Ka shkuar në 3 të vdekur dhe 40 të plagosur bilanci i aksidentit mes një treni pasagjerësh dhe një treni mallrash të ndodhur në Hermalle sous Huy, në Belgjikë.
“Ka qenë një përplasje shumë e fortë”, – ka dhënë kryebashkiaku i Saint Georges sur Meuse, Francis Dejon.
Disa dhjetëra të mbijetuar janë transportuar në një qendër sportive lokale, ku janë pritur nga një ekip psikologësh për t’u dhënë asistencë.
Sipas burimeve të para mbi dinamikën e ngjarjes, treni i pasagjerëve që transportonte rreth 40 persona është përplasur, ndërsa ecte me një shpejtësi rreth 90 kilometra në orë kundër pjesës së pasme të një treni mallrash.
Për shkak të përplasjes së fortë, dy vagonë të trenit të pasagjerëve, kanë dalë nga shinat. Prokuroria e Liezhit, ndërkohë ka hapur një hetim mbi incidentin hekurudhor. Sipas gzetës “Le Soir”, nëntë nga 40 të plagosurit janë në gjendje kritike. Kryeministri belg, Charles Michel dhe mbreti Filip, kanë shkuar në vendin e tragjedisë.
