Presidenti Nishani-Oligarku me nëntë zero!

Dita

Presidenti i Republikes e ka ashpersuar gjuhen kunder maxhorances ne pushtet kohet e fundit.

Askush nuk mundet te te jape nje pergjigje te sakte, mbi arsyet e ketij caku te ri te Presidentit ne raport me qeverine posacerisht.

Jane nje mori me “beteja” qe Presidenti Nishani ka zhvilluar e po zhvillon.

Nje pjese jane teresisht banale, politike dhe teresisht jashte statusit te tij kushtetues.

Nje pjese tjeter nder to, kane nje thelb parimor por qe thelle thelle, rezultojne te jene veshur me interesa te forta personale, familjare, pasurore posacerisht.

Beteja e Presidentit Nishani kunder ligjit te ri qe trajton ceshtjen e pronave te njohura, por ende te pakthyera e te pa komopesuara deri ne fund, eshte tejet interesante, personale, familjare dhe ka ne fature miliarda leke.

Skandal.al zoteron nje raport te plote mbi 16 vendime per njohje, kthim dhe kompesim, te pronave te familjes se Presidentit Nishani.

Ne po e sjellim ate te plote per cdo lexues te interesuar.

Natyrisht, ceshtja nuk qendron ne faktin se Presidenti ka nje familje me interesa te medha pasurore. Nese ato jane te gjitha te ligjshme, Presidenti dhe familja e tij duhet ti gezojne.

Problemi ne fakt eshte tek beteja e tij e forte kunder ligjit te ri.

Per vite te tere, politikane-deputete dhe ministra, ne Partine Demokratike dhe qeverite e ndertuara prej saj, kane ushtruar presion te forte dhe kane arritur te hartojne e ndryshojne disa here ligjin qe trajton njohjen, kthimin dhe kompesimin e pronave. Jozefina Topalli, Bujar Nishani dhe tani ne fund fare Oerd Bylykbashi, ja kane dale te hartojne e miratojne ligje qe maksimalizojne perfitimet nga vendimet per pronat.

Nje pjese e madhe e formulimeve te tyre e kane cuar vleren e detyrimeve te buxhetit te shtetit per ta, ne efir.

Nje fakt bie ne sy; askush nuk ka hetuar kurre konfliktin e interesit mes kesaj kaste politike, vendimmarrjes se tyre dhe, interesave te forta personale, familjare, pasurore qe i kane regulluar si kane dashur permes ketyre ligjeve.

Rasti tipik qe shkelqen tani eshte ai i Presidentit Nishani.

Presidenti Nishani eshte angazhuar personalisht kunder ligjit te ri qe jep nje zgjidhje te drejte e te arsyeshme, per te trajtuar perfundimisht, ceshtjen e pronave te njohura.

Te ishte fjala per ligjerimet e tij publike, shqetesimi do ishte minor. Presidenti me fjalimet e tij konsiderohet nga politik dhe i njeanshem, deri ne medioker pa asnje vlere.

Fjala eshte per veprimet e tij konkrete si brenda ashtu edhe jashte vendit, duke perdorur pushtetin qe ka natyrisht.

Presidenti ktheu pas ne Kuvend ligjin e miratuar dhe, argumentat qe rreshtoi ishin te lidhura pa fund me interesin e tij personal dhe familjar. Presidenti e vijoi betejen e tij, duke e derguar ligjin e miratuar serish ne Gjykaten Kushtetuese dhe, ka shtuar pa fund presionin ndaj asaj gjykate, po serish per interesin e tij personal dhe familjar.

Presidenti ka dekretuar vete nje numer te konsiderueshem, te anetareve te kesaj gjykate duke krijuar shumice atje. Ata sot jane ne detyre.

Gjykata ende nuk ka marre nje vendim te qarte per kete ceshtje.

Por perseri, ajo qe te bie ne sy ka te beje me situaten e qarte te konfliktit te interesit, ne te cilen, ndodhet Presidenti i Republikes.

Nje muaj me pare, Gjykata Kushtetuese gjykoi nje ceshtje te tille-konflikti interesi dhe vendosi nderprerjen e menjehershme te mandatit te deputetit Kokedhima.

Vendimi ishte i drejte, por interesi ne kete rast materializohej ne vetem disa mijera leke.

Interesi i qarte i Presidentit Nishani ne rastin e tij eshte me nente zero, i faturuar ne miliarda leke.

Po Presidentin kush e heton dhe gjykon per kete?

Edhe nje here tjeter, ne kete pike, mbetet e qarte se ne Shqiperi, nje grusht zyrtaresh kane fituar imunitet absolut-prej sistemit anetaret e te cilit i emerojne vete, per cfaredo lloj hetimi e gjykimi, nderkohe qe permbushin cdo dite interesat e tyre pasurore duke perdorur pushtetin politik qe kane.

Presidenti Nishani nuk flet kurre per kete ceshtje. Por ai i ka shtuar ligjerimeve te tij te fundit, termin”oligark”, i perseritur deri ne bezdi ne betejen e tij te perditshme me qeverine.

Po ai vete a eshte nje i tille?

Fatura me nente zero e perfshire ne betejen e tij me qeverine, duke perdorur pushtetin kushtetues ne permbushje te interesave pasurore, e ben te tille, oligark me nente zero.

Nje tender as qe ka vlere para kesaj.

Raport permbledhes

Informacion mbi vendimmarrjet e instutucionit për kthim kompesim prone-ne vite, për interesa pasurore, ne cilesine e trashigimtarëve ligjorë apo përfaqësues ligjor, për individët e poshtecituar që përfitojnë nga këto vendime.

Bujar Neim Nishani

Odeta Nishani (Kosova ) (bashkëshorte)

Ali Mustafa Kosova (I ati i Odetës –vjehrri)

Shegushe Mashar Kosova (Karaosmani) (e ëma e Odetës –vjehrra)

Sokol Petrit Kosova (djali xhaxhait i Odetës)

Shazivar Karaosmani (daja i Odetës)

Behije Karaosmani (nusja e dajës së Odetës)

Skender Hamza Kosova (Djali i xhaxhait të të atit të Odetës)

Hulusi Hamza Kosova (Djali i xhaxhait të të atit të Odetës)

Nga puna me vendimmarrjet ne kohe te ndryshme, rezulton se, në interes pasuror të te lartëpërmëndurve gjatë peridhës kohore 1994-2009 janë marrë 16 vendime, kthim dhe kompesim prone.

Në qytetet (qarqet) Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Gramsh.

Shumatorja e sipërfaqeve të kthyera në baze të vendimeve të dhëna është 44.291,5 m2 (4.43 Ha) Vlera financiare e kësaj sipërfaqe e llogaritur me hartën e vlerës në fuqi është 857.195.929 Leke ( tetëqind e pesëdhjetë e shtatë milion e njëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzete nëntë).

Shumatorja e sipërfaqeve për tu kompesnsuar është 791.951,3 m2 (79.2 Ha).

Detyrimi i shtetit për të kompensuar këto vendime sipas dispozitave në fuqi, arrin në vlerën 3.214.981.569,7 leke (tre miliard e dyqind e katërmbëdhjet milion e nëntëqind e tetëdhjetë e një mijë e pesëqind e gjashtëdhjet e nëntë ).

Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës për kompesim, vlera e sipërfaqes që shteti ka detyrim për të kompensuar subjektet, sipas 16 vendimeve të marra është 444.860.426,8 leke (katërqind e katërdhjetë e katër milion e tetëqind e gjashtëdhjetë mijë e katërqind e njëzete gjashtë ).

nishani-pronat-631x650Informacion për përcaktimin e vlerës për  16 vendimet për kthim kompensim prone:

 Me vendimin nr.45/6 datë 15.06.1994 të ish KKKP Bashkia Elbasan, ndryshuar me vendimin nr.45/8 datë 08.02.1996, subjektit të shpronësuar Masar Karaosmani i është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqen 193 m2 dhe, kthyer sipërfaqja 10327 m2.

Sipas dispozitave ligjore vlera e sipërfaqes për kompesim është 3.832.015 leke

(tre milion e tetëqind e tridhjetë e dy mijë e pesëmbëdhjetë ).

Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës ky subjekt konsiderohet i kompensuar.

Me vendimin nr.441/2 datë 16.11.1994 të ish KKKP Bashkia Elbasan, subjektit të shpronësuar Masar Karaosmani i është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqen 840 m2 dhe kthyer sipërfaqja prej 160 m2.

Vlera e sipërfaqes për kompensim, sipas të dy ligjeve është 11 282 040 (njëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e dy mijë e dyzet) lekë.

Me vendimin nr.359 datë 19.09.1995 të ish KKKP Bashkia Tiranë, subjektit të shpronësuar Qemal Karaosmani i është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqen 1100 m2, e cila është kompensuar për 200m2 në vlerën prej 36.000.000 leke (tridhjetë e gjashtë milion ). (Sqarimi ka përfituar kompesim me vleren 1 m2 = 180000 leke). Sipas dispozitave ligjore në fuqi vlera e sipërfaqes prej 900 m2 që mbetet për  kompensim është 51.413.400  leke (pesëdhjet e një milion e katërqind e  trembëdhjet mijë e katërqind ).

Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës, vlera e sipërfaqes për kompensim është 26.838.600 leke ( njëzet e gjashtë milion e tetëqind e tridhjetë e tetë mije e gjashtëqind ).

Me vendimin nr.223 datë 15.07.1997 të ish KKKP Bashkia Durrës, subjektit të shpronësuar M.Kosova dhe H. Kosova u është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqen 256 m2.

Vlera e sipërfaqes për kompensim sipas të dy ligjeve është 4.581.888 leke (katër milion e pesëqind e tetëdhjetë e një mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë).Me vendimin nr.1696 datë 23.11.1996 të ish KKKP Bashkia Durrës, subjektit të shpronësuar M.Kosova dhe H. Kosova u është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqen 2296 m2.

Vlera e sipërfaqes për kompensim sipas të dy ligjeve është 41 093 808 leke

(dyzet e një milion e nëntëdhjetë e tre mijë e tetëqind e tetë).

Me vendimin nr.1696/1 datë 23.11.1996 të ish KKKP Bashkia Durrës, plotësuar me vendimin nr.170 datë 23.06.1999, subjektit të shpronësuar M.Kosova dhe H. Kosova u është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqen 1822.8 m2.

Vlera e sipërfaqes për kompensim sipas të dy ligjeve është 32 624 474 leke

(tridhjetë e dy milion e gjashtëqind e njëzet e katër mijë e katërqind e shtatëdhjetë e katër).

Me vendimin nr.596 datë 07.12.2000 të ish KKKP Bashkia Durrës, subjektit të shpronësuar M.Kosova dhe H. Kosova u është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqen 1528 m2.

Vlera e sipërfaqes për kompensim sipas të dy ligjeve është 27 348 144 leke

(njëzet e shtatë milion e treqind e dyzet e tetë mijë e njëqind e dyzet e katër).

Me vendimin nr.734 datë 05.06.2003 të ish KKKP Bashkia Durrës, subjektit të shpronësuar Mustafa Kosova u është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqen 352 m2.

Vlera e sipërfaqes për kompensim sipas të dy ligjeve është 6 300 096 leke

(gjashtë milion e treqind mijë e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë.

Me vendimin nr.47 datë 21.01.2008 të ish KKKP Lushnjë, subjektit të shpronësuar Sami e Mereme Berati u është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqen 617400 m2 .

Vlera e sipërfaqes për kompensim sipas të dy ligjeve është 288 325 800 leke

(dyqind e tetëdhjetë e tetë milion e treqind e njëzet e pesë mijë e tetëqind).

Me vendimin nr.207 datë 01.06.2009 të ish ZRKKP Elbasan, subjektit të shpronësuar Qemal Karaosmani u është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqen 135009 m2 dhe kthyer sipërfaqja 19479 m2.

Sipas dispozitave ligjore ne fuqi, vlera e sipërfaqes për kompensim është 2.680.603.695leke (dy miliard e gjashtëqind e tetëdhjetë milion e gjashtëqind e tre mijë e gjateqind e nëntëdhjetë e pesë ).

Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës ky subjekt konsiderohet i kompensuar.

Me vendimin nr.284 datë 10.10.2007 të ish ZRKKP Durrës, subjektit të shpronësuar Nexhmi Kosova u është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqen 25500 m2 .

Vlera e sipërfaqes për kompensim sipas të dy ligjeve është 5.788.500 leke (pesë milion e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e pesëqind).

Me vendimin nr.1652/1 datë 29.10.1996 të ish KKKP Bashkia Durrës, subjektit të shpronësuar M.Kosova dhe H. Kosova u është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqe totale prej 3458 m².

Sipas dispozitave ligjore ne fuqi, vlera e sipërfaqes për kompesim është 22.474.752 leke (njëzet e dy milion e katërqind e shtatëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy  ).

Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës detyrimi subjekti do kompensohet në vlerën 677.076 (gjashtëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e shtatëdhjetë e gjashtë ).

Me vendimin nr.1652/2 datë 29.10.1996 të ish KKKP Bashkia Durrës, subjektit të shpronësuar M.Kosova dhe H. Kosova u është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqen 101 m2 dhe kthyer sipërfaqja prej 2994 m2.

Sipas dispozitave ligjore ne fuqi, vlera e sipërfaqes për kompesim është 1.807.698 leke (nje milion e tetëqind e shtatë mijë e gjashtqindë e nëntëdhjetë e tetë).

Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës ky subjekt konsiderohet i kompensuar.

Me vendimin nr.1652/3 datë 29.10.1996 të ish KKKP Bashkia Durrës, subjektit të shpronësuar M.Kosova dhe H. Kosova u është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqen 805.5 m2 dhe kthyer sipërfaqja prej 331.5 m2.

Sipas dispozitave ligjore ne fuqi, vlera e sipërfaqes për kompesim është 14.416.839 leke (katërmbëdhjetë milion e katërqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë e nëntë).

Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës ky subjekt konsiderohet i kompensuar.

Me vendimin nr.1471 datë 28.06.1996 të ish ZRKKP Durrës, subjektit të shpronësuar M.Kosova dhe H. Kosova u është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqen 400 m2 dhe kthyer sipërfaqja prej 6000 m2.

Sipas dispozitave ligjore ne fuqi, vlera e sipërfaqes për kompesim është 7.159.200 leke (shtatë milion e njëqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e dyqind) lekë.

Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës ky subjekt konsiderohet i kompensuar.

Me vendimin nr.1036 datë 17.10.1995 të ish ZRKKP Durrës, subjektit të shpronësuar M.Kosova dhe H. Kosova u është njohur e drejta e kompensimit për sipërfaqen 890 m2 dhe kthyer sipërfaqja prej 5000 m2.

Sipas dispozitave ligjore ne fuqi, vlera e sipërfaqes për kompesim është 15.929.220 (pesëmbëdhjetë milion e nëntëqind e njëzet e nëntë mijë e dyqind e njëzet) lekë.

Me ligjin e ri dhe zbatimin e formulës ky subjekt konsiderohet i kompensuar.

Nga vendimet e mësipërme të vlerësuara, rezulton se për 6 prej tyre, subjekti i shpronësuar konsiderohet i kompensuar. Vlera totale e tyre sipas formulës së ligjit të ri është   444 860 426.8 lekë. Duke i përllogaritur sipas formulës me ligjin e vjetër vlera totale rezulton     3 214 981 569.70 lekë.

Share This Article
6 Comments
  • KY VEC PRESIDENT NUK MUND TE JETE.KY ESHTE NHE MASKARA NJE PUSHT QE ZOR SE JA GJEN PUSHTIT SHOKUN

  • Keni shpenzuar shume koh , per te vertetuar se Nishani , eshte Presidenti , qe ka ardhur ne Presidence , per te marre pronat fictive te gruas se tij dhe per te mbrojtur autoritetin fallco te Berishe ; te ketij krimineli, qe nuk ka mundur te maskoi krimet e tij te perbindshme , ndaj popullit shqiptar . Vullnetarisht Nishani e ka mohuar postin si I pa anshem . Eshte bere bere vegel qorre e Berishes . Me vjen keq , per moshen qe ka dhe te dy familjet , qe perfaqeson . Quhet politikani me I cvleresuar i tranzicioniot .
    barazohet me Gazideden . I . Foto

  • Te justifikosh si “te drejte e te arsyeshem” nje ligj hajdutesh si ky i pronave vec duke sulmuar Nishanin eshte me te vertete nje maskarallek alla Mero Baze.

  • Faleminderit Gazeta Dita, vetem me kete artikull ligji i ri i pronave shpallet antikushtetues sepse humbet siguria juridike e qytetareve qe i kane fituar ato te drejta me vendimet qe vet shteti ka mare ne favor te tyre. Cfaredo qe te vendose Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Strasburgut do vendose ne favor te tyre sepse kerkohet ekzekutimi i nje vendimi qe ka mare forme te prere dhe nuk mund te ndyshoje sipas qejfeve te politikes apo gazetareve alla servilbaze
    Hasani,
    pronar jashte politikes

    Nuk ka koment te ngjashem por nuk doni ta botoni

  • Faleminderit Gazeta Dita, vetem me kete artikull ligji i ri i pronave shpallet antikushtetues sepse humbet siguria juridike e qytetareve qe i kane fituar ato te drejta me vendimet qe vet shteti ka mare ne favor te tyre. Cfaredo qe te vendose Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Strasburgut do vendose ne favor te tyre sepse kerkohet ekzekutimi i nje vendimi qe ka mare forme te prere dhe nuk mund te ndyshoje sipas qejfeve te politikes apo gazetareve alla servilbaze
    Hasani,
    pronar jashte politikes

  • Ju lutem o gazetare, kujdes gjuhen shqipe kur shkruani keto artikujt se na hapet barkun. Mbani nje fjalor hapur, redaktoni kontrolloni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *