Kopshti “4 stinët” në Njësinë Administrative Nr. 5 në Tiranë ka marrë një pamje krejt të re.
Në vijim të fushatës “Fuqia e 1 vote”, Bashkia e Tiranës përmbylli rikonstruksionin e plotë të godinës ekzistuese të kopshtit nr. 45, duke iu dhënë fëmijëve ambiente të reja dhe komode.
Punimet e kryera u inspektuan sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shoqërohej nga deputeti i PS, Pandeli Majko, të cilët panë nga afër kushtet që ofron për fëmijët kopshti i rikonstruktuar.
Veliaj theksoi se gjatë vitit të parë të punës fokusi i Bashkisë së Tiranës ishte përkujdesja ndaj fëmijëve. Për këtë arsye, ai tha se falë votës dhe besimit që qytetarët dhanë 1 vit më parë, sot Tirana ka të gjitha çerdhet e rikonstruktuara dhe deri në fund të këtij viti do të përfundojë edhe rikonstruktimi i të gjitha kopshteve.
Sipas tij, pavarësisht kushteve në të cilën e gjeti Bashkinë e Tiranës në aspektin financiar, falë vullnetit dhe kontributit të bizneseve, u bë e mundur realizimi i një pune kaq voluminoze brenda një kohe të shkurtër.
“Për herë të parë në kopshtet e Tiranës po futen shërbime të veçanta për fëmijët autikë ose me sindromën dawn, pasi ne besojmë se të gjithë fëmijët janë të veçantë, e disa prej tyre kanë nevojë për më shumë ndihmë për të treguar talentin ”, tha Veliaj.
Ndërkohë, deputeti i PS, Pandeli Majko, tha se ambientet deri dje ishin me lagështirë, sot edukatoret ndihen krenare për këto kushte kaq të mira”.

Sa me teper vepra dhe pune te mira ne interes te komunitetit. Pergezime bashkise per gjerat e realizuara deri tani. Erjon vazhdo keshtu, po tregon se e mban fjalen dhe qytetaret kane besim tek ty!
Z.Veliaj urime per punen e deritanishme por ka akoma shume per te bere. Vazhdoni keshtu!
Te lumte Erion. Dita dites po na e verteton se je nje njeri punetor dhe vizionar! Mos u ndal! Je nje supermenaxher per qytetin.