Muaj ka 28 apo 30 ditë?

redaktor

Kemi dëgjuar plot komente për monopolizime, korporatizime e plot “ime”. Natyrisht që monopoli përmbys çdo lloj konkurrence duke iu përafruar ekonomisë së centralizuar socialiste apo më keq akoma, diktatoriale. Nuk mund të imagjinohet një demokraci pa këtë element. Po çfarë më ndodhi sot? Shkova në një dyqan të Vodafonit për abonim një mujor. Si zakonisht mendova se një muaj kalendarik numëron 30 ditë. Kur i kërkova sqarim punonjëses, për çudinë time tha se muaji është kthyer në 28 të tilla, si i brishti, një herë në katër vjet. Dhe vajza, pa i ngritur sytë, foli e tha: E kanë të gjitha kompanitë se ashtu ka urdhëruar i madhi. Tani vjen pyetja. Cili i madh i paska nën hyqëm të gjitha kompanitë? Mos vallë është krijuar ndonjë me mbaresën “izëm” në Shqipëri? Në fund ajo më përcolli me: I di shteti ato punë! Sipas një llogarie të thjeshtë i binte një ngritje çmimi me rreth 10 për qind. Të fortë këto monopolistët. Me një të rënë lapsi i madhi, ja bëri fora. Nuk mendoj se duhet të jemi kaq indiferentë e po kaq “të pasur” sa mos ta ndiejmë në kurriz. Nuk e di ç’rol mund të luajë shteti, por jam i sigurt që duhet të ndërhyjë. Heqja e një pjese aksionesh të Microsoftit, me obligim, për hir të konkurrencës mund të jetë një sugjerim. Nuk e njoh mirë këtë fushë për të dhënë këshilla, por di të them se edhe pa këtë ngarkesë jemi boll të ngarkuar. Nuk mund të rri pa shprehur edhe një herë habinë për mos reagim qytetar a mediatik. Heshtja, e aq më tepër kur shumica dërrmuese e shqiptarëve përdorin celular hedh hije dyshimi rreth dilemës: “Jemi apo nuk jemi të varfër”? Është akoma më e keqe kur je i varfër e sillesh si pasanik. Shpresoj që dikush nga ne të kuptojë se me paratë që po na “grabisin” monopolet mund të blihen edhe bukë e ilaçe. Profeti

 

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *