Zbardhet debati me dyer të mbyllura: Ja mosmarrëveshjet Rama-Basha

Elton Tafaruci

Kreu i qeverisë ka pranuar propozimin e opozitës për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të Drejtësisë me 2/3­ e votave të Parlamentit me një formulë zhbllokimi që në rast dështimi në dy raundet e para, të quhet i emëruar kandidati i parë i renditur ne listë.

Por Basha është shprehur se “vetëm vendet e rezervuara garantojnë moskapjen politike të sistemit”. Në një moment gjatë debatit, Rama është shprehur se jep garanci për integritetin e emrave që do të përgjigjen, por Basha i është përgjigjur aty për aty se “garancinë e jep vetëm formula, jo fjalët”.

“Ti ke qenë vetë në karrigen e kryetarit të opozitës”, mësohet të jetë shprehur Basha.
Por Kryeministri Rama është shprehur se me formulën e PD­së, “të gjithë anëtarët e drejtësisë do të bëhen me ‘xhaketa politike’”.

Pas një diskutimi që ka vijuar për rreth tri orë dhe palët nuk kanë tejkaluar këtë ngërç, Kryeministri Rama ka ndërprerë negociatat. Ai ka thënë “mbledhja mbaron këtu. Meqë nuk ka dakordësi për çështje thelbësore, ne do të dërgojmë draftin e Reformës në Drejtësi për votim në Parlament”

Share This Article
1 Comment
  • Dhe hop xhixhi ketu ku mbarojne negociatat per reformen ne ç’drejtesi ,do te rifillojne negociatat “mike” per te bllokuar çuarrjen ne parlament te draftit per votim!Dhe rifilon perseri loja e kungulleshkes “pse tre dhe jo pese” e telenovelat turke tashme u ka rene vlera perpara atyre kineze!Ja pra edhe nje mundesi me shume per kete popull qe kur nuk i ka munguar humori i dites ,pasi naten shikojne endra vetem me kuçedra e gjarperinj ne forme dragonjesh!Rrofte miqesia shqiptaro-kineze!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *