ISIS djeg 19 femra, refuzuan të bëjnë seks me luftëtarët

Elton Tafaruci

Militantët e ISIS kanë djegur 19 femra Yazidi në Mosul, Irak, duke i keqtrajtuar fillimisht.

“Ato janë dënuar pasi kanë refuzuar të bëjnë seks me militantët e ISIS”, tha Abdullah al-Malla, një aktivist i medieve lokale, i cili edhe ishte dëshmitar.

“Të gjitha femrat u dogjën, ndërkohë që njerëzit u shokuan, por asgjë nuk mund t’i shpëtonte ato nga dënimi brutal”, shtoi ai.

Mijëra femra Yazidi janë zënë rob nga ISIS, që kur ata morën kontrollin në Sinjar, ndërkohë qe ushtria irakiane është duke u përgatitur për sulme në bastionin e ISIS.

Ushtarët kanë siguruar një lagje në jug të qytetit dhe gjithashtu janë gati të hyjnë në qendrën e qytetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *