Njihet si “Porta për në Nëntokë” nga banorët vendas, të cilët i shmangen kraterit masiv që është hapur papritur në zemrën e ngrirë të Siberisë.
Banorët kanë të drejtë të frikësohen, pasi këtu ka ndodhur rrëshqitja më e madhe dhe më e shpejtë e tokës në botë.
Krateri tashmë është rreth një kilometër i gjatë dhe 90m i thellë, dhe është duke u zgjeruar deri në 20m në vit.
Por krateri Batagaika, që u shfaq për herë të parë para 25 viteve, është gjithashtu një shenjë e shkallës në të cilën bota është duke u ngrohur.
Shkrirja e sipërfaqeve të akullta të tokës përfaqëson një nga shqetësimet më të mëdha të njerëzimit, sepse ato përmbajnë sasi të madhe të metanit, një gaz shumë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit.



