Përplasen trenat në Belgjikë, disa viktima

Elton Tafaruci

Të paktën 3 persona kanë vdekur dhe 9  janë plagosur, në një aksident hekurudhor në qytetin afër Liege, në Belgjikë.

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat, pasi është përplasur me një tren tjetër mallrash me shpejtësi të lartë.

Treni me rreth 40 pasagjerë në bord, ishte duke udhëtuar mes Liezhit dhe Namurit me rreth 90 kilometëra në orë, kur u përplas me trenin e mallrave.

Kryeministri belg, Charles Michel ka shprehur në Twitter ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe ka uruar për të  plagosurit një shërim sa më  të shpejtë.

Aktualisht ka nisur një hetim për zbulimin e shkakut të aksidentit

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *