjerë të shoqërisë civile, për të mobilizuar opinionin në mbështetje të organizuar për reformën si mjet i efektshëm presioni publik e qytetar mbi udhëheqësit e korruptuar politikë që duan ta pengojnë atë. E kam konstatuar një mangësi të tillë në një shkrim timin më të hershëm por, mesa duket (dhe meqenëse unë si një gazetar i thjeshtë ruaj të drejtën ta quaj veten “popull”), edhe ambasadori Lu nuk e përgjon me aq kujdes zërin e popullit shqiptar.

Share This Article
23 Comments
  • Keni shume te drejte z. Stefani!

    Nje pyetje lind kur degjon se socialistet jane gati te pranojne votimin me 2/3 (94 deputete) per emerime te posteve te larta duke perfshire edhe Prokurorin e Pergjithshem: Kush ua jep ketyre kete te drejte, qe pasi marrin voten per te ndeshkuar Berishen dhe te gjithe te inkriminuarit ua japin atyre pushtetin per te bashke- emeruar?! Pra sic thoni ua varin melcite ne qafe dhe me e keqja eshte se nuk jane melcite e tyre por Melcite e Popullit Shqiptar!!

  • Më së fundi z. Stefani fole qartë, pa krahasime .Por për fat të keq ndaj Shqipërisë po realizohet një eksperiment makabër,….ndoshta nga që ishim nacional komunistë…edhe pse kjo lloj egzistence çonte ujë në mullirin e perëndimit, miliarda dollarë të kursyera dhe largim rreziku, me përzurjen e bazave ruse në Shqipēri.Vetëm ky fakt do të mjaftonte që perëndimi të shporrte nga politika monstra të tilla si Berisha , thjesht për mirënjoje ndaj një populli që ka vuajtur e po vuan akoma në mënyrë shëmbullore.Histori që ka nisur 500 vjet përpara kur u lamë pothuajse vetëm përballë hordhive otomane , suprfuqisë më të madhe të asaj kohe.

  • Fajin e kane pasur gjithmon amerikanet dhe be sepse e kane toleruar dhe perkrahur. Berisha Ka qene delfini i tyre ! Ju kujtohet kur arvizu e quante ‘burre shteti’ ?
    Ata na kujtojne ne kafshe te pa civilizuar Ku nje autoritar si berisha na mban ne rresht. Si gedafi ne libi
    Jane nderkombetaret problemi kryesor se bejne eksperimente me ne

    • Ne marrim vendime ne nje dhome ,
      Pastaj i vendosim mbi tavoline ,
      duke pritur se çfare do te ndodhe ,
      Se kjo nuk do te provokoje Protesta ose Revoltim
      eshte sepse Pjesa me e madhe e njerzve
      Nuk e ka Idene se per çfare eshte Vendosur .
      E ATEHERE ne shkojme perpara ,
      deri ne ate pike ku nuk ka Kthim .

      Jean – Claude Junker
      [ Der Spiegel 27 dhjetor 1999 ]

      Menyra me Efikase per te marre Kontrollin
      e shteteve , e per dominimin e Gjithçkaje
      Eshte tu heqesh Ngadale ,
      e ne menyre te perseritur Nga pak LIRI
      nE KETE menyre njerzit nuk e kuptojne ,
      qe te drejtat e lirite ju jane Hequr ,
      Deri ne ate pike ku nuk mund te kthehen Mbrapa . keto ndryshime .

      Adolf Hitler — Mein Kampf .

      Delet nuk e dine qe çobani eshte Kasapi i tyre ,

      Andrea Meret akoma me ngjyrat e demokracise ,
      sepse me kete pune Ushqehet , Ku Barku nuk pyet per Ngjyren e Fytyres ….

  • KY STEFANAQI ESHTE AI QE 25 VJET FLISTE SHQIP’ ME ARVIZU-ZIUN EDHE ME MESAZHE PER SHKATERRIMIN E SHTETIT SHQIPETAR NE EMER TE LUFTES KUNDER kaaaaaMUNIZMIT!?PIRDHU!

  • Nje gje me ben pershtypje , nese PD e sheh te udhes te kete nje “Dalai lame”si dozot z Sali ne pesedhejete parti qe kemi te regjistruara ne Shqiperi, pse te huajt ja imponojne dhe e bejne fakt te kryer per tere popullin Shqiptar.
    Ne shqipot kemi nje thenie te vjeter “kur bie nga kali nuk te pyet njeri per Sali bej”
    Ju amerikanet e te tjere si e kini ….Apo kujt ti mbushet mendja del e llomotit ne emer te Popullit….
    A e shikoni politikeberjen dhe politikeberesit.
    Keta vetem merren me emra njerezish konkrete thua se ata jane thembra e Akilit se jane ZERO nga trute e vogla.
    Populli don ALTERNATIVE E JO PALLAVRA o te opozites.
    Politikane ne miniature dhe asgje me teper qesharake dhe trushkulur, mjere populli ….
    Bjeru Andrea!

  • Shaje sa të duash komunizmin, Stefani, por në rrjeshtat e shkrimit tënd bie erë komunizëm. Në këtë analizë, ti ke shumë të drejtë, por drejtësi të vërtetë, opingë publike ka vetëm në një shoqëri komuniste. Ndërsa, korrupsion padrejtësi dhe autokraci e oligarki ka në kapitalizëm. Në shoqërinë tonë post komuniste vepron egërsisht ligji i xhunglës ku i madhi e ha të voglin. Dhe po të kujtoj një thënie të Leninit – KORRUPSIONI ËSHTË MEKANIZMI QË VE NË LËVIZJE KAPITALIZMIN. Dhe Lu-ja që përfaqëson politikën amerikane, s’ka si të mos jetë një antikomunist i tërbuar. DASH ka frikën e ringjalljes së ideve komuniste në Shqipëri, ndaj Lu-ja dhe kush e ka pjellë Lu-në do të admirojnë ata që kanë pushtetin e parasë, oligarkët kapitalistë, pavarësisht se paratë e tyre janë vënë me anë të korrupsionit shtetëror, krimit, dhe padrejtësisë shoqërore. Ti, për Lu-në je një mbrojtës i kauzës së popullit dhe një komunist i pakorrigjueshëm edhe pse shpesh herë ke shprehur me pathos pikpamjet e tua vendosmërisht antikomuniste. Ti je vënë në rreth të kuq si ZAPATA.

  • Shume i qarte artikullshkruesi per nevojen e nje reforme ne drejtesi. Perendimoret mbasi kane flirtuar me vite te tera me Berishen dhe kliken Biberaj ndihen te pa fuqishem qe te imponojne ate qe duhet realisht. Jane si ai fajtori qe kerkon te cbej pasojen e fajit me bashkepunetoret e fajit. prandaj Z. Stefani ka shume te drejte dhe me shume qartesi e shpjegon ngecjen e reformes ne drejtesi. Duhet ti jemi mirenjohes per guximi.n dhe arsyetimin racional qe shpreh

  • Per te ngritur shtepine tende nevojitet vullneti yt. Ne kemi humbur sovranitetin profesor, eshte kaq e thjeshte! Ka me “shqip” se kaq? Jemi shnderruar ne nje vilajet me pashallare qe zbresin katundeve vetem kur behet fushate votimesh. Dhe ky zakon sherben vec sa per te thene qe “votimet ishin te rregullta e demokratike, po akoma larg standarteve te botes se lire e demokratike”. Keto fraza ne thonjeza i bejne ca Oriz Pack apo Gossruk, a c’a m..tin e kane emrin, si ata somelieret e veres qe per te gjykuar si eshte vera mjafton ta tundin goten e ti marrin ere pa e shijuar ne goje. Ju shkruani me aq pathos per lirine por padashur nuk i vini rendesi sovranitetit, dmth pavaresise. Pavaresia dhe liria jane kushti dhe pasoja, simbioze e njera-tjetres. Ku e gjen kete force madhore nje ambasador x,y, apo nensekretar i nensekretarit te shtetit qe afermendsh u “mbushkan” mendjen cubave pashallare, kur kushtetueshmerisht keta duhet te udhehiqen nga vullneti i zgjedhesve? Edhe nje i pashkolle, nje analfabet si E.Hoxha e kish kuptuar se nje popull behet i ndergjegjshem kur fiton sovranitet. Lerini legjendat me diktatura, shteti ne vetvete ushtron diktat, jane aksionet e herepashershme te sindikatave apo rretheve perparimtare qe sherbejne si amortizatore ndaj diktatit te shtetit. E si mund te kete drejtesi te pavarur ne nje vend pa sovranitet efektiv, ku kreret e shtet-vilajetit kushtezojne gati gjithe axhenden e tyre nga humori i ambasadoreve dhe keshillat e kujtdo lajmetari nga bota e direktivave? Po ju vete profesor, pse ofendoni inteligjencen tuaj dhe i kerkoni nje diplomati te huaj te flase “shqip”? Dmth, “letteralisht” ju pranoni kompetencen e ambasadorit si entitet super partes, pozite qe gjekund tjeter e gezon presidenti, por jo fatkeqesisht ne vilajetin tone, ku ligjvenesit i zgjedhin kryetaret kurse ligjet na i pergatisin “nderkombetaret”, pse jo, sipas dhe per interesat e tyre. Me fal, po cfare doni qe te flase “shqip” ambasadori, ferman-haberi i vilajetit? Doni qe te thote se ne jemi nje shtet -rulotte, qe drejtohet nga ca shejtan – shtetare dhe per konsekuence, ne kete gare te madhe kush te beje leke qyl, eshte mirazh te kerkosh nga drejtesia te beje vertet drejtesi. Ju doni qe diplomati te thote shkoqur fare se pa nje klase te kontrolluar pushtetaresh asnje perandori nuk ben hajer, njelloj sikur ti kerkosh kasapeve te lobojne per nje bote vegjetarianesh. Drejtesi e pavarur nenkupton sovranitet, e c’u be pastaj vilajeti? Yrrja-byrrja dhe parada e mallrave shetites qe mbushin me shejtan politike varferine e vilajetit? Mos profesor, ti po i kerkon prestigjiatorit sekretin e nxjerrjes se As-it nga menga!

    • Koment perfektë. Bravo.

      O Andrea Stefani, lexoje komenti e “gjermani i fundit”
      pastaj, ose mos shkruaj më, (do ishte ideale) ose po
      shkruajte ? Kur te ulesh per te shkruar, ulu mire, mos e mbaj gjysmen bythes jashte karriges.

  • Lexova me vemendje shashken e radhes se Stefanaqit dhe pezmatohem kur rikonstatoj se gazetare te ketij rangu nje hère fusion ne lobe Berlin e kur ky kerkon te pushoje na ofrojone gjellen e radhes kineze me sy bretkocash e tru miu.Asnjehere z.gazetar nul sensibilizuat l’été popull se tashme la René ne gjume letargjik e pasketaj do te shikoni e shijoni shqipen e master te lettre diplomateve ,e zbythjen e menjehereshme Beri-shjane.Ndaj nul eshte obligim juaji si gazetare per te folur Shqip diplomate e akredituar te radhes sipas shijes Berishjane por e ketij populli !Ndaj zgjoni popullin e sensibilizojeni ate e do te shikoni si flasin Shqip pasketaj diplomate.Kemi tre vite se ne skene Jane o Lu o Saliu ,ku i pari la folur gjuhen e paraardhesit te tij Duke na thene se “ekzistenca e ketij populli eshte e lidhur me jeten e bemat e Sali Berit ,Duke na bête te qarte se eshte Saliu Pa marrim fryme ne si popull.I dyti pra Saliu akoma s’ka folur se po folie ai mjere kjo jeté.Ndaj lerini denglat z.Stefanaqi e po te ndiheni atdhetare te moralshem drejtohuni popullit e ua garantoj se edhe reforma e drejtedise do te miratohet edhe Salinje per krimet e bêta do te denohen!

  • Une nuk kuptoj nje gje,pse disa persona jo te pa ditur po te flasesh drejt,te kerkosh vertete drejtesi per te gjithe njelloj pa dallim te quajne komunist.Lind pyetja tjeter po ata qe nuk pranojne reformen ne drejtesi etj etj cfar emri u ve ,si i etikon?Per mendimin tim e jo vetem neni i pare per ligjin e drejtesine duhet te jete qe te gjith njerezit jane te barabarte para ligjit pavaresisht nga posti .nga pasuria,etj,pastaj te shkruhen nenet e tjera ne plotesim te nenit pare,

  • Pse atij qe kerkon drejtesi per te gjith disa jo pa shkolle i thone komunist.Ke duan te mbrojne keta tipa?Cfar emri u vene ata atyre qe nuk kane lene poshtersi pa bere?Ju gazetaret duhet te trajtoni edhe fakte nga padrejtesia qe hasin njerezit e thjeshte e te varfer cdo dite,keto me emra e mbiemra

  • Te lumte dora e mendja Andrea,Por nje gje dua te sugjeroj une e te pyes pse disa persona me shkolle nje njeri qe flet per drejtesi te barabarte per te gjith e quajne komunist?Po ata qe nuk kane lene gje pa bere e nuk jane ndeshkuar cfar emri u vene?

  • Sent from my iPhone
    Opinione

    CFARE I DINI SHQIPTARET O JU KRYE-KRIMINELET E SHQIPERISE !?

    – Gomare Hasi si Flamur Noka, lope Hollande si Lulezim Bashiqi, apo Feld- Mareshalle te UDB-es SE Beogradit si Sali Berisha… !

    – Partia shtet, Njeriu shtet apo Sovraniteti
    I Sovranit…. “Ne populli, Me popullin , Per
    Popullin” ?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jeni te kapur ne flagrance nga kamerat dhe syte, nga mendja dhe shpirti i sakatuar nje populli te tere
    1-duke vjedhur 500 e ca milione te Autostrades se Kombit…
    A e dine Shqiptaret se kane paguar nga gati 100 milione dollare ne vit vetem per interesin stratosferik 12 per qind te kredise tregtare pasi FMN dhe Banka Boterore nuk pranuan te jepnin kredi me interes te ulet nen 4 per qind!?Sipas eksperteve te tyre, kostoja e saj ishte teper e larte dhe e fryre per shkak te kusarise dhe korrupsionit Berisha- Basha e co? Vetem interes! Kusari e trefishte!!!
    2 – duke hedhur ne ere e masakruar 26, duke plagosur qindra gerdecare te pafajshem perfshi edhe foshnja ne bark te nenes e pleq ne buze te varrit !?
    A e dini se ky ” aksident teknologjik” i Gjin Gjoneve e Saliqeve shqiptare klasifikohet si Krim Kunder Njerezimit ?!
    3- duke ekzekutuar pa vendim gjyqi kater, duke plagosur dhjetra e duke torturuar qindra protestues te pafajshem shqiptare me 21 janar 2011, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit” ku nuk kishte ekzekutuar as nazifashizmi e as komunizmi Shqiptar?!
    Krime kunder njerezimit dhe Konventes Nderkombetare te Gjeneves kunder Tortures te kapura me ze e figure nga deshmitaret me te padiskutueshem, nga kamerat e medias se lire e te pavarur shqiptare e nderkombetare!!
    4- duke fshire rregjistrimet e kamerave dhe serverin e brendshem te Kryeministrise qe u zbuluan nga maja e hetimit boteror syshqiponjat e FBI- se amerikane!
    5- duke kryer grusht shteti te mirefillte institucional me fyerje prej rrugaci Vicidoli Presidentin Bamir Topi dhe Kryeprokuroren e Republikes se Shqiperise Ina Rama per te penguar hetimet dhe per te fshehe krimin makaber ne flagrance atehere!
    6- duke perseritur grusht shtetin institucional safi vetem nje jave me pare kur me urdher te Mareshalit te UDB-se serbe dhe RIA-s – Agjencise Ruse te Informacionit,pjelle e kucedres sovjetike KGB te Putinit, Presidenti i PDSH-se Nishani, kreu i SHISH-it Ajazi dhe Kryeprokurori Llalla komplotuan kunder Kryeministrit, Kuvendit dhe Qeverise se nje milione votave!?
    7- duke mbrojtur nje Agjent te Milloshevicit dhe UDB- se serbe te kapur ne flagrance me dokumente me pohimin e nenshkrimin e vet si ish- ministri I Brendshem e deputeti i sotem i Sali Berishes, si korrieri i tij me ” Stanishicin, dajen e Damir Fazlicit, dhe vete Sllobodan Milloshevicit, qe e katapultuan ate ne krye te Shqiperise edhe me ndihmen e makartistit William Rajerson”, sipas fjaleve te ish- Presidentit te ndjere Ramiz Alia gjate visites se tij te fundit ketu ne SHBA.
    Flamur Noka eshte korrieri i Sali Berishes me UDB-en Serbe, por edhe me Podesten qe krahas PD-se lobon edhe per Beogradin!
    Jo pse Sales i ha Palla per nje hajvan si Muli por sepse ky di me shume se sa duhet per Berishen!
    Si eshte e mundur qe krye-kriminelet e Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Flamur Noka na bejne jo vetem krye- telallin por edhe krye-prokurorin, krye- gjykatesin … e dekriminalizimit ne Shqiperi?
    Cka e dini shqiptaret more krye- kriminela te Shqiperise!?
    Gomare si Flamur Noka, lope hollandeze si Lulezim Basha apo Feld- Mareshalle te UDB- Serbe e Beogradit si Sali Berisha!?
    Dorezojuni vullnetarisht Drejtesise para Reformes sepse perfitoni uljen me nje te treten e denimit!
    Keta socialistet e Rames dhe Metes kushedi se c’kane “kurdisur” me Obamen, Bidenin, me e Drejtesine dhe FBI-ne amerikane me Ambassadorin Lu …. qe dine me shume per ju se ju per vete!
    Mos harroni se Zoti Lu vetem kulturen dhe durimin qe ia keni sosur e ka kinez!
    Por shpirtin,betimin dhe misionin e ka 24 karat amerikan… Edhe kur jane mbrapsht si ne Irak apo Libi, ata e cojne misionin deri ne fund!
    E Reforma ne Drejtesi qe ata kane nise eshte po aq e bekuar sa edhe nderhyrja per Lirine e Pavaresine e Kosoves.
    Ajo do ti sjelle jo vetem shtetin, por edhe sovranitetin shtetit Shqiptar. Nuk mund te kemi asnjerin as tjetrin sa te kemi ligj mbi ligjin impunitetin dhe Saliqin!
    Si Obama edhe Biden, edhe Kongresi edhe ambasadori Lu Jane betuar me dore tek Zoti e Kushtetuta amerikane!
    Ne kapakun e saj shkruhet ” Ne populli, me popullin, per popullin…!
    De jure pak a shume thote ashtu edhe ajo e Shqiperise!
    De facto ajo eshte kthyer ne ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun…l”
    Nga Kushtetuta e Partise- Shtet per 45 vjet eshte kthyer ne Kushtetuten e Njeriut- Shtet, Sali Berisha tash e me shume se 25 vjet!
    Populli eshte sovrani, me sovranin e per sovranin” Jo me kusarin e per tiranin!
    A mund te kete sovranitet pa rrenjet e shpirtin e tij sovranin?
    Mos harroni as Zonjen e nderuar Vllahutin! Ajo nuk eshte Dora Bakojanis e Athines!
    Eshte “Dora Hekuri” e BE-se!
    Ua kemi pru ne maje te hundes me keta krye- kriminele makaber qe i kane korruptuar edhe vete fjalet korrupsion e Impunitet me korrupsionin e impunitetin e tyre te tejskajshem!

    Sent from my iPhone

  • Si nuk te lodhi llafollogjia(roberia) gazetar(shqiptar).
    Valle nuk e di Stefani,qe perendimi ben real politik.
    Dhe real politika e tyre ne kete truall te Anadollit europian eshte ndertuar mbi faktet e sundimit qe vazhdon te bandes se Saliut;te nje kryeminstri pa pushtet(presidenti,kryeprokurori,shiku,gjykatat kane vazhduar te funksionojne si me pare, ne sherbim te bandes se kulles) dhe kryeparlamentari i ka ndezur driten jeshile gjirizit te kulles qe ka permbytur dhe asfiksuar kuvendin per gjithe kohen.
    Dhe per me teper,kur ne rruge duhet te dalin te protestoje shoqeria,gazetare e te tjere,para institucioneve te pushtetit,te atrofizuar,apo qe punojne per te sabotuar hapur shtetin,ata bejne inekzistentin, dhe dalin perseri bandat vandale te Saliut qe ne menyre antiligjore shkaterrojne,djegin apo qellojne policine dhe me pas shkojne qete ne punen e tyre.
    Media vizive dhe ajo e shkruar,pafundesisht okupuar me te njejtet surreter,jo deri ne merzi por deri ne cmenduri,mbyllur brenda studiove apo kornizes se gazetave,krijojne gjithmone nje vorbull vicioze status quo-e,ku ndihet gjithmone si gjymture funksionale e kulles se erret.Mungon hallexhiu,qytetar apo fshatar, intelektual apo i thjeshte i pa varur nga interesa te felliqura.
    Dhe pra ne kete shtet pa shtet ti Stefani i kerkon ambasadoreve te bejne punen e kryeministrit,te shoqerise te medias shqiptare etj.
    Ti vazhdon te mos kuptosh qe deri tani,ne kemi merituar ate qe ne jemi dhe qe na takon.

  • Kush ia ben punen me te lehte dhe me mire se ai qe tradheton “idealin dhe popullin e tij”? Nga shqipja e ambasadorit Lu gazetaret duhet te marrin vesh se ai eshte diplomat e jo politikan shqiptar.Interesi madhor i SHBA ne Shqiperi eshte qe ajo te mos behet baze e Rusise apo Kines,qe politika shqiptare te punoje krah asaj amerikane per te gjitja ceshtjet strategjike qe shqetesojne SHBA ne Shqiperi,Europe,Rusi e ne te gjiithe boten.

  • E kane frike Salihin, e kane frike dhe dhiten nga ai, jo se kane respekt, si mund te kene respekt per nje perbindesh, vrases, shkaterrues dhe mashtrues nderkombetar! Si eshte e mundur qe t’i servilosen nderkombetaret ketij njeriu dhe vazhdojne t’i buzeqeshin e t’i shkojne ne zyre per takime “pune”, per t’i marre doren! Turp dhe shemtim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *