Uji i Yzberishtit

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

z. Thano, përshëndetje! Mora shkas në një shkrim të Ditës dt. 5 Qershor për fushatën kundër paligjshmërisë së UKT me abonentët. Korrupsioni më i paparë deri më sot pas energjisë është ujësjellësi. Kam 7 vjet banor në zonën e Yzberishtit, muajt e verës nuk ka pikë uji. Paguajmë rregullisht fatura të kripura në sasi e në çmim. Jo që nuk pihet, por na shkatërroi pajisjet. Së dyti, paguajmë ujë të llumit të Bërxullit me çmimin e ujit të Selitës. Së treti, ujin e Selitës ia paguajmë trefish privatit me bote të pakontrolluara. Së katërti, nuk dimë kush është ai person që bën këto fatura selektive në sasi, me e pa matës. Jam banor në një pallat me 160 familje e 25 abonentë privat. Është e habitshme që 10 familje paguajmë mbi 2 mijë lekë në muaj. Të tjerët paguajnë më pak. Me apo pa sahat, e privati aspak. Pyes, a ka administratë apo administrator?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *